E pazakonte! Ardit Gjebrea ia thyen endrrat, vajza e biresuar zbulon historine e dhimbshme
Вставка
- Опубліковано 14 гру 2024
- Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” është trajtuar një temë jashtëzakonisht e veçantë dhe e pazakonte. Bëhet fjalë për një grua të quajtur Mirela e cila gjithë jetën e saj ka vrapuar dhe shpresuar pas një iluzioni dhe gënjeshtre të thurur nga të tjerët. Ajo është braktisur në jetimore dhe më pas është birësuar nga një familje shkodrane. Pasi zbuloi se ishte e birësuar, Mirela filloi të kërkonte familjen e saj dhe për vite me radhë mendonte që nëna e saj ishte Ismetja e cila e ka refuzuar. Ardit Gjebrea së bashku me stafin, kanë arritur të zbulojnë se zonja Ismete nuk është nëna e saj por, Bajame Ahmeti e cila ka ndërruar jetë direkt pasi ajo lindi.
Ardit Gjebrea: Unë kam një pyetje Mirela, dua të më përsërisësh edhe një herë emrin tek certifikata e lindjes.
Mirela: Bajame Ahmeti, Berat viti i lindjes së saj 1944.
Ardit Gjebrea: Dhe ajo ka qenë nëna jote biologjike.
Mirela: Nuk e di.
Ardit Gjebrea: E dimë ne. Pra ti nuk je në mes të dy vëllezërve, ata janë vëllezër, por ti nuk je motra e tyre. Ju keni jetuar gjithë jetën si vëlla e motër.
Mirela: Më vjen keq për Benin sepse është një njeri i përsosur. Sa kam shpresuar, më ka gënjyer instinkti këtë radhë. I kërkoj falje kësaj zonje atëherë, para të gjithë publikut i kërkoj falje. Të dhënat që më kanë dhënë, paskan krijuar një iluzion të fortë. I kërkoj falje kësaj zonje e paskam shqetësuar, por më kanë dërguar aty personat e gabuar.
Ardit Gjebrea: Ne e dimë historinë e nënës tënde, nuk mund të të them nëse jeton apo nuk jeton.
Mirela: Shpresoj të jetojë.
Ardit Gjebrea: Këtë do të ta thotë një zonjë të cilën e kemi ftuar në studio dhe quhet Shpresa.
Në studio hyn zonja e moshuar e quajtur Shpresa dhe Ardit Gjebrea e pyet pse mendon që e ka ftuar në studio.
Shpresa: Si të thotë nëna bir se për të pasur kam njerëz.
Ardit Gjebrea: Cila është familja jote e vajzërisë?
Shpresa: Ismail Ahmeti, babai, nëna Zylk, vëllai i madh Xhevahir, motra Bajame ajo ka ndërruar jetë, po bën vite 53 vite që nuk jeton.
Ardit Gjebrea: Pse e humbët Bajamen?
Shpresa: E humbëm sepse Bajamja vuante nga një sëmundje, epilepsi dhe ajo ka qenë vajza më e bukur dhe më e mirë që e kishim ne. Më punëtore, më e urtë. Pastaj e shtroi babai në spital në Elbasan, atje ishte një infermiere dhe doktor. Infermierja e kishte parë dhe kishte vendosur për ta merrte për një të afërmin e saj. Sa lindi ndërroi jetën. Solli në jetë një vajzë të quajtur Dallëndyshe ia ka vënë emrin babai im. Babai vajti dy herë tek shtëpia e fëmijës ta kërkonte.
Ardit Gjebrea: Gjyshi, e donte Dallëndyshen?
Shpresa: E donim shumë. E kishte emrin Dallëndyshe por i thoshte engjëll. Në Elbasan nuk e gjetën, vëllai im që ka vdekur 50 vjeç futi një në Shkodër dhe i thanë që e ka marrë një polic këtu, e ka adoptuar.
Në monitor Shpresa shikon Mirelën dhe fillon të përlotet.
Shpresa: Dallëndyshe të ka kërkuar tezja, nuk ka lënë vend tezja për ty (qan). I ngjan motrës.
Mirela shkon e takon tezen, e përqafon fort dhe shprehet se deri më tani ka jetuar një iluzion, por është e lumtur që e ka takuar tezen e saj biologjike./tvklan.al
#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on UA-cam for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog... - Розваги