EMINA ÇUNMULAJ - INTERVISTË EKSKLUZIVE PËR TIRANA TODAY

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 9 лют 2025
  • “Unë kam pa varfëri nëpër botë, kam kenë në ndihmat humanitare në Indi dhe Afrikë, por kur një nanë shqiptare dridhet e të kërkon ndihmë, ajo të ther në zemër”.
    Janë këto fjalët e Emina Çunmulaj, modeles së famshme shqiptare nga Tuzi (Mal të Zi) ndërsa tenton të përshkruajë ndjenjat e saj pasi ka vizituar disa familje që jetojnë në varfëri ekstreme në rrethinat e Shkodrës. Emina vendosi t’i bashkohej Nismës “Fundjavë Ndryshe” për të ndihmuar disa familje në fshatrat në njësinë administrative të Postribës ku pa nga afër mjerimin e tyre.
    Tepër e prekur dhe me lot në sy, Çunmulaj ka rrëfyer emocionet e saj në një intervistë ekskluzive për “Tirana Today”. Modelja shqiptare ka treguar gjatë intervistës detaje mbi fëmijërinë e saj në malësinë e Tuzit, vështirësitë në vitet e para të karrierës në Itali dhe jetën që ka sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku është e martuar me miliarderin iranian Sam Nazarian. “Emina ka qënë një vajzë në një fshat të vogël, unë kam mjelë lopët deri sa kam pas 16 vjeçe. Unë kam kenë një vajzë shumë e thjeshtë dhe jam edhe tani. A kam vuajtur për fukarallik? Jo, s’kam vujt, këtë nuk mund ta them. Por, sidoqoftë më kujtohen hapat e para të modelingut kur kam qënë 15 vjeçare në Itali, kam në një dhomë me 5 vajza dhe kam hangër ushqime në konserva. Por kjo nuk është varfëri, në krahasim me atë ça kam pa sot.”
    Një pjesë nga intervista e Emina Çunmulaj me gazetaren Erjona Rusi
    Emina ke ardh në zonat e thella të Shkodrës me ndihmu disa familje. Si u ndjeve kur pe atë lloj varfërie e mjerimi?
    Në fakt më solli Arbri, faleminderit atij se disa zona të Shqipërisë nuk i kam shumë familjare, nuk i njoh. Pikërisht Shkodrën sepse e kam afër me Hanin e Hotit, ku jam me origjinë. Nuk dija se çka të prisja, ku do shkoja, në ça familje do hija. Por, në mënyrë naive, mbase duhet ta kisha përgatit veten. Sepse është tepër emocionuese kur sheh një nanë në moshë që jeton në atë varfëri.
    Nuk e kishe imagjinuar që njerëzit që mund të jetonin në ato lloj kushtesh?
    COPY RIGHT Tirana Today Media

КОМЕНТАРІ • 262