Ritmi i Rruges - Perjetesisht (Official Video)

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 25 сер 2024
  • Ritmi i Rrugës - Përjetësisht
    TEKSTI
    Ishte vit i tmerrshëm që s'harrohet përjetë
    kur djalli lëshoj mbi ne vrasësit e vet
    për t'na ndarë përgjithmonë, jetëra për t'shkatërruar
    por un u ktheva sot, nënë zgjatmi duart
    ja ku jam këtu pranë, por ti nuk po më sheh
    e as un nuk mund ta ledhatoj ftyrën tënde të zbehtë
    në këtë dhomë ku dhembja rri pezull përmbi
    pranë fotografisë sime me shirit të zi
    Të gjithve ua shoh peshën e dhembjes në sy
    dhe e kuptoj, por nënë un ende jam këtu me ty
    të dëgjova mbrëmë duke më thirrur me zë
    dhe erdha shpejt se s'dua t'vetmuar të t'lë
    të fola, ti s'më dëgjove, vetëm provova kot
    qëndrova pranë shtratit tënd derisa derdhje lot
    dhe sot si gjdo ditë tjetër un këtu jam pranë
    ti nuk më sheh por më ke pranë në gjdo hap
    Përjetësisht do më kesh pranë
    do jem pranë teje sa herë qan, dëgjo
    nëna ime, zemra jote e then murin që na ndan
    s'dua të t'shoh me lot në sy
    edhe pse zemra të është thy, shiko
    nëna ime, përjetësisht un do të jem me ty
    Pas kaq vitesh un ende at ditë e kujtoj krejt
    kur papritur dielli u zhduk, qielli u vrenjt
    shërbëtorët e djallit, neve na ndan
    ndjej dhembje qe t'paktën t'ju përqafoj nuk më lanë
    Desha ty nëna ime veq dy fjal të ti them
    të bëhesh e fortë kur un më nuk do të jem
    por nga bota ime sot i them këto fjalë
    e di që ndjen shumë mallë
    por ke prandaj tjetrin djal
    që i këputet shpirti kur të sheh n'vetmi
    t'lutem që t'gjesh forcë dhe për shkak të tij
    se nuk e ka lehtë, në zemër ndjen hidhërim
    gjithmonë e mundon fakti që s'ishte në vendin tim
    E shikoj nga afër dhe gëzohem që është me ty
    por s'dua t'ia shoh këtë pikëllim në sy
    se dua që ta dini që gjithmonë do mkeni pranë
    për sa kohë kjo botë e rrejshme neve na ndan
    Ref...
    Tash un jam në një vend më të mirë
    i vetmi vend ku njeriu është plotësisht i lirë
    ktu qetësia është e plotë dhe përjetësisht zotëron
    ktu ku shpirti na prehet n'bahqen e krijuesit tonë
    pra ti nëna ime, ata lot fshij sot
    se jeta ime, jo nuk u shua kot
    nëse vllau im dhe fëmijt e tij
    sot të paktën e shijojnë veq një copë LIRI
    Gjaku im kësaj toke falë i qoftë përjetë
    këtij vendi që dhembja kurrë nuk ju tret
    pra bëni gajret, dhe një gjë gjithmonë kujtoni
    amanetin tonë duheni ta jetësoni
    vazhdoni rrugën e nisur me KRENARI e NDER
    dhe un do jem pranë jush duke vështruar përherë
    tash po kthehem atje, se të tjerët po me presin
    po dijeni se "HERONJT MBESIN, GJALLë KURRë NUK VDESIN"
    Përjetësisht do më kesh pranë
    do jem pranë teje sa herë qan, dëgjo
    nëna ime, zemra jote e then murin që na ndan
    s'dua të t'shoh me lot në sy
    edhe pse zemra të është thy, shiko
    nëna ime, përjetësisht un do jem...
    S'dua të t'shoh me lot në sy
    edhe pse zemra t'është thy, shiko
    nëna ime, PëRJETESISHT un do të jem më ty...

КОМЕНТАРІ • 857

  • @bukuroshezanaj3789
    @bukuroshezanaj3789 8 років тому +563

    do ta degjoj gjithmone kete kenge,deri sa te jem gjalle.diten qe nuk do te emocionohem me nga kjo kenge do te kem vdekur.

