Sekreti i Sofrës Kolonjare!
Вставка
- Опубліковано 15 жов 2024
- Mes Helmesit dhe Mollasit është një vend që ndalojnë të gjithë. Për gjithçka çfarë ka ai vend i bekuar. Mbi të gjitha për Sofrën Kolonjare. Dy dekada më parë, ndërsa kalonte rrugës Pëllumbi e dinte që ajo tokë ishte e artë. Ndaj e bleu dhe bashkë me djemtë Edlirin dhe Xhenin, ndërtuan këtë oaz kulinarie.
Sekreti i Sofrës Kolonjare!
Në kuzhinë nuk ka shef, në restorant nuk ka të parë e as të dytë. Ka vetëm njerëz që punojnë prej mëngjesit e deri në mbrëmje vonë. Luljeta, duararta kolonjare, e ka përçuar traditën jo vetëm te bashkëshortet e djemve të saj, por edhe te nuset e tjera të zonës që ndihmojnë në kuzhinë. E bashkë kanë bërë një familje të madhe, që presin e përcjellin me qindra njerëz.
Kuzhina qëndron përballë sa futesh në restorant, e është e hapur për këdo që do të shkojë e shikojë ç’po gatuhet. Kulaçi, copraniku, mishi i qengjit apo lakrori bëhen në çast nga duart e arta të zonjave që janë fjalë pak, e punë shumë. E domosdo, me aq shumë klientë. Nuk i kanë punët e ndara në kuzhinë, të gjithë dinë t’i bëjnë të gjitha.
Sekreti i Sofrës Kolonjare!
Sepse nëna Luljeta, e ka ndarë gjithë çfarë di me të gjitha, siç edhe asaj ia ka mësuar nëna e gjyshja. Shijen e mirë të gjithë çfarë mban Sofra Kolonjare, ua lënë produkteve bio. Nga qumështi, gjalpi, mishi, vezët, djathi e dhjetëra produkte të tjera. Ama, dashuria me të cilat ato gatuajnë, e bën të ëmbël edhe gatimin më të kripur të sofrës.
Sekreti i Sofrës Kolonjare!
Pëllumbi, tregon se sa herë kalonte te ajo rrugë në drejtim të Korçës mbante kokën në mënjanë. Ishte djerrë e pa jetë, por më e bukura ndër ato anë. E bleu për djemtë, me paratë e mbledhura të punës ndër vite si marangoz. Ai është ideatori, inxhinieri, arkitekti, investitori, zemra e Sofrës Kolonare. Duart e tij i kanë dhënë jetë kësaj bujtine, që nga hyrja ku të pret mulliri me mirëseardhjen e shkruar mbi dru, e deri te sofra buzë lumit.
Pëllumbi, sot 70 vjeç, prej të cilave 50 i ka në punë, thotë se fatin e tij e vendosën 15 ditë ne emigrim në Greqi. Por jo vetëm fatin e tij, por edhe të djemve, nipërve e mbesave.
Sekreti i Sofrës Kolonjare!
Edliri i cili krenohet me punën e të atit, thotë se ajo që e bën të veçantë këtë bujtinë buzë rruge, është ndjesia si në shtëpi. Po do edhe mund të japësh një dorë e të marrësh pjatat nga kuzhina për në sofër, se aq sa shërbehen janë shumë për t’i përballuar dy duar. E në të kundërt mos u anko se t’u vonua pak shërbimi.
Sekreti i Sofrës Kolonjare!
Një ditë në Sofrën Kolonjare, nuk është e zakontë. Nuk do ta krahasosh me asnjë tjetër. Të shijosh gatimet në sofër buzë lumit, me freskinë që të bën të harrosh se je në pikun e verës, nuk ka të blerë. E nuk ka të ngjashme. Ndaj merr rrugën e provoje. Pastaj do kuptosh që po të shkelësh një herë, do të ketë dhjetëra herë të tjera, enkas për të shijuar gatimet kolonjare. Se për to vijnë anë e anë botës, e jo më anë e anë Shqipërisë. Sofra Kolonjare, po të pret!
Subscribe "Dritare TV": www.youtube.co...
Për më shume lajme dhe informacione kliko KËTU:
www.dritare.net
Like faqen Dritare.net në Facebook:
/ portali.dritare
Follow Dritare TV në Instagram:
/ dritare_tv
Follow Rudina Xhunga në instagram:
/ rudinaxhunga
Follow Rudina Xhunga në Twitter:
/ rudinaxhunga
DritareTv, është një web televizion, i dritare.net.
Ne jo vetëm informojmë, por dhe mirëinformojme.
Nëse kërkon një dritare, ja ku është DritareTv.
Dritare të fton të dhurosh 👇
paypal.me/qendradritare
Ju lumte
Zoti ju bekofte dhe ju rujt
Mbajeni lart emrin dhe traditen kolonjare
Nje lokal I organizuar shume mire , I bukur , I paster dhe gatuajne shume mire.
Ju lumshin duart per gatimet respekte dhe per ju gszetare qe na sjell keto gatime tradicionale 👏👏👌🏻👌🏻❤❤🙏🙏
❤
Bravo
Nje NUMER telefonin ju lutemi
I thuaj atj qe sherbeu veren se vera nuk hidhet ne 2 apo 3 vende para se te serviret
15 vjet bisnes dhe nuk dine rregullar elementare
Ku eshte ky lokal?
Nuk lejohet të hysh në guzhinë përveç stafit që punojë ....