Це відео не доступне.
Перепрошуємо.

Pa Gjurme- ‘Sekretin e ndau me kunatën, iku pa lënë adresë’/Pas zhdukjes vëllai:Në telefon i gjetëm…

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 24 сер 2024
  • Fran Marku është i riu nga Shkodra i cili rezulton i humbur që prej vitit 2007. Një nga pesë djemtë në një familje të madhe, Rute dhe Ndue kishin 6 djem dhe një vajzë.
    Nga fshati Fin i Vaut të Dejës, Frani sapo kishte mbaruar 8-vjeccaren, qëndronte asokohe në shtëpi për t’u ardhur në ndihmë prindërve në punët e përditshme.
    Ishte viti 2004 kur një prej vëllezërve, i cili jetonte në Itali, Ndreca vendos ta marri me vete të vëllanë Franin në Pavia. Frani punësohet në një fabrikë të përpunimit të lëndëve drusore dhe punon aty për afro tre vite. Kontaktet me familjen i kishte të rregullta. Ajo që e pengonte qëndrimit e tij gjatë në shtetin italian ishte mospajisja me dokumenta.
    Në gusht të vitit 2006 Frani dhe Ndreca kthehen në Shqipëri, për të bërë dasmën e këtij të fundit. Pasi bënë dasmën Ndreca dhe bashkëshortja e tij rikthehen në Itali, ndërsa Frani jo. Ai vendos të nisej në Volos të Greqisë, në fund të shtatorit ku qëndroi për afro 3 muaj. Afrimi i festave të fundvitit bën që Frani të kthehet në Shkodër për të festuar me familjen. Askush nuk i dinte planet e ardhshme të 38-vjecarit, derisa ai i pati pohuar kunatës së tij se:
    “Unë do të iki në një vend shumë të largët, ikjen e kam 100% të sigurtë, por të lutem mos i trego familjes, derisa unë të shkoj “…
    Familjarët kujtojnë se pak pas kësaj bisede, ndërsa ishin në shtëpi sëbashku, Franit i bie telefoni dhe flet gjatë me një person të panjohuar pwr afro 1 orë. Nga pasditja rreth orës 17:00 Frani është parë të dalë nga shtëpia, por lë telefonin dhe në sirtar nuk i kishte marrë as paratë. Ishte nisur i veshur firmato dhe me vete kishte marrë vetëm pasaportën e tij.
    Kjo ikje e çuditshme e tij ka mbetur në kujtesën e familjarëve si një mister që la pas Frani. Ky largim i mistershwm ngre pikwpyetje tw mwdha. Që nga ajo ditë familja nuk ka asnjë informacion lidhur me vendodhjen apo fatin e Fran Markut. Shokët e tij dijnë të thonë të vetmin detaj, atë se dëshira e Franit kishte qenë gjithnjë të shkonte në një shtet të largët…emrin e të cilit nuk e mësuan kurrë.
    Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
    Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota.
    Për më shumë vizitoni: shqiptarja.com/ dhe www.report-tv.al/
    Subscribe to "Report TV" on UA-cam Channel for NEWS and TV Shows HERE: / @reporttvalbania
    Follow Report Tv on Facebook: / reporttval
    Follow Shqiptarja.com on Facebook: / shqiptarjacom
    Follow Report Tv on Instagram: / reporttv.al
    Follow Shqiptarja.com on Instagram: / shqiptarjacom
    Follow Report Tv on Twitter: / shqiptarjacom
    Follow Shqiptarja.com on TikTok: / shqiptarjacom
    #ReportTv #ReportTvLajme #pagjurme #odetadume #reportTV

КОМЕНТАРІ • 12

  • @ReportTVAlbania
    @ReportTVAlbania  Місяць тому +4

    Ndiqni kanalin Report Tv në WhatsApp: whatsapp.com/channel/0029Vaeokjl1XquXRChcqD3f

    • @herlaherla
      @herlaherla Місяць тому

      Odeta te ndjek gjithmon edhe ne live me odeten edhe ne pa gjurm Ben nje pun te mrekullushme respekt per ty tepershendes nga kosova

  • @artinarti958
    @artinarti958 Місяць тому +5

    Frani se paska pas shum qejf punen,,,frani se di se edhe ne amerike,kanada,e australi,angli,,,gjithmon do punosh,,,

  • @elenahekurani7478
    @elenahekurani7478 Місяць тому +3

    Sa histori e cuditshme kjo,mos ndoshta ka pas ndonj problem me dikë e s'don qe te bëhet i gjallë vet

  • @nikosglosa4459
    @nikosglosa4459 Місяць тому +4

    Po nuk gjeni gje ju joo duhet nje aida shtino ne kto pun

  • @gertalami9499
    @gertalami9499 Місяць тому +1

    Aman kt gazetarin qe ben kte kroniken ku e keni gjete nk di te thot emrat e qyteteve pvia pavia shoku 😂😂

  • @renisanisa-r9w
    @renisanisa-r9w Місяць тому +2

    Ai ose eshte agjent, ose ka dashuruar meshkujt ( mund te jete kthyer ne femer transgjinore dmth) sepse edhe porosia qe i ka lene kunates ishte sepse ai e dinte objektivin e tij te jetes, per t’mos u kthyer me kurre, por edhe tipi tij i mbyllur sipas pershkrimit te vellait, dukej sikur vuante…. Ose nuk jeton me.

  • @dardanal6346
    @dardanal6346 Місяць тому

    Nqs keni tel akoma gjeni numrin me ke foli 1 ore

  • @pandora3957
    @pandora3957 Місяць тому

    Te shkretat vajza kaq kohe nuk gjendet mamaja sikur e perpiu dheu