    • @MrBesnik89
      @MrBesnik89 6 років тому +8

      Bukuroshe Zanaj fjal me vend

    • @albanasylshabanaj68
      @albanasylshabanaj68 4 роки тому +5

      Ku ka kange ato ishin kan

    • @redionpajo5547
      @redionpajo5547 2 роки тому +4

      Kjo eshte nje nostalgji qe e per mua Nuk vdes Kur jo si keto kenget e sotme qe jan degjenerim me fjalet qe perdorin 👋👋👋👋

    • @thuthqi44tzeza17
      @thuthqi44tzeza17 2 роки тому +13

      Po t punojka space ma mir se neve tjerve

    • @adrianfazlija6218
      @adrianfazlija6218 2 роки тому +1

      Qe 5 Vjet Sje Lajmru buqkuroshe Sherbtort. E djallit 👹 ?!!!!!!

  • @orsi_
    @orsi_ 7 місяців тому +97

    ka ndonje ne 2024 ktu?❤

  • @ivakasa5896
    @ivakasa5896 6 років тому +42

    Kjo këngë më trishton po në të njëjtën kohë është ilaç për shpirtin tim... I'a dedikoj vëllait që nuk e kam më pranë meje... 😢

  • @toliastafa1
    @toliastafa1 6 місяців тому +7

    Emocion i njejt qe 7-8 vite qe e kam degjuar. Kenget si kjo kurr nuk harrohen. 2024

  • @bitcoinalbania3534
    @bitcoinalbania3534 2 роки тому +126

    2022 Po e degjoj.isha shume i vogël kur e degjoja kte kenge dhe vetem sot po e di kuptimin e ktyre vargjeve.
    Sa nostalgji .kjo kenge ka vlerë me shume se 1000kenge sot..

    • @stamatisnasis3350
      @stamatisnasis3350 2 роки тому +1

      😢😢😢👏👏👏👏

    • @kristirobi1899
      @kristirobi1899 Рік тому +1

      ​@@stamatisnasis3350 Bythqir Jan Te vjetra kto o Kar 🖕🖕🖕

  • @shgod
    @shgod 8 років тому +816

    kur shoh qe ka ende shqiptare qe degjojne kenge te tilla me rikthehet disi besimi tek shoqeria shqiptare, eh more njerez ditet e sotme preferohen kenge per droge, banda, krime, kriminele etj si dhe kenge me videoklipe porno, eh cfare brezash kane ardhur breza te paedukate, breza te degjeneruar madje kenget si kjo i tallin dhe i qeshin.

    • @shgod
      @shgod 8 років тому +3

      ShQiPtAr AlBaNiAn e di e di, ne fakt e kisha fjalen diku tjeter dhe sa per unikkatilin nuk jam ndonje fans i tij.

    • @kosovarxhokli1327
      @kosovarxhokli1327 8 років тому +10

      Brravo se tash repi u bo veq me dy fjale e piva aty piva ketu cncnnc

    • @locipoci9433
      @locipoci9433 8 років тому +6

      ESHT VERTET PO BREZI I SHKUAR I KA LENE QE TE BEHET KESHTU BREZI I RI .QE MENDOJN SE EDUKATA ESHT VETEM TE THONE MIREMENGJESI EDHE MIREMBREMA

    • @locipoci9433
      @locipoci9433 8 років тому +5

      ESHT VERTET PO BREZI I SHKUAR I KA LENE QE TE BEHET KESHTU BREZI I RI .QE MENDOJN SE EDUKATA ESHT VETEM TE THONE MIREMENGJESI EDHE MIREMBREMA

    • @johnnydepp4667
      @johnnydepp4667 8 років тому +7

      une kur shoh qe ka 33 veta qe se pelqejne kete apo kenget e Alban Skenderaj te te them te drejten i humb shpresat

  • @ckemimir6779
    @ckemimir6779 Рік тому +7

    Kang e pavdekshme Perjetesisht 🙏

  • @pushipushi5034
    @pushipushi5034 5 років тому +16

    Woooww vetem mbyllni syt o noizy dhe streisi dhe imagjinoni se si è keni katandisur muziken Rap. Jeni te pavdekshem cuna muzika me e bukur e te gjitha kohrave

  • @valentinatina4356
    @valentinatina4356 7 років тому +115

    2017 dhe un e ndjej kete kenge si para shume vitesh.
    Kenge perjetesisht e perjetshme. 😢😢😢

  • @Alba-vr4dp
    @Alba-vr4dp 2 роки тому +88

    2021 ende e degjoj me te njejtin emocion si ne femijeri, por tani i kuptoj tekstin shume me Mir

  • @mariglenkajo4606
    @mariglenkajo4606 2 роки тому +3

    Kjo kenge do ngelet ashtu si ka titullin perjetesisht ne zemren dhe memorjen time, dhe cdo njeriu tjeter qe e ka degjuar nga dita e pare e saj. Respekte te gjitheve atyre qe e degjojne kete kryeveper edhe pa's kaq shume vitesh.

  • @WeirdosZONE
    @WeirdosZONE 7 років тому +21

    kjo keng esht RRENQETHJE MISHI! nuk e di ca mendimi keni ju, por un jam shum i lidhur me kete keng dhe me prek sa her e degjoj! pa dyshim kenga me e bukur shqiptare dhe per mua kenga me e bukur qe kam degjuar ndonjehere! KJO ESHT MUZIK E VERTET!

  • @franclamaj4388
    @franclamaj4388 4 роки тому +6

    Kujt nuk i mbushen syte me lot me kte kenge 😭😭 shume prekse kur mendon vllezerit kosovar te vrare gjate luftes

  • @bleonacoba6385
    @bleonacoba6385 8 років тому +38

    Nder kenget me te bukura! ❤😢😍

  • @Montanajata
    @Montanajata 3 місяці тому +1

    Shum 🖤 Emocione 😢😢😢 Allahu i meshirofte te Vraret 😢😢😢😢 sa Nena jua kan thy 🖤🖤 skam koment😢😢😢

  • @ADINOJ81
    @ADINOJ81 9 років тому +46

    Ende e degjoj ....., kenget e verteta nuk vdesin kurre!!!!!!! :)

  • @brunildaleka1186
    @brunildaleka1186 4 роки тому +19

    2020 👍 ma kujton kur ishim femije degjoja me te rriturit se ishte kenge detikuar atyre qe lufta e Kosoves 🇦🇱 i ndau nga jeta, qofshin te xhenetit🤲kjo kng te ben me lot tekst muzike dhe ai realizim i thjeshte por plotkuptim art i vertete shqiptar 04:23👋

  • @ThunderWhispers
    @ThunderWhispers 5 років тому +63

    Like kush po e ngon ne 2019 shqipe tperjetshme

    • @jetb0696
      @jetb0696 4 роки тому

      27.11.2019 ktu

    • @agronmesi3260
      @agronmesi3260 4 роки тому +2

      @@jetb0696 21shkurt 2020

    • @enoplaka8526
      @enoplaka8526 4 роки тому +1

      12/04/2020

    • @Nitelife30
      @Nitelife30 3 роки тому

      Qershor 2021. Te gjithe ne do vdesim nje dite, por kjo kenge do jete e pavdekshme. Lavdi deshmoreve te atdheut.

    • @eltonkadillari5325
      @eltonkadillari5325 2 роки тому

      Maj 2022

  • @mariokoko
    @mariokoko 2 роки тому +9

    - Dheze njo cigare per ket kengë 😔

  • @user-wc7mh9vj8h
    @user-wc7mh9vj8h 18 днів тому

    Kenge qe nuk harrohen dhe nuk vdesin kurre!

  • @dibratv6145
    @dibratv6145 8 років тому +7

    si ka mundesi qe nuk kan bere asnje kenge te re ky grup fantastik,,,per mua ky ka qen grupi me i mire,,sidomos me kengen ushtari rruges,,koha magjike kenge magjike,,,,respekt per kete grup,,Ritmi Rruges na ka mare malli

  • @gggeeerrriii
    @gggeeerrriii 11 років тому +2

    GRUP PER TU ADMIRUAR !! AS DISS AS BANALITET !!! TEKSTE TE JETES !!! BRAVO CUNA

  • @lordidog4748
    @lordidog4748 8 років тому +73

    3.01.2016 prap nje keng e bukur like kush e degjon perseri

  • @jagergk4732
    @jagergk4732 17 днів тому +1

    pershendetjer viti 2024 tekst qe te ngjeth mishin akoma , kjo eshtz muzik e vertet

  • @elilin2142
    @elilin2142 11 років тому +8

    babi im qante sa here e degjonte kete kenge,tani ja kam zene une vendin

  • @parma5690
    @parma5690 5 місяців тому +4

    Kang qe te ban me qajt ala mas tan ktyne viteve. 2024

  • @xhenixheni9365
    @xhenixheni9365 9 років тому +49

    S'dua të t'shoh me lot në sy
    edhe pse zemra t'është thy, shiko
    ♥nëna♥ ime, PëRJETESISHT un do të jem më ty...

  • @AnisaEbiLeo
    @AnisaEbiLeo 11 років тому +1

    Kjo kenge eshte e pavdekshme.....
    Vazhdoj ta degjoj ende! Sa here e degjoj me renqethet mishi....

  • @vinjolkrasniqi38
    @vinjolkrasniqi38 7 років тому +10

    Ka lezet kur degjon Muziken me tekste e kenge te plota............. Super kenge me super kuptim

  • @silvavalteri1527
    @silvavalteri1527 7 років тому +10

    kishte kohe pa e degjuar por eshte perle kjo kenge 🤗 me rrenqethet mishi kur e degjoj e dua kete kenge 😐😢

    • @albankryezi345
      @albankryezi345 6 років тому

      Silva valteri
      Vertet eshte perle! Te ngjall nostalgji çdo here e me shume qe e degjoj.

  • @physiotherapy07
    @physiotherapy07 2 роки тому +22

    Sapo degjova kengen e Capital T por nuk ka te krahasuar aspak me kete perlë. Te dridhet zemra sa here e degjon kete kenge 🥺❤️

    • @santjanohoxhaj8658
      @santjanohoxhaj8658 Рік тому

      Ahha vertet ska lidhje fare kjo do jet perjetsisht

    • @akumawashere6620
      @akumawashere6620 11 місяців тому

      e degjova e une qr ma shpifi capital T more like Capital L

  • @eldo308
    @eldo308 7 років тому +23

    na mungojn kenge te tillaaa 👌

  • @nelimandin8793
    @nelimandin8793 8 років тому +12

    "Perjetesisht" kenge e perjetme! bravo!

  • @eduartkasneci9096
    @eduartkasneci9096 Рік тому +1

    Shum Magjike kjo Kenge kuptimplot ! Do Kaloin Shum Vite dhe Kjo Kenge do Te Degjohet Prap Sikur heren E Pare. NENA ❤🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱

  • @hertamyftiu457
    @hertamyftiu457 2 роки тому

    Ohhh çfarë kënge...sa kohë kisha pa e dëgjuar.....vetëm perla ka nxjerrë ky grup.....përjetësisht.....

  • @ntra22
    @ntra22 10 років тому +81

    Ska SHQIPTAR që ka dëgjuar ktë këng dhe ska lotuar!!!
    Grupi duhet të kthehet prapë jan të papar!!
    PROWD TO BE "ALBANIAN"!!!

  • @Mary-qe2dt
    @Mary-qe2dt 7 років тому +17

    E adhuroj kete kenge! Nje tekst i mrekullueshem e rrenqethes! Shqiptaret kane kaluar shume vuajtje, por po te jemi te bashkuar sot, nuk na mposht dot asgje!

  • @arielaliraj6334
    @arielaliraj6334 6 років тому +10

    2017
    estrada shqiptare duhet te msoj qe nje keng vlersohet nga permbajtja dhe fabula qe trajton
    jo nga shalet dhe gjoksi qe nxirret ne vidioklipe

  • @erickcastro1553
    @erickcastro1553 7 років тому +68

    Ishte koha kur ne Kosove behej MUZIKE e vertet ......

  • @dysheshehi3796
    @dysheshehi3796 2 роки тому +1

    Edhe sot pas shume vitesh kjo kenge percjell emocion ...Me pelqen pafund kjo kenge .interpretim i shkelqyer

  • @elsaalliu1734
    @elsaalliu1734 7 років тому +28

    Kjo eshte muzike e vertet shqiptare qe e degjon me deshiren me te madhe. 👍

  • @kimiraikkonenn
    @kimiraikkonenn 8 років тому +5

    Eh sa kujtime sjell kjo kenge 😔👏

  • @gerijuventus5564
    @gerijuventus5564 10 років тому +2

    Do doja qe RITMI I RRUGES te vazhdonte te bente kenge te tjera

  • @ALB_ANGJELO
    @ALB_ANGJELO 7 років тому +5

    per mua ngelet kenge shuuum e ndjeshme fjalet klipi i pa arritshem meeee
    bravo cuna

  • @goodboy8850
    @goodboy8850 2 роки тому +8

    Capital T ❤ Faleminderit qe na ktheve te kjo perle. ❤❤

  • @havabroshka974
    @havabroshka974 7 років тому +2

    Por dijeni se herojnt mbesin gjall kur nuk vdesin 🙌🏼🙌🏼🙏🏾❤️

  • @kurosakiichigo111
    @kurosakiichigo111 8 років тому +62

    Ua sa kohe e padegjuar😣me mbushen syt me lot

  • @taulantgjini8145
    @taulantgjini8145 7 років тому +2

    ke te drjet shkodra kan ardh koh pordhe Po kjo keng esht rap histori te verteta jo genjeshtra si kenget è historit qe tregojn kengtaret e sotem bravo cunat per kengen👏

  • @red-soul
    @red-soul 2 роки тому +20

    Kjo Perlë ka vulosur fatin e saj në titull.
    Është e destinuar që të rezistoj Përjetsisht.
    Edhe pse është e vërteta e një kombi me shumë plagë. Na mbetet veç të jetësojmë amanetin. (3:29)

  • @oldilico8196
    @oldilico8196 Рік тому +4

    Vazhdoj ta degjoj edhe ne 2023 ndoshta do e degjoj deri sa dikush te beje nje me te bukur se kjo!

  • @ledinas5434
    @ledinas5434 4 роки тому +4

    E adhuroja kete kenge kur isha femije ❤❤❤❤❤❤ dhe akoma e degjoj

  • @bigcity3809
    @bigcity3809 3 роки тому +1

    Ritmi i rruges ose i thene ndryshe ritmi i zemres se cdo hip hop dashesi te vertet.

  • @adrianoadriano6364
    @adrianoadriano6364 5 років тому +1

    ashtu si ka titullin , kjo kng ka pr t mbetur perjetsisht tek mendja dhe zemra jon . Respekte nga viti 2018 e n vazhdim

  • @leozeneli3653
    @leozeneli3653 8 років тому +37

    kjo kenge do mbetet "PERJETESISHT"

  • @jonini1714
    @jonini1714 8 років тому +5

    6.shtator.2016 ngohet perseri respekt per ata qe e kan ber kete keng te mrekullushme une jam 17 vjeq kjo muzik eshte pak e vjeter por per mua eshte si kur kam jetuar 100vjet para kur e ngjoj respekt per gjith kto keng te mrekullushme te viti 1999

  • @albert-ji7wm
    @albert-ji7wm 2 роки тому +3

    2022 keng e pavdekshme , e kam degjuar qe kur isha femi , cfar nostalgjie , super vargje , sa per 1000 keng qe nxjerrin sot . Sot dhe muzika ka mbaruar 😢

  • @kosovaime131
    @kosovaime131 4 роки тому +1

    Pasha zotin me ta thy qetu muzika tvjetra se sa t rejat bravo ritmi💘🌹💞😭

    • @inxhitafa4085
      @inxhitafa4085 4 роки тому

      Kjo eshte nje nga kenget me te bukura shqiptare per ata qe e din cfarë eshte kenga 🇦🇱

  • @inpossiblemission8850
    @inpossiblemission8850 5 років тому +1

    Tashu un jam ne nje vend me te mi ketu ku njeriu esht plotesisht i lire .... super keng super motivim super art kjo duhet te zgjoj rinin shqiptare si brezi para nesh ka vujt me e fitu lirin e ne sot po ja lem ne dor hajdutve .

  • @SHQIPBOSS-oe2ms
    @SHQIPBOSS-oe2ms 4 роки тому +2

    Ashtu si ka titullin ashtu do ngelet kjo kenge. . .

  • @artanbica8380
    @artanbica8380 4 роки тому +2

    Ka njeri qe e degjon kte kenge akoma.... 02.. 02... 2020
    Perjetesisht e pavdekshe...

  • @sabansti9954
    @sabansti9954 7 років тому +4

    kta gjem ishin raperat e par ne trojet shqiptare..ende i ndegjoj sepse kenget kan kuptin . .......

  • @Eranda111
    @Eranda111 4 роки тому +1

    Me trishton e perloton kjo kenge sa here e degjoj, ketu e 20 e kusur vite te shkuara 😥😥

  • @Adhurimademaj
    @Adhurimademaj 6 років тому +2

    M kthen nkoh kjo keng 😊✊ s krahasohet me kto t sodit qiki miki tiki fiki qe jan keit pa domethanje

  • @batboy6916
    @batboy6916 4 роки тому +2

    2020 hala ngohet pasha zotin ska me pas ma ksi muzika u ba jeta e merzitme 😢😢

  • @kleoz653
    @kleoz653 3 роки тому +3

    Sa here e degjoj emocionet njejt si heren e pare ❤🔥🔥

  • @musicentertanimet9671
    @musicentertanimet9671 2 роки тому +1

    U lansua pêr herê të parë
    më 17 Gusht 2004

  • @frederikswordsman3318
    @frederikswordsman3318 9 років тому +8

    Kto jan kang jo ngjyra e kuqe apo po tshoh per mas ,, ata jan turpi ,, muzika rap kjo eshte ,,, qe me ane te tekstit te shpreh shpirtin e brendshem

    • @artemimur4730
      @artemimur4730 9 років тому +3

      Frederik Swordsman shume e sakte ajo qe thua!!!!

    • @edmgroup_tv
      @edmgroup_tv 9 років тому +3

      Frederik Swordsman ky eshte old school plako jan keng qe nuk vdesin nder breza kur ato po tsho permas etj jam komerciale hite momenti edhe vdesin

  • @florencmera1494
    @florencmera1494 2 роки тому +1

    dhe capital T u mundua ta kopjoje por kurr nuk arrin te percjell emocionet e kesaj kenge.

  • @giugiu3358
    @giugiu3358 2 роки тому +1

    Dio santo , sono passati anni , quando l’ho sentita per la prima volta,quando il mio piccolo mondo si è spezzato e queste parole per quanto stupende fanno ancora male !
    Eri ti je ne nje vend me te Mir , por Nuk je Kur vetem 😢😔

  • @etnovaletnova6040
    @etnovaletnova6040 4 роки тому +2

    05.01.2020 Perjetsisht ❣️🇦🇱👐shqipe te rujt zoti kudo🔛🔝🎼☑️

  • @kolafati1301
    @kolafati1301 5 років тому +2

    Perjetesisht do degjohet edhe kjo keng 😭😭😭

  • @jimmysOfficial1994
    @jimmysOfficial1994 Рік тому +1

    KENGE QE JEMI RRITUR ❤️

  • @miki1116
    @miki1116 Рік тому +3

    Akoma n 2022 vazhdoj ta degjoj dhe t qaj nga kjo keng👏

  • @ergystafa9605
    @ergystafa9605 8 років тому +1

    sic ka dhe titullin ashtu ngelet Kjo super veper.. perjetsisht e pavdekshme... 5 auggust 2016..

  • @fredikryekurti6797
    @fredikryekurti6797 7 років тому +3

    nuk i behet dislike nje kenge te till!!! Kemi ardh ne jet fal nji nene.

  • @lorinikolli4512
    @lorinikolli4512 3 роки тому +3

    2021 ende ketu per muziken e vertete,,Memli sot kryetar i PDK 😊

    • @IngVasiu
      @IngVasiu 3 роки тому

      Dhe mua ndaj mu kujtua si kenge :D

  • @endritaliaj365
    @endritaliaj365 Рік тому +6

    Degjohet akoma 2023

  • @doperex-ry4bo
    @doperex-ry4bo 6 років тому +1

    Waw i kisha harruar keto kenge shum te bukura

  • @rediredi3729
    @rediredi3729 8 років тому +1

    e pa vdkshme kjo keng e vetmja keng kam dhjet vjet qe e degjoj e me mbush syt me lot fjal te perzgjedhuara e reale

  • @danielaxhemalaj4979
    @danielaxhemalaj4979 10 місяців тому

    Kjo kenge me copeton zemren💔 Ja dedikoj vellait Tim qe nuk jeton me 😢😢 Perjetesisht ne zemren time 💔

  • @88772011
    @88772011 6 років тому +8

    Nuk ka se si te pershkruet me origjinal ajo kohe lufte per Kosovaret.
    Krijuesit te tekstit i jashtzakonshem.
    Sa here e degjoj kete kenge, me dhemb shpirti.

  • @fatonhoti8121
    @fatonhoti8121 8 місяців тому

    Kenga qe mkujton shum tkalumen:/ Perjetsisht nzemer tem Vllavi jem❤️👆🏻

  • @kushtrimmixology4120
    @kushtrimmixology4120 6 місяців тому +3

    2024 edhe dej n’Infinit Kuptimplotë Kjo Kangë👌🤍

  • @qumeshtpanda3009
    @qumeshtpanda3009 6 років тому +1

    Ashtu si ka titullin kenga aq do rroj kjo keng. PERJETESISHT. 08.06.2018

  • @themehguy3936
    @themehguy3936 2 роки тому

    Edhe tani, po ashtu si dikur, kjo kenge vazhdon te me sjelli lot ne sy...

  • @mariocafri8232
    @mariocafri8232 2 роки тому +1

    E adhuroj kete kenge e pavdekshme perjetsisht love my mom

  • @aluminide4009
    @aluminide4009 5 років тому +2

    Unike ,kenge nga ato qe nuk vdesin kurre!

  • @zmikey1826
    @zmikey1826 Рік тому +2

    Është e pamundur të dëgjohet kjo këngë pa u përlotur, e sidomos për neve që jemi larg atdheut. Përshëndetje nga Washington D.C., SHBA. Ende dëgjohet kjo!

  • @xhuljadelou2987
    @xhuljadelou2987 Рік тому +4

    2023 akoma e preferuara ime

  • @Isniqasi1980
    @Isniqasi1980 Рік тому +1

    Gjithqka ishe natyrale me par ashtu siq eshte kenga 👌

  • @antreasmbaniniotis4077
    @antreasmbaniniotis4077 7 років тому +2

    nje kenk qe sarohet let bravo

  • @megitare5139
    @megitare5139 8 років тому +17

    sido qe te jene keto jane kenget e femijerise sone. per ne jane rikthim ne kohe dhe i degjojme me kenaqesi. perderisa akoma i kerkojme me youtube do te thote qe e kane nje vlere per ne .

  • @flamuribrahimi9029
    @flamuribrahimi9029 2 роки тому +1

    Legjendar Ritmi Rruges jom rrit me muziken tuaj 🤗

  • @oldilico8196
    @oldilico8196 3 роки тому +1

    2021 akoma i kthehem ta degjoj... ska lidhje me muziken qe bejne sot kta te rinjte as tekst as muzike as ndjenje!

  • @elintegral2063
    @elintegral2063 2 роки тому

    Kjo eshte kenge.. text i papare, muzika po ashtu. Shume emocionuese. Kenga me e bukur ne bote!!!

  • @endritruci8867
    @endritruci8867 2 роки тому

    Na mungojne kenge te tilla,nuk ka me krijime te tilla.Nostalgji.

  • @pakitazeqo5873
    @pakitazeqo5873 2 роки тому +1

    Si nuk e dija per kete kenge 😭♥

  • @paridaminakorita4417
    @paridaminakorita4417 2 роки тому +1

    E pavdekshme ♥️

  • @erlinmurati8206
    @erlinmurati8206 Рік тому +4

    Viti 2023 e dëgjoj akoma !!

  • @jokerb1080
    @jokerb1080 3 роки тому +2

    2021 e pa vdekshmeeeeee