Dita e II e Kampionatit Botëror Të Rafting,2021

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 29 чер 2021
  • Dita e dytë e Kamipnatit Botëror të Rafting,në L’Argentière-la-Bessée ,29 Qershor 2021
    226 atletë nga 19 vende janë në Alpet Franceze dhe filluan stërvitjen zyrtare në pengesa të nivelit II-III.
    Gara në “Downriver” do të jetë 3 km e gjatë dhe është planifikuar për nesër në mëngjes si konkursi i parë i ngjarjes ndërsa pengesat dhe rrëmbezat do të ngrihen ditën e tretë.
    Këtë mëngjes ekipet, të ndara në 2 grupe, provuan 2 km të fundit të “Downriver”që përfshin kursin Slalom dhe RX .
    Nesër në mëngjes ekipet do të zbulojnë pjesën e parë, të gjatë 1 km, të lumit, para fillimit të garës.
    Numri i portave do të jetë zyrtar në ditën e garës, kështu që ekipet mund të vozisin duke studiuar kombinimet e mundshme të portave të gjelbra (në rrjedhën e poshtme) dhe të kuqe (në rrjedhën e sipërme).
    Numri i portave do të jetë midis 10 deri në 15 porta, ndërsa pothuajse 50 porta do të vendosen në kursin e sllallomit për trajnimin .
    28 skuadra djemsh, 9 ekipe vajzash, 13 ekipe mikse dhe 5 ekipe Para Rafting morën pjesë në ceremoninë e hapjes, duke ngritur Kartonin e Bardhë dhe duke u bërë pjesë e lëvizjes Paqe dhe Sport që promovon bashkëpunimin ndërkombëtar përmes fuqisë së sportit.
    Ceremonia e hapjes në qendër të L'Argentière-la-Bessée me pjesëmarjen e kryetarit të bashkisë Z. Patrick Vigne, menaxherin e FFCK(Federata franceze e sportit me lopata,kanoe dhe kayak) Rafting z. Bruno Carlier dhe presidentin e WRF (Federata Botërore e Rafting) z. Danilo Barmaz të cilët i uruan mire se ardhjen atletëve në qendër të fshatit, në prani dhe të Ambasadores së Sportit, Olimpiani Marlène Harnois, i cila ngriti Kartonin e Bardhë, si simbol i paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar përmes sportit.
    Kampionati Botëror i Rafting 2021 inaugurohet zyrtarisht, dhe nesër në mëngjes goditjet e para me vozitje do të hapin Downriver: Sytë e gjithë botës janë nga Durance!

КОМЕНТАРІ •