RADIODOKUMENTAR XHEMALI BERISHA NGA AFERDITA RUSHITI

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 5 жов 2023
  • XHEMALI BERISHA
    Vallëzimi është një formë arti që në përgjithësi i referohet lëvizjes së trupit. Përdoret si një formë e të shprehurit, bashkëveprimi social ose si paraqitje e një gjendje shpirtërore. Sigurisht kjo e fundit bëhet në bazë të përcaktimit të performancës, apo planifikimit të lëvizjeve të kërcimit, e që ne e njohim si koreografi.
    Koreografi do të thotë të shkruash një kërcim. Kjo më së shpeshti i referohet planifikimit të lëvizjeve të kërcimit, përfshi baletin, por ndodh edhe në sporte të tjera që përfshijnë lëvizjen njerëzore, si patinazhi me figura, noti me figura ose gjimnastika ekipore. Koreografia përmban gjithçka që interpretuesit duhet të dinë dhe të mësojnë për të realizuar veprën ashtu siç dëshiron koreografi.
    Koreografia është një fushë shumë e gjerë e cila përmbledh vallen, muzikën, kostumin dhe shumë rite e zakone nga tradita e një populli apo rajoni.
    Xhemali Berisha është koreografi I parë shqiptar I folklorit. Si arriti të jetë? Kush e përkrahi dhe nga e sfiduan dallgët e jetës? Dëgjoni radiodokumentarin kushtuar jetës dhe veprës së tij.
    AUTORE: AFËRDITA RUSHITI
    REALIZIMI TEKNIK: SHPEJTIM SALIHU

КОМЕНТАРІ •