E akuzoi se ka marrë 500 mijë €,Gjoka padit në SPAK Argita Berishën.Kërkohet ndjekje penale ndaj saj

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 18 жов 2024
  • #oranews #argitaberisha #irenagjoka #spak #gjykata
    Ish-kryetarja e Gjykatë së Posaçme Irena Gjoka, njëherësh dhe gjyqtarja e dosjes penale Nr.287 që caktoi masat e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe “arrest në burg” për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, ka kallëzuar në SPAK, Argita Malltezin.
    Gazetari i “Ora Neës”, Elton Qyno ka mësuar se kallëzimi penal i Irena Gjokës, është depozituar në prokurorinë e posaçme SPAK në fillim të muajit Tetor. Ndërsa tashmë për këtë çështje është ngarkuar një prokuror për të kryer veprime hetimore.
    Kallëzimi i Gjokës, konsiston dhe mbështet në disa deklarata publike të bërë nga vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Berisha (Malltezi), e cila gjatë një konference për shtyp të zhvilluar në muajin shtator 2024, akuzonte Gjokën se kishte marë 500 mijë euro dhe për këtë episode sipas Malltezit ekziston dhe një video.
    Për më shumë lexoni: www.oranews.tv...
    Website: www.oranews.tv
    UA-cam bit.ly/2DDddtL
    Facebook: bit.ly/2RkUN4s
    Instagram / oranewstv
    Twitter / oranewsrtv
    Follow Televizionin Ora News

КОМЕНТАРІ • 10