Shokon nëna e Elis Dakës në ‘Pa gjurme’:Im bir vuan dënimin e një tjetër personi,zbulova vrasjen e…

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 12 вер 2024
  • #pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
    Një nënë e dy djemve, me një djalë në burg dhe nën dhunën sistematike të ish-burrit, Manushaqe Kovaçi një 58-vjeçare vjen pasditen e sotme në “Pa Gjurmë” për të rrëfyer peripecitë e jetës së saj.
    U martua në vitin 1990 me Bashkim Dakën nga Golemi, ndërsa të dy sollën në jetë një djalë. Kjo martesë nuk do të zgjaste shumë pasi 4 vite më pas, kur Manushaqja ishte shtatzënë çifti Daka vendosi të divorcohet pasi Bashkimi ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij. Gjykata ia la kujdestarinë e fëmijëve nënës, por sërish edhe pas ndarjes ata jetonin nën të njëjtën çati. Kjo gjë sillte shpesh konflikte mes tyre, konflikte të cilat vazhdojnë ende dhe ditët e sotme.
    Sipas Manushaqes, Bashkim Daka ushtron dhunë psikologjike mbi të dhe mbi fëmijët nën efektin e alkoolit.
    Ishte 25 tetori i vitit 2018 kur kryefamiljari denoncoi djalin e tij të madh Elisin për dhunë në familje, ndërsa ky i fundit përfundoi pas hekurave.
    Sot e kësaj dite kur kanë kaluar më shumë se 5 vite, kjo nënë nuk ka asnjë informacion për të birin se kur do të dalë nga burgu apo si është gjendja e tij.
    I lodhur nga këto zënka të vazhdueshme, djali i vogël i familjes është larguar në një shtëpi me qira për të mos qënë afër babait të tij.
    Prandaj, e lodhur, Manushaqe Kovaçi ka udhëtuar nga Golemi për të gjetur një zgjidhje.

КОМЕНТАРІ • 9

  • @milkalajthi1475
    @milkalajthi1475 7 місяців тому +1

    Sa nene e vuajtur. Te dhente zoti jete e shendet🙏🏽🙏🏽🤍

  • @Girlgirl77877
    @Girlgirl77877 7 місяців тому +1

    Po nena pse nuk tregon se i biri merrej me droge dhe per ate arsye eshte ne burg? Kush e njeh mire kete familje e di shume mire historine e saj

  • @kosem-km1yh
    @kosem-km1yh 7 місяців тому +1

    Babai moster praa

  • @GentDaka
    @GentDaka 7 місяців тому +1

    Babi i keq i bën jeten ferr femijes. Me vjen keq per kete nene dhe per djalin. Me ka ngel ne mendje kjo histori, kur te kesh ndonjë te re Odeta na jep ndonjë informacion per kete djalin ishalla del nga burgu.

    • @fatbardhabezati4482
      @fatbardhabezati4482 6 місяців тому

      Eh moj shaqe shpresoj qe te dal djali gjith historin qe mke tregu e digjova prap shum e dhimshme shpresoj qe te dal e verteta dhe cuni te dal shendosh e mir .

  • @fatimegjurgji2003
    @fatimegjurgji2003 7 місяців тому +1

    Babai vet ja ka bere