I festoi 1-vjetorin djalit, ndërron jetë dibrani/Prek nëna: Na dëbuan, fëmijët e kërkojnë nga qielli

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 12 вер 2024
  • #pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
    Një nënë e ve me dy fëmijë të mitur ka përfunduar në mes të katër rrugëve. Pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit, 27-vjeçarja nga Tropoja, Mislime Tola jeton në kushte të vështira. E braktisur dhe pa asnjë ndihmë nga familja e saj dhe e bashkëshortit përpiqet të mbijetoj mes varfërisë dhe dhimbjes që e kanë kapëluar.
    Ishte viti 2021 kur jeta e nënës së re nga Tropoja do të ndryshonte përgjithmonë. Bashkëshorti i saj, Mirbi Tola ndërroi jetë si pasojë e një infarkti gjatë orarit të punës në shtetin malazez. Për 27-vjeçaren nisi kalvari i vuatjes pasi familja e Mirbit nuk kishte mundësi ekonomike të kujdeseshin për nusen ndaj e dëbuan nga shtëpia. E gjendur në situatë rruge, Mislime kërkon ndihmë te familja e saj dhe ata ia hapin derën së bashku me dy fëmijët e mitur.
    Për gati 2 vite Mislime u strehua te shtëpia e prindërve të saj. Por shumë shpejt nëna e re do të gjendej sërish në qiell të hapur kur familja e saj në pamundësi ekonomike do t’i kërkonin asaj të largohej nga shtëpia. 27-vjeçarja me dy fëmijët respektivisht 5 dhe 4 vjeç do të jetonin në një shtëpi më qira në kryeqytet.
    Familja tashmë prej 3 anatrësh jetojnë në një dhomë me kushte të mjerueshme, aspak të ngrohtë dhe me dritare të sajuara. Nëna e re nuk punon pasi i duhet të kujdeset për dy të vegjëlit e saj. Ata e kujtojnë shpesh herë të atin dhe nuk arrijnë ta kuptojnë arsyen e mungesës së tij në jetën e tyre. Mislime shpesh herë mbytet në lot, e mundohet të jetë e fortë pasi sipas saj forca e saj më e madhe janë pikërisht dy të vegjëlit e saj.

КОМЕНТАРІ • 115