Fshati i harruar i Asdrenit pa rrugë e kanalizime, banorët: Të gjithë kanë ikur, nuk jetohet këtu

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 15 жов 2024
  • #oranews #asdreni #drenove #korce #fshatiharruar
    Fshati Drenovë në Korçë është harruar tërësisht nga institucionet, ndërsa banorët thonë se për shkak të mungesës së investimeve të rinjtë po ikin nga aty. Pavarësisht se fshati i Asdrenit është pjesë e 100 fshatrave turistikë, duket se projektet kanë mbetur veç në letër.
    Ky është fshati Drenovë, në Korçë, vendi i Lindjes së shkrimtarit të njohur Asdreni.
    Ai u fut nga qeveria në projektin e “100 fshatrave turistikë” por gjithçka mbeti vetëm në letër.
    Rrugë të pashtruara, e pa kanalizime është pamja që të ofron ky fshat.
    Banorët thonë se ai është boshatisur, pasi rinia ka ikur për shkak të harresës. "Dhe pleqtë kanë ikur jashtë ngaqë thyen këmbët dhe dhëmbët nga këto rrugë."
    Thonë se kanë kërkuar disa herë investime, por premtimet nuk u bënë kurrë realitet.
    "Fshati i Asdrenit është lënë në harresë edhe ndonjë ditë do të harrojnë dhe Asdrenin".
    "Shumë keq Drenova, që të arrij Drenova në këtë gjendje kur në kohën e komunizmit, çdo njeri i huaj që vinte këtu të parën vizitonte Drenovën, për mirë. Edhe më vjen turp që të them këtë që jam drenovar".
    "Shumë keq na vjen të keqen nëna se ka qenë një ky një fshat turistik, s'ka qenë fshat të bëhet në këtë gjendje. Është gjynah".
    Bashkia mendoj për një ambient për të moshuarit dhe fëmijët, por kjo është pamja e të ashtuquajturës “qendër sociale”.
    "Ta mirëmbajmë, ta kemi ne pensionistët të kalojmë një orë. Shiko ça gjendje është. E hapur, lozin fëmijët këtu. Shkojmë e kërkojmë dhe na thonë se është dhe për juve dhe për fëmijët."
    Banorët që kanë mbetur në fshat apelojnë institucionet që të ndërhyjnë me investime në fshatin e atij që mban firmën në tekstin e Himnit të Flamurit.
    Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv...
    Follow Televizionin Ora News
    Website: www.oranews.tv
    UA-cam bit.ly/2DDddtL
    Facebook: bit.ly/2RkUN4s
    Instagram / oranewstv
    Twitter / oranewsrtv

КОМЕНТАРІ • 3