Humori ne feste, i paperseritshmi Gezim Kruja ben 80 Vjec/ Miq e familjare gezuan ne Shkoder

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 5 вер 2024
  • Humoristi shkodran Gezim Kruja ka festuar 80-vjetorin mes familjarëve dhe miqëve të tij. Edhe pse nuk ka mundur të flasi dot me zë mjeshtëri i madh e ka shijuar në maksimum atmosferën festive. Në emër të tij ka folur miku i tij i shumë viteve në skenë Zef Deda, i cili edhe në këtë rast nuk nguroi të bënte pak humor
    Humoristi shkodran Gezim Kruja feston 80-vjetorin
    Mjeshteri i humorit ka kaluar 54 vite ne skene
    Miq dhe familjare festuan se bashku, sjellin humor
    “Gezim Kruja eshte fenomen i paperseritshëm”
    Cinari: do festojme edhe 85-vjetorin e tij
    Xhai: shkodra do jete gjithmone krenare per te
    Zef Deda flet ne emer te mikut te tij, ben humor
    Deda: e kemi idhull, sot lotoi nga emocionet
    Deda: gjithë shqiptaret i urojne jete te gjate
    Kjo është atmosfera festive e krijuar në 80 vjetorin e lindjes të Mjeshtrit të Madh të skenës dhe humorit Gëzim Kruja.
    Artiste miq,dhe familjare u mblodhën në një festë se bashku ku percollen urime, mirënjohje dhe respekt për kontributin e tij të pafundëm në artin shqiptar si një aktor humori i papërsëritshëm.
    Gëzim Kruja edhe se nuk mund te flase do pasi po kalon momente te veshtire shendetesore erdhi më i ri se kurrë e plot humor
    Artistë që kaluan shumë vite në skenë me Gëzim Krujën e cilësojnë një kolos të artit shqiptar, një njeri ku në zemrën e tij peshon më shumë se cdo gjë humori.
    Një humor i cili u shënjua në memorien tonë...
    Cinari: eshte fenomen, do festojme edhe 85 vjetorine tij
    Xhai: shkodra do jete gjithmone krenare per te
    Një moment të veçantë në këtë 80 vjetor solli aktori Zef Deda me imitimin e kolegut tij duke aktruar bashkë me nipat e Gëzimit....
    KËNGA MARANXHË ZEF DEDA
    Në emër të Gëzim zgjodhi të flasë aktori dhe miku I tij, " Zef Deda i cili tregon edhe arsyen....
    ZEF DEDA FLET NË EMËR TË GËZIMIT
    Deda: nuk I ka ardhur energjia elektrike sa ti vije do te flase
    Deda: te gjithe e duam ne menyre te jashtezakonshme
    Për gjithë Gëzim Kruja ka një urim te cilin e ka shkruar
    "Faleminderit miqve dhe aktorëve që kam luajtur 60 vite në skenë. Ju uroj në 80-vjetorin tim u bëfshi 100 vjeç. Këtë urim e keni nga Gëzim Kruja".
    Humoristi shkodran ka lindur në 4 dhjetor 1939. në skenën shkodrane të humorit ai numeron gjysme shekulli.
    Karrieren humoristike e ka nisur qe ne moshen 13-vjeçare. Fillimet me Estraden amatore nisin qe ne kohen kur ishte ushtar me 58. Me pas vazhdon aktivizimin ne vitin 1960 me Estraden profesioniste te Shkodres. Ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme

КОМЕНТАРІ • 84

  • @maksimsenka7163
    @maksimsenka7163 4 роки тому +16

    Nje duartokritje te madhe, per artistat e Shkodres edhe 100vite te lumtura per artistin e madhe Gezim Kruja dhe sherim sa me te shpejte

  • @marjanagjoni8905
    @marjanagjoni8905 4 роки тому +16

    Te lumte Zef Deda je madh zoti ta shperbleft me te mira

  • @deutschland702
    @deutschland702 2 роки тому

    Zef Deda Burr e gjysem shqiptar I vertet ❤️❤️❤️ dhe simbol I Shqiptaris

  • @lobiking3192
    @lobiking3192 4 роки тому +2

    Edhe 100 vjec Gezim Kruja ...Mrekulli duke qene mes.miqsh kaq te mire aktoret shkodrane gjithcka rrezaton nga dashuria e madhe njerezore ....Respekte Zef Deda ....

  • @masimiljanohaxhiu1708
    @masimiljanohaxhiu1708 4 роки тому +4

    Kush i harron artistët e shkodres.nuk jam shkodran.po jan të pa par shum të mrekullushem👏👏👏

  • @analleshi9928
    @analleshi9928 4 роки тому +3

    Pershendetje. Nga. Usa. Gezim kruja. U besh 💯. Vjeq. Kam lujt. Komedi. Me. Ndermarjen. Duhan. Cingare. Artist. I perkrym. Don. Zoti. E bahesh mire. God bless you

  • @bosibosi3661
    @bosibosi3661 4 роки тому

    Zoti te sheroft inshaalla ,nje gjeni I vertet I lindur me shpirt humori, siq eshte Gezim Kruja artist,Zoti ti plotesoft te tana deshirat ty, Shendet e jet te gjat respekte😘

  • @rejisiplaku5185
    @rejisiplaku5185 4 роки тому +5

    Ju lumt zef deda👏👏👏👏🇦🇱🇦🇱

  • @tomdida296
    @tomdida296 4 роки тому +1

    Urime te perzemerta ,Aktorit ma te madh Shqiptar Gzim Kruja .Legjenda e Humorit. Gjithashtu pershendes ,Kolegun ,dhe shokun e ngushte te Gzimit ,te Madhin Zef Deda ,per ket organizim te Mrekullueshem.

  • @ardian4947
    @ardian4947 4 роки тому +2

    Gezim Kruja artist i mall i humorit Shkodran e Shqiptar . I uroj 80 vjetorin e shum shendet ma te mir .

  • @cokgyzel8353
    @cokgyzel8353 4 роки тому +3

    Urime o patrijoti jem 💯vite te lumtura 🎂👪
    Artisti i madh humoristik Gzim Kruja te uroj jet te gjat e te lumtur me njerzit e tu te dashur me shko e shoqe kolegt e tu
    Zoti te rujt Zef Deda ju bekoft zoti tanve
    Tanve ju kam patrijot tanve ju njof jeni njerzit e mi....ju pershndrs nga gjermania urime edhe iher o florini i skens zoti Gzim Kruja💯🎂🎶

  • @genfgenf5838
    @genfgenf5838 4 роки тому +2

    Edhe 100 Respekt

  • @osmanalshiqi2233
    @osmanalshiqi2233 4 роки тому +5

    Urime datlindja. Gzim. Kruja paqi shendet te mire

  • @sabahetepiranej6478
    @sabahetepiranej6478 4 роки тому +2

    Shum shum bukur nji dark evlfshme per tmadhin Gzim Kruja te uroj edhe 100 vite jet shnet e lumturi pac gjithmon

  • @jimmyk6662
    @jimmyk6662 4 роки тому +1

    Edhe 100vjec Gezim Kruja legjende e humorit shqiptar ..bravo shoqnise dhe familjes per kete organizim ne vendlindjen e humorit SHkodra Gezim Kruja je i pa aritshem Gezuar ditlindjen pershendetje nga nje fansi jot nga londra

  • @albankuniqi869
    @albankuniqi869 4 роки тому +1

    E meriton shum eshte ikone e humorit shkodran kurajo zoti gezim kruja mos u dorezo kurre zoti e din ai na ka ne dore

  • @erdetpetriti8670
    @erdetpetriti8670 4 роки тому +1

    Do ta kujtojme ashtu te qeshur e plot humor Gëzim Shkodranin ! RIP

  • @dhuratavecani3556
    @dhuratavecani3556 4 роки тому +2

    Dhe 100 Gezim Kruja Dhe nje bravoooo te madhe Zef Deda dhe aktoreve te tjere per kete mbremje te bukur qe ben per ditlindjen e tij ❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️

  • @bucisara
    @bucisara 4 роки тому +4

    Gzim Kruja eshte njish!!

  • @teoteo9746
    @teoteo9746 4 роки тому +1

    Edhe 100 ishalla te madhit gzim kruja

  • @beci25beci11
    @beci25beci11 4 роки тому

    💯 vite te lumtura artistit te madh Gzim Kruja urime shendet e jete

  • @irenesalati7979
    @irenesalati7979 4 роки тому

    I paharruar artisti super I madhe, i paharitshem..
    Gezim Kruja.
    Per jete ne zemrat e popullit, ai ishte aritist I popullit.

  • @mirelacelaj2301
    @mirelacelaj2301 4 роки тому +4

    Edhe 100 vite te lumtura artisti i madhe gezim kruja Urime 😀🎂🍷🍷🍾

  • @italiaalbania3738
    @italiaalbania3738 4 роки тому +2

    Nuk line nana artista si ju, jete te gjate te gjithve se jeni fantastik te medhej na keni gezuar me programet e vitit te ri. pa ju skishte bukuri respekt

  • @mozapasha8679
    @mozapasha8679 4 роки тому +1

    Zef Deda, Gezim Kruja e gjithe gjenerata juaj eshte Art i paster me plot fjalen. Sa na keni bere te qeshim, ju qeshte jeta

  • @rejisiplaku5185
    @rejisiplaku5185 4 роки тому +2

    Dhe 100 te tjera

  • @shpetimgjuzi8807
    @shpetimgjuzi8807 4 роки тому +2

    I parritshemi gezim kruja

  • @loal2285
    @loal2285 4 роки тому +3

    Ta gezosh ditelindjen dhe u befsh edhe 100 vjec o i madhi Gezim Kruja ! Dhe Ti o Zef jeta e gjate gezofsh me miqe dhe shoke dhe bravo qe i qendron afer nje artisti te paperseritshem 🤲👏👏

  • @gekivata7679
    @gekivata7679 4 роки тому

    I pa harruari Gezim Kruja ngushellime familjes dhe gjith te aferme

  • @marjanagjoni8905
    @marjanagjoni8905 4 роки тому +2

    Urime Gezim Kruja edhe 100vite te lumtura shendet dhe jete te gjate

  • @artjoladobra3185
    @artjoladobra3185 4 роки тому +4

    Pleqeri te mbar Gzim Kruja gezofsh dit te lumtura me gjith shoqerin 💐💯💯

  • @nicolanik5251
    @nicolanik5251 4 роки тому +1

    Urime ditlindje Gzim kruja edhe ni 💯vjet me shendet eme tana te mirat ne jet artist i merituar ku gjith neve ne zgjat jeten me fjalt eumorin tan Gzim urime edhe ni her nga 🙏🏻💙🎂🎁🥂💯💯💯🇦🇱🇦🇱🇦🇱

  • @edlirapetro7131
    @edlirapetro7131 4 роки тому +1

    Kjo eshte miqesi e vertete te lumte Zef Deda, te pa zevendesueshem jeni..

  • @cokgyzel8353
    @cokgyzel8353 4 роки тому +1

    Ju adhuroj shkodra jeme 💖💖💖💖💖

  • @arenadardane6126
    @arenadardane6126 4 роки тому +1

    Edhe 💯🌟vite shendet e jet te gjat artist madh 🙏o zot te sheroft sa ma shpejt 🙏🙏🙏🙏🙏

  • @gysisulmetaj1652
    @gysisulmetaj1652 4 роки тому +1

    Edhe 100 vite te lumtura e sherim te shpejt mjeshtri humorit Gzim Kruja

  • @syroqalliu909
    @syroqalliu909 4 роки тому +2

    Vertet miq me zemer bravo Zef miku i zemres tende dhe tone e meriton 🇦🇱🙏🏻

  • @repajsametshkoder2828
    @repajsametshkoder2828 4 роки тому +2

    edhe 100 nga ❤❤❤❤ iforti i shkoders

  • @fatmirkoci2047
    @fatmirkoci2047 4 роки тому +1

    T'kalume Gzim,e rrespekt Zef

  • @jimmyhasani7213
    @jimmyhasani7213 4 роки тому +1

    Yll i humorit shqiptar jete te gjate e shendet Jimmy nga Florida USA

  • @kleopatlli587
    @kleopatlli587 4 роки тому

    Edhe 100 vjeç gzi kruja

  • @lumehoxha1503
    @lumehoxha1503 4 роки тому

    Per rreth 60 vite artisti i madh Gezim Kruja ka gezuar dhe ber per te qeshur gjithe zemrat e shqipetareve.Le ti lutemi zotit te gjithe qe te sherohet te kthehet ne skene perseri te gezoje zemra e tij perseri ashtu siç ka bere Gezimi te gezojne zemrat tona.sherim te shpejte per kete mrekulli te humorit shqipetar.edhe 100 dhe Zoti befte mrekulli per te madhin GEZIM KRUJA.

  • @champions4778
    @champions4778 4 роки тому +2

    Super🤩🤩🤩 edhe 100🇦🇱🇦🇱🇦🇱

  • @gentianvercani1288
    @gentianvercani1288 4 роки тому +1

    Pac pleqeri te mbar do mbetesh gjithmon ne zemrat tona

  • @valentinceku5047
    @valentinceku5047 4 роки тому

    Edhe 100vite te lumtura dhe shendet artist i madhe

  • @humandefenseblond241
    @humandefenseblond241 4 роки тому +2

    Shkodran Gjakovar e Pejan njejtë janë 🇦🇱👍

  • @dukatcolak7232
    @dukatcolak7232 4 роки тому +1

    Jete te gjate Gzim Kruja

  • @verashehu4955
    @verashehu4955 4 роки тому +1

    Edhe 100 vjeç i madhi Gëzim Kruja

  • @taulandpalushani2375
    @taulandpalushani2375 Місяць тому

    Jan te pa zevensushem

  • @tonitota5317
    @tonitota5317 4 роки тому +2

    Gezuar ditelindjen i madhi Gezim Kruja

  • @Miranda-fo8ei
    @Miranda-fo8ei 4 роки тому +1

    Artist i madh ...mos vdeksh kurre

  • @golemierion3613
    @golemierion3613 4 роки тому +1

    Mjeshtri madh Gezim kruja..

  • @vangjelfrroku9895
    @vangjelfrroku9895 4 роки тому +1

    ZOTI NA DHA ARTISTIN GEZIM KRUJA ME HUMOR NE GOJ TAN JETEN DHE KUJTIMI I ARTISTIT JETON PRJET RESPEKTE

  • @fatbardhaabdullahi6376
    @fatbardhaabdullahi6376 4 роки тому +4

    Urime edhe 100 vite te tjera legjendes se humorit shqiptar. U sherofsh se shpejti

  • @user-oj6dd6vr4o
    @user-oj6dd6vr4o 4 роки тому +1

    Mire thame artist i madh po jo ne atagjendje po keto ndodhin ne albanistan

  • @jimcullins1861
    @jimcullins1861 4 роки тому

    💔❤️❤️❤️❤️🙏🏼🌠🌠🌠

  • @jetemtiamoballsh1619
    @jetemtiamoballsh1619 4 роки тому +3

    Dhe 100 te tjera mjeshter i artit 🇦🇱 👏jet te gjat dhe lumturi ne jeten tate

  • @nardibala9705
    @nardibala9705 4 роки тому +1

    Edhe 100 vite te tjera

  • @florindareci227
    @florindareci227 4 роки тому +1

    Sherim te shpejte dhe jete te gjate.

  • @bleonalona8955
    @bleonalona8955 4 роки тому +1

    Legjende, I pa krahasueshem

  • @lelanova9131
    @lelanova9131 4 роки тому

    U befte dhe 100 vjec gezim kruja, I urojme nje jete te gjate dhe te shkuar

  • @Deti941
    @Deti941 4 роки тому

    Zef Beka je shok dhe njeri shume i mire pa mendjemadhsi per gjith famen qe ke ‘ per fat te keq jan shume te paket keto njerez si ju, njerzimi Po prishet cdo dit e me shume , dhe kenaqna kur shohim te tille njerez si juve bravo 👏 shkodra per humoristat qe na ke dhene 🎁🎁

    • @gjyzigjeta5914
      @gjyzigjeta5914 4 роки тому

      Edhe 100 me mbushen syt me lot don i malli zot sherohesh se je shum artist i mir

  • @eldihoxha3124
    @eldihoxha3124 4 роки тому

    👏👏👏👏👏👏

  • @altinkadriu8950
    @altinkadriu8950 4 роки тому +1

    dhe 100 vjet gezim kruja nuk lindin. mo. te till humorist pershendetje gezim kruja i papar

  • @shkelqimhasibra5442
    @shkelqimhasibra5442 4 роки тому +2

    Rrespekte met tmira per kte artist gzim kruja dhe nje 100 vite ? Ŕespekte artsteve shkodrane

  • @golemierion3613
    @golemierion3613 4 роки тому +1

    Zef deda he Gjigand

  • @arbenkelmendi84
    @arbenkelmendi84 4 роки тому

    edhe 4 muj i paska pas jet pi ditelindjes 80

  • @danielz3244
    @danielz3244 4 роки тому +1

    Mbrekullushme takimi me artistin Gezim kruja

  • @elenidhima8071
    @elenidhima8071 4 роки тому

    U bedsheets 100 Unimed 👌

  • @TheProms
    @TheProms 4 роки тому

    Shife mire kete video edhe shiko si po prishet natyra Shqiptare.

  • @vangjelfrroku9895
    @vangjelfrroku9895 4 роки тому +1

    SI UJEVARA IKIN VITET GEZIMI S’PLAKET VETEM RRITET

  • @nsjznhshsuznhz5719
    @nsjznhshsuznhz5719 4 роки тому +2

    Ta gezosh ditelindjen..u bafsh 100 vjec..pleqeri te mbar

  • @klodianshqipe52
    @klodianshqipe52 9 місяців тому

    Nje brez artistash te mdhej dhe te paarritshem.