Kallamarë me salcë domate nga zonja Vjollca

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 28 сер 2024
  • Kallamarë me salcë domate
    500 gr kallamarë
    pak vaj ulliri
    1 qepë e vogël
    1 thelpi hudhër
    pak spec pikant
    1/2 gotë verë të bardhë
    150 ml pure domate ( 1 filxhan çaji)
    50 ml ujë
    1 lugë çaji uthull
    majdanoz
    kripë dhe piper të zi
    Përgatitja:
    Pastrojmë kallamarët dhe i presim ato në shirita. Ngrohim 3-4 lugë gjelle vaj ulliri, sa të ngrohet shtojmë në tigan 1 thelpi hudhër të plotë, pak spec pikant i kaurdisim sa të aromatizojmë vajin dhe shtojmë menjëherë kallamarët të prerë në shirita. I kaurdisim kallamarët për 5 minuta dhe më pas shtojmë qepën të grirë shumë imët dhe vazhdojmë kaurdisjen për 3-4 minuta të tjera. Më pas I shuajmë kallamarët me verë të bardhë. E lëmë të ziejë me verën deri sa të avullojë alkooli dhe shtojmë menjëherë salcën dhe 50 ml ujë, shtojmë 1 lugë çaji uthull dhe I lëmë kallamrët të ziejë për 15 minuta. Në fund shtojmë pak majdanoz dhe pasi të kemi serviruar shtojmë 1 lugë çaji vaj ulliri.

КОМЕНТАРІ • 4

  • @violeta7215
    @violeta7215 3 роки тому +1

    Te lumshin duart Zonja Vjollca po ne Vlor mund ta gjejm librin ne librari

    • @vjollcaxhunga8344
      @vjollcaxhunga8344 3 роки тому

      Po ka qene vec ne se eshte mbaruar Do vime se shpejti dhe ne Vlore per ta bere nje event.

  • @fatjolaahmetaj6639
    @fatjolaahmetaj6639 3 роки тому +2

    Zonja Vjollca te shkruajta dhe pardie po ne lushnje do vini ju lutem pergjigje 🥰

    • @vjollcaxhunga8344
      @vjollcaxhunga8344 3 роки тому

      Znj.Fatjona patjeter do te vime dhe ne Lusnje.Faleminderit❤