Ekzekutimi i dy policëve në Kukës, forcat RENEA kapin autorin - (24 Mars 2009)

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 12 вер 2024
  • Lajme arkiva 2009
    Forcat RENEA kanë vënë në pranga vrasësin e dy policeve Ramadan Hila e Shkelzen Dobroshi, në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së hënës në Kukës. 33-vjeçari Afrim Hasani, ky që shihni në këtë foto, është kapur 14 orë pas krimit makabër, në pyllin e fshatit Shën Mëri, jo shumë larg vendit të ngjarjes, ku kishte qëndruar i fshehur përgjatë gjithë natës. Pas një aksioni të drejtuar nga krerët më të lartë të policisë, ai u gjet në një banesë të vjetër, bashkë me armën me të cilën ekzekutoi dy efektivët e forcave të policisë.
    Ahmet Premçi: “Në këtë operacion janë angazhuar të gjithë drejtuesit e lartë të policisë së shtetit të gjithë strukturat e policisë së qarkut Kukës, strukturat e policisë së qarkut Shkodër, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, reparti RENEA. Në përfundim të kërkimeve dhe të krehjes së gjithë territorit, të grumbullimit të gjithë informacionit që lidhet me ngjarje, u bë i mundur kapja dhe arrestimi i autorit që kreu këtë vepër të rëndë kriminale.”
    Pas arrestimit, policia ka zbardhur edhe motivin e kësaj vrasje. Një ngatërrese e nisur 1 javë më parë.
    Klodian Branko: “Në datën 17.03.2009 autori i kësaj ngjarje, person me precedent penal, i dënuar më parë është kallëzuar në prokurorinë e rrethit gjyqësor Kukës, nga 2 inspektorët e lartpërmendur për kundërshtimin e punonjësve të policisë dhe shkatërrim të pronës dhe ky është shkaku dhe motivi i këtij krimi të rëndë.”
    Vrasësi ishte i skeduar nga policia si një person me precedentë penal. 6 vjet më parë ishte dënuar për dhunë të ushtruar në familje dhe njihej si person problematik. Ky është vendi ku dy policët Shkëlzen Dobroshi dhe Ramadan Hila kishin kryer shërbimin e patrullimit përpara se të ekzekutoheshin nga 33 vjeçari Afrim Hasani.
    Ata ndodheshin në një lokal në aksin rrugor Shëmëri - Qaf Shllak, kur u qëlluan me breshëri automatiku nga ekzekutori rreth orës 22 e 15 te mbrëmjes së të hënës. Ramadan Hila punonte prej më shumë se 10 vitesh si punonjës i policisë së fshatit Shën Mëri në Kukës. I martuar dhe me fëmijë Hila ishte në gjendje jo të mirë ekonomike.
    Kolegu i tij më i ri në detyrë Shkëlzen Dobroshi, kishte pak që ishte martuar dhe punonte prej më shumë se 3 vitesh në polici. Ekzekutimi i dy efektivave të policisë së Kukësit konsiderohet si një prej ngjarjeve më të rënda që ka goditur policinë e shtetit gjatë viteve të fundit./tvklan.al
    Gazetar: Leonard Mitro
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on UA-cam for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...

КОМЕНТАРІ •