Karkaleca me salcë domate dhe djath nga zonja Vjollca

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 3 гру 2020
  • #rrezedielli #reportTV
    Karkaleca me salcë domate dhe djath
    Përbërësit:
    500 gr karkaleca
    4 lugë gjelle vaj ulliiri
    1 qepë mesatare
    3-4 thelpinj hudhër në feta
    2 filxhan çaji pure domate
    1 filxhan kafe ujë
    1/2 lugë kafe spec djegës i coptuar
    1 lugë çaji nenexhik ose rigon
    Kripë dhe piper të zi
    1 luge çaji sheqer
    1 filxhan çaji djath i thërrmuar
    Përgatitja:
    Në një tigan ngrohim 2 lugë gjelle vaj dhe skuqim karkalecat të pastruara ( me bishta) deri sa të ndryshojnë ngjyrë nga të 2 anët. I largojmë nga tigani dhe I lëmë mënjanë. Në po atë tigan shtojmë dhe 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim qepën të grirë hollë derisa qepa të zverdhet, shtojmë hudhrat të prera në feta, I përziejmë për 1 minutë e më pas shtojmë në tigan purenë e domates, pak ujë, 1 lugë caji sheqer, spec pikant të copëtuar , kripë, piper të zi, pak rigon, nenexhik ose rigon 1/2 lugë caji. E lëmë salcën të ziejë në temperaturë mesatare për 10 mnuta. Në fund shtojmë karkalecat në salcë ulim temperaturën, mbi karkaleca djathin e bardhë ( feta)të thërrmuara , përsëri nenexhik ose rigon ( sipas preferencave)E spërkatim me pak me pak majdanoz, dhe e shërbejmë me makarona ose bukë të thekur.
  • Розваги

КОМЕНТАРІ • 7

  • @sonnii..703
    @sonnii..703 3 роки тому +1

    Bravo zonja Vjollca 👌💥👏🥰😘

  • @sonilagjoni9364
    @sonilagjoni9364 2 роки тому

    Zonja Vjollca shume faleminderit per recetat e mrekullueshme,dojq tju pyesja nqf do na keshillosh gatimin e sallat fruta deti te lutem

  • @chefalex7463
    @chefalex7463 3 роки тому +1

    Miredita dhe urime per emisionin dhe "saganaki" eshte shume I shijshem por per mendimin tim po ta vinit ne tave te dheut do te kete edhe sy dhe do te ri e ngrohte edhe me gjate.

    • @vjollcaxhunga8344
      @vjollcaxhunga8344 3 роки тому +1

      Chef Alex shume flm.per sugjerimin! Respekt per ju.

  • @edramihillimihilli703
    @edramihillimihilli703 2 роки тому +3

    Djath i zakonshem eshte?

  • @gjergjlisi608
    @gjergjlisi608 2 роки тому

    Cfar djathi keni perdorur?

  • @besnikesubashi8184
    @besnikesubashi8184 Рік тому

    Do ta gatuai receten tuaj