Profesori grek Christopoulos: Greqia duhet të ndalojë së bëri të fortin me shqiptarët | "Në Radio"

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 17 жов 2024
  • Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Greqisë ishte tema e emisionit “Në radio”, që u transmetua sot në Radio Tirana 1. I ftuari i gazetarit Andri Xhahu, profesori i teorisë së shtetit dhe teorisë juridike në Departamentin e Shkencave Politike dhe Historisë në Universitetin Panteion të Athinës, Prof. Dr. Dimitris Christopoulos, shprehet se duhet tejkaluar gjithçka që është trashëguar nga e shkuara, e cila ka ndikuar në marrëdhëniet mes dy vendeve.
    “Nuk duhet të bëjmë sikur e shkuara nuk ka rëndësi dhe problemet e të shkuarës t’i fshehim, por duhet të dimë cilat janë, t’i diskutojmë dhe t’i zgjidhim. Problemi nuk është vetëm çështjet e trashëguara nga e kaluara, por pesha ideologjike që këto probleme kanë te njerëzit. Është qesharake nga moment, që 20 për qind e studentëve të mi janë shqiptarë, të merremi me çështje që i takojnë së shkuarës”, tha Christopoulos.
    Në lidhje me reagimin e ish-kryeminstrit grek, Kyriakos Mitsotakis, pas arrestimit të kandidatit për kryebashkiak të Himarës, Fredi Beleri, duke kërcënuar Shqipërinë me anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian, Christopoulos e sheh të tepruar.
    “Është një shprehje që thotë njëra dorë lan tjetrën dhe të dyja lajnë fytyrën. Nuk është vetëm kërcënimi i Mitotakis-it në këtë histori. Kur del kryeministri shqiptar dhe akuzon një kandidat duke thënë që do merrem personalisht me të dhe arrestohet, kjo nuk ka të bëjë me shtetin e së drejtës. Reagimi i Mitsotakis-it ishte i tepruar. Hyn në një spirale që duhet ta ndalosh në një moment”, u shpreh ai.
    Chrisopoulos mes të tjerave tha se Greqia duhet të ndalojë së bëri "të fortin me shqiptarët.
    “Unë e kuptoj se si arroganca e Greqisë shpesh herë në të kaluarën ka plagosur popullin shqiptar. E di gjithashtu sa është plagosur populli shqiptar nga mënyra se si në vitet ‘90 policia e Greqisë është sjellë me emigrantët shqiptarë”, theksoi Profesori.
    Sipas tij këto që kanë ndodhur në të kaluarën nuk mund të jenë shkak që të riprodhohen imazhe që nuk kanë lidhje me realitetin e sotëm.
    “Greqia duhet ta ulë arrogancën e saj në lidhje me pjesën tjetër të Ballkanit. E bëri këtë me Prespën dhe shpresoj të zgjidhen problematikat shqiptaro-greke me një marrëveshje kuadër, e cila një pjesë do të jetë tërësisht sipas të drejtës ndërkombëtare. Po kështu zgjidhja e imazhit kolektiv nga e kaluara, dhe nga ana tjetër duhet të punohet me arsimin në mënyrë që të ndryshojë imazhi që kemi për njëri-tjetrin”, tha Christopoulos.
    I pyetur se si ka ndryshuar imazhi i shqiptarëve në Greqi gjatë këtyre 30 viteve, Dimitris Christopoulos thotë se perceptimi për ta është shumë i mirë.
    “Nuk ka asnjë lidhje me perceptimin që ishte para 30 viteve. E para është rritja klasore e shqiptarëve në Greqi. E dyta, Greqia pas viteve ‘90 pati shumë emigrantë. Shqiptarët, në krahasim me komunitetet e tjera të emigrantëve, ishin më afër grekëve. Dhe e treta, nga viti 2015 kemi një numër të madh emigrantësh nga Lindja e Mesme dhe Arabia, ndaj grekët thonë që me shqiptarët jemi njësoj. Edhe shqiptarët kanë ndryshuar. Kur në vitin 2004 kisha studentët e parë nga Shqipëria, shikoja fëmijë që i kishin duart me kallo sepse punonin. Tani nuk dallohen nga pjesa tjetër e studentëve, vetëm kur kam provimet shoh emrat se kush janë shqiptarë dhe grekë”, deklaroi Christopoulos.
    Radio Tirana është kanali informativ-argëtues, i paketës RTSH, që përmbush më së miri kërkesat e publikut të gjerë, me prodhime autentike, në formatet: portret, talk show, studio debat, radio dokumentarë, fjalë artistike, radiopërralla, radiotregime, radionovela etj. Synimi i saj është t’i shërbejë publikut të gjerë me aktualitet, argëtim, përmes transmetimesh të drejtpërdrejta, duke krijuar përmbajtje popullore, tërheqëse, në ndërveprim me audiencën. Radio Tirana, vijon investon në një katalog unik të pasurisë së saj, duke kombinuar informacionin, muzikën dhe programet, për të rritur e fëmijë, ekskluzivisht në dispozicion të dëgjuesit të vet.
    Për më shumë vizitoni: www.rtsh.al/
    Subscribe to "Radio Televizioni Shqiptar" on UA-cam Channel for NEWS and TV Shows HERE: www.gstatic.co... / @radiotelevizioni...
    For more content from click HERE: www.rtsh.al/
    Like RTSH on Facebook HERE: / rtshradiotel. .
    Follow RTSH on Instagram HERE: / rtshqiptar
    #radiotirana #RTSH #RadioTelevizioniShqiptar

КОМЕНТАРІ • 44

  • @bashkimsalillari3876
    @bashkimsalillari3876 Рік тому +3

    Respekt profesor por fol dhe per Camet se sikur su kujtohet dhe mire ben qe jep leksione se kini nje historjan grek ketu qe tha Arvanitet jane grek qe kane mesuar shqip Spjegojani ketij historjanit tuaj se do tallet dynjaja po te kete te tjere qe e dine historine si z.Barka

  • @gotshot8355
    @gotshot8355 7 місяців тому +1

    Shume drejt ka folur 👍

  • @bashkimsalillari3876
    @bashkimsalillari3876 Рік тому +5

    Respekte per profesorin Duhet fryme tjeter ne greqi profesor Po te jene si ju fryma ne Greqi fqinjesia eshte e sigurte

    • @taulanthoxha586
      @taulanthoxha586 Місяць тому

      Degjon mire?Te njejtat gjera qe thote qeveria greke po thote dhe ky por thjeshte por i thote me tone te ulta qe te kalojne me lehte......

  • @paulo5432
    @paulo5432 Рік тому +13

    Ne te vertrete sna interesonbGreqia, pasi qe na shkel te drejtat cdo dite, na futet ne qeshtje te brendeshme , Greqia nuk eshte partner i ndershem me Shqiperine😊😊

  • @bujarnelaj319
    @bujarnelaj319 Рік тому

    Shume i saktë zotëria

  • @malicikes
    @malicikes Рік тому +2

    Po për Çamërinë dhe ligjin e luftës.

  • @kostazota9109
    @kostazota9109 5 місяців тому

    Bravo

  • @bashkimsalillari3876
    @bashkimsalillari3876 6 місяців тому

    Ne kemi dhe shprehjen profesor qe djali thote :Dua nuse e dua tani dhe ti ngjaj mamit😢😢😢 Respekte per profesorin

  • @getoeasy1570
    @getoeasy1570 Рік тому +4

    Gjeja me e mire eshte qe shtetet fqinje duhet te kene harmoni marrdhenie me te mira e mos insistojne me krenari nacionaliste asnje pale as mos kercenojne cenojne njera tjetren .

    • @basrirexha52
      @basrirexha52 2 місяці тому

      Harmoni pa drejtesi nuk ka.
      Separi drejtesia ne vend e pastaj harmonia.
      Nuk i takon cjapit te marr iniciativa paqeje me kasapin, eshte iluzion i rrezikshem.

  • @gjonkamberaj3971
    @gjonkamberaj3971 Рік тому

    i nderuar Profesor !!!!! E folura Juaj më kujton kohën e diktaturës së gjet-rahmetit, ku asnjë nuk kishte të drejtë fjale, Si profesor nqs ini shoh që nuk guxoni të flisni, këshu qëmë duket se dhe ju ini nën diktaturë......megjithatë shëndet. e njëjta gjë dhe për gaz. që nuk guxon të flasë SHQIP.

    • @naco6196
      @naco6196 10 місяців тому

      Bravo shum sakte.

  • @GilmondMiftari-f8c
    @GilmondMiftari-f8c 5 місяців тому

    Çar thot ky ?!!!

  • @lutfiisufi3440
    @lutfiisufi3440 Рік тому

    Ne Hage. Nje bere ka qene pra dy here nje çeshtje nuk mund te gjykohet

  • @malicikes
    @malicikes 7 місяців тому

    Ik bythqim i ndyr