Letra e parë drejtuar Korintasve
Вставка
- Опубліковано 7 лют 2025
- E para e Korintasve është “libri i problemeve” në kuptimin që Pali i trajton problemet (“tani përsa i përket…”) që ndesheshin në asamblenë e qytetit imoral të Korintit. Si e tillë ajo është mjaft e nevojshme në ditët e sotme në asambletë e dërrmuara nga problemet. Ndarjet, adhurimi i drejtuesve, imoraliteti, luftimet ligjore, problemet martesore, praktika të dyshimta, rregullimi i dhuntive, të gjitha këto janë trajtuar këtu. Megjithatë, do të ishte gabim të mendohej se është vetëm me probleme. Kjo është letra që përmban esenë më të bukur të dashurisë (1 e Korintasve 13), jo vetëm në Bibël, por në gjithë literaturën. Mësimi që shquhet mbi ringjalljen - si për atë të Krishtit ashtu edhe për atë tonin (kapitulli 15), rregulli në Darkën e Zotit (kapitulli 11), urdhëresa për të marrë pjesë në ofertë (kapitulli 16), të gjitha janë këtu. Ne do të ishim akoma të varfër pa këtë letër. Është një thesar i mësimit praktik të krishterë.