E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 2! (06 maj 2018)

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 15 вер 2024
  • Facebook: / tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN; Arturi ka ftuar bashkëshorten e tij, Manjolën në rubrikën “Ka një mesazh për ty” të emisionit “E Diela Shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjerbrea, për shkak të një gabimi të tij, që ka sjellë probleme në jetën e tyre bashkëshortore.
    Ai tregoi se Manjola ka patur një histori të trishtë fëmijërie, pasi në moshën 7-vjeçare i janë divorcuar prindërit. E ëma e braktisi, ndërsa i ati emigroi, duke e lënë atë të jetojë me gjyshërit. Historia e tyre e dashurisë ka nisur në vitin 2000, kur ajo ishte vetëm 15 vjeç, ndërsa ai 24 vjeç. Pas 6 muajsh njohjeje, Arturi vendosi të martoheshin, por duke qenë se familjet e tyre nuk e pranuan këtë marrëdhënie, e rrëmbente të dashurën e tij. Pavarësisht të gjithë sfidave dhe peripecive që iu deshën të përballeshin, ata i fuqizonte dashuria e tyre. Ata sollën në jetë dy fëmijë, Samantën dhe Rein dhe ishin një familje e lumtur.
    Ai rrëfeu se ajo është xheloze, pasi rreth një dekadë më parë, e ka tradhëtuar kurorën bashkëshortore dhe Manjola e zbuloi, por për hir të familjes dhe dashurisë e fali, duke lënë gjithçka pas. Por jetesa e qetë familjare nuk zgjati shumë, pasi Arturi i bëri “like” në Facebook ish të dashurës së tij. Kjo ishte një “thikë pas shpine” për bashkëshorten e tij, pasi mendoi se po e tradhëtonte sërish.
    Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të tij për falje, debatet mbizotëronin në familjen e tyre. Arturi e pranon që e ka lënduar bashkëshorten, prandaj dhe e kishte ftuar sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty”. “E lëndova, por nuk duhej sepse e ka lënduar jeta. Iu nda nga jeta i ati dhe gjyshja që e kishte rritur”, tha i penduar Arturi.
    Manjola e ka përjetuar dhe e di se çfarë do të thotë divorci për fëmijët, ndaj është munduar që ta mbajë të lidhur fortë këtë familje. Para pak ditësh ajo festoi datëlindjen dhe vendosi që ta hidhnin pas edhe këtë histori, me shpresën se nuk do të përsëritej më.
    Por Arturi ndjente sërish nevojën për t’i kërkuar falje dhe për t’i rifituar besimin, e humbur për të dytën herë.
    “Më vrau që humba besimin tek ime shoqe. Atë besim sa më duhet ta rikthej? A duhet kohë? Prandaj i kam sjellë një mesazh që të më besojë që unë jam ai Artur siç më ka dhe nuk e tradhtoj e nuk kam për ta tradhëtuar. E dua dhe do e dua për gjithë jetën!”, u shpreh ai.
    Manjola pranoi ftesën për të qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” dhe erdhi në studion “E Diela Shqiptare”. E pyetur se kush mund të ketë një mesazh për të, ajo tha se nuk e di, por kur pa në ekranin e murit ndarës bashkëshortin e saj, shprehu lumturi.
    Arturi - Dua të të përshëndes për sakrificat që ti bën dhe vazhdon të bësh për familjen tonë. Për mua je një bashkëshorte shumë e mirë dhe një nënë e mrekullueshme, pavarësisht që unë të kam lënduar. Prandaj të solla, të të jap këtë mesazh.
    Unë të kam lënduar, por ishte një veprim i pavetëdijshëm. Unë të kërkoj ndjesë. Pas vdekjes së babait dhe gjyshes, ti shpeshherë ma ke thënë dhe shprehesh: Artur a më do? Manjol! Unë të dua përgjithmonë!
    Manjola - Dashuria ime!
    Arturi - Ti për mua je gruaja dhe nëna më e mirë. Të më falësh për “like” që kisha bërë dikur në një vend.
    Manjola - Nuk ka rëndësi fare!
    Arturi - Unë të dashuroj dhe për mua je gruaja ime më e lumtur!
    Manjola - Edhe unë të dashuroj!
    Manjola pavarësisht gjithçkaje u shpreh se vijon të ketë besim te bashkëshorti i saj dhe ta dashurojë. Ndërsa Arturi tha se ndihet i çliruar që i shprehu publikisht dashurinë që do t’i shoqërojë derisa të mbyllin sytë.
    Në studio ndodhej dhe vajza e tyre 16-vjeçare, Samanta, e cila e përlotur tha se i do shumë prindërit dhe se i ati është shumë guximtar që tregoi gjithçka publikisht.
  • Розваги

КОМЕНТАРІ • 114

  • @julianorvegji9456
    @julianorvegji9456 6 років тому +16

    bravo ni gru krenare po edhe buri yt i mir koka se pe prano gabimin shumica nuk e pranojn gabimin e ti ardit je shum i mir ni program te mrekullushem

  • @desvideocooll1272
    @desvideocooll1272 6 років тому +2

    Mbitegjitha eshte besimi bravo i qoft gruas qenka nje femer shum e mrekullushem bravo ..

  • @abetaraalb6132
    @abetaraalb6132 6 років тому +14

    Shum shum femer kinge dhe njeri i mir dhe shpresoj per të qe i 😏shoqi te mbaj fjalen edhe pse se kuptoj si mund te tradhtohet kur ke nji grua si kjo.... Zonj grua.Rrespekt😊

  • @ariari3492
    @ariari3492 Рік тому

    Tani po e shoh..sa e bukur sh e bukur..joo vllaii ndaloo ndalooo.

  • @vasilikiqendro6123
    @vasilikiqendro6123 6 років тому +2

    Manjila je shume e mire ,shume e bukur bravo te qofte.Arturi te mbledhe mendjen se grua si tyja jane te ralla zoti i ka dhene nje dhuratete fije ta mbaj qofshi te lumtur ketej e tutje

  • @nertilakortoqi1461
    @nertilakortoqi1461 6 років тому +2

    Ishalla ika të sakta sepse nje familje si kjo duhet respektuar zoti va shtoft ket dashuri kaq tbukur

  • @destemonabeqiri1234
    @destemonabeqiri1234 2 роки тому

    Je sh e bukur moj zonje ,je per aktore ,mire tha Arditi. Shpresoj qe burri mos te hape syte per te tjera ,se je yll.

  • @lolaceliqu1955
    @lolaceliqu1955 6 років тому +4

    Sa e mir si kukull

  • @arjetaarjeta4592
    @arjetaarjeta4592 6 років тому +2

    bravo , ju lumt 😢😢😢😢😢👍👍👍👍👍

  • @loveyou-ou9pm
    @loveyou-ou9pm 6 років тому +1

    u preka kur e pash bravo kjo esht nje zonj e vertet

  • @fatjontirona4746
    @fatjontirona4746 6 років тому +2

    Sa emocione ka Arturi

  • @Eduardo-cx7cx
    @Eduardo-cx7cx 6 років тому

    Vertet jan familje e bukur 💕 goca yll Mami yll dhe babi te gjith ⭐⭐⭐"

  • @elsaeli8825
    @elsaeli8825 6 років тому +7

    Wow ca familje e bukur😍😍😍😍
    Maşhallah 👏👌😍

  • @anaisdidier5337
    @anaisdidier5337 6 років тому +3

    O Zot i madh sa familje mir Allahi ju rujt

    • @zhzaneta1zhani378
      @zhzaneta1zhani378 6 років тому

      grua e mrekullushme sic e the dhe vet .....por nuk e meritonte ....ate qe ke bere ..

    • @fatjontirona4746
      @fatjontirona4746 6 років тому

      Amin

    • @anaisdidier5337
      @anaisdidier5337 6 років тому

      Zhzaneta jom plotsisht me t'y,po nuk prishet familja për pak,ska njeri pa gabime,lum aj se fal ose ajo✋🏻😘

  • @orjolasulejmani8214
    @orjolasulejmani8214 6 років тому +2

    Shum bukur!!! 😍

  • @fatjontirona4746
    @fatjontirona4746 6 років тому +1

    Si indiane e bukur

  • @gentibravocara7261
    @gentibravocara7261 6 років тому +23

    e ka bere per te humbur gjurme po he...se bishti i qenit bisht qeni ngelet..

    • @annastone8069
      @annastone8069 6 років тому +3

      Gentibravo Cara 😂😂😂😂shum e vertet 😂😂😂

  • @antoniolesli9064
    @antoniolesli9064 6 років тому +2

    Verte e mir ardit se njeriu i mir duket

  • @santasantabu1760
    @santasantabu1760 6 років тому +5

    E mban se mban fjalen ky te pakten e pranoj publikisht qe ka gabuar . Bukuroