Udhetim deri ne majen e Gjalices | ABC News Albania

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 7 лис 2024
  • U ngjitën për herë të parë në majën e Gjalicës. Nga Kosova udhëtuan disa orë për në pikën më të lartë 2478 metër mbi nivelin e detit. Kjo është pamja e Kukësit ku bashkohen dy Drinat.
    Edhe në Korrik, në pllaja të Gjalicës ka ende borë. Burimet mbushen me ujë të kristaltë. Lëndinat ofrojnë pamje magjepsëse me lule të rralla. Stanet e kuksianëve e livadhe pafund.
    Xhafer Gjana, ka kaluar të tetëdhjetat, por për çdo vit shkon te stanet e tij të trashëguara prej 300 vitesh.
    Verën e kalojnë aty. Merren me mbarshtimin e blegtorisë, por edhe mbledhin boronicë e bimë mjekësore. Stani i tij mbushet plot me nipa e mbesa që e vizitojne rregullisht Gjalicën. Dhë askund tjetër nuk ka ajer të pastër si këtu.
    Xhaferi kullot bagëtitë, kurse bashkëshortja e tij me pjesën tjetër të familjes merren me punët e përditshme në stan. Bulmetin, gatimin, trajtimin e boronices e çdo gjë tjetër.
    Gazmendi po bëhet gati të kosisë livadhet e të sigurojë ushqimin e dimrit për bagëtitë. Ai thotë se duhet pak kujdes edhe nga shteti për infrastrukturën në këtë zonë. Deri afër stanit udhëtimi bëhet me makinë, kurse ngjitja në majën e Gjalicës në këmbë.
    Dy kosovarët, Jemin Mema e Dervish Hoxha, e vlerësojnë si një nga udhëtimet më të bukura e që do t’u mbetet gjatë në kujtesë. Në stanet e tjera ka edhe festë. Mbushen plot me mysafirë mes pishave dhe luleve.
    Gjalica është mali i katërt në Shqipëri për nga lartësia, pas Korabit Jezercës dhe Gramozit. I ka të gjitha brezat natyrorë të biodiversiteit e me ujë të bollshëm thuajse për çdo kilometër.
    Gjalica ka edhe festën e saj. E enjtja e parë e Gushtit shënohet si dita e Gjalicës e festohet nga banorët që jetojnë rreze këtij mali. Një festë pagane e trashëguar ndër breza./abcnews.al

КОМЕНТАРІ • 3

  • @fahribaliu1466
    @fahribaliu1466 2 роки тому +1

    Oooo sa vend i bukur bre

  • @pepepanama88
    @pepepanama88 5 років тому +3

    Ka lezet gjalica jone e bukur 😍🤗