Ka nje mesazh per ty - Historia e dhimbshme e Elsones: Mami na mbulonte me gjethe (7 Nentor 2021)

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 29 лис 2024
  • Elsona, e cila ka ardhur në studion e “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” për t’i dhënë një mesazh së ëmës, tregon edhe historinë e dhimbshme të familjes së tyre. Kur ishin ende të vegjël, për shkak të dhunës nga babai, i cili ishte i alkoolizuar, e ëma trembej dhe i merrte fëmijët në ara për të fjetur jashtë.
    Ardit Gjebrea: Si e përjetonit ju momentet e kthimit të babait në shtëpi?
    Elsona: Ne në fakt e përjetonim keq se qanim shumë që vinte ai, por mami im kur e merrte vesh që babi do të vinte na merrte dhe iknim të flinim përjashta, na mbante jashtë.
    Ardit Gjebrea: Po ku përjashtë?
    Elsona: Në Shkodër kemi qenë në një fshat ne dhe ka pasur fusha misri e na merrte na fshihte, në pemë, në mal, ajo kishte shumë frikë.
    Ardit Gjebrea: Po si flinit, e kalonit natën në fushat e misrit, në bar?
    Elsona: Po, e kalonim natën jashtë.
    Ardit Gjebrea: Gjatë verës shpresoj, apo edhe në dimër?
    Elsona: Jo, edhe në dimër, që ka qenë shumë ftohtë.
    Ardit Gjebrea: Po si ia bënit, të flesh natën jashtë në dimër?
    Elsona: Na mbulonte mami, me gjethe.
    E ëma kthehej në shtëpi rreth orës 4-5 të mëngjesit për të kontrolluar djalin e vogël, i cili ishte ende në djep, e më pas merrte fëmijët e tjerë./tvklan.al
    #EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on UA-cam for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...

КОМЕНТАРІ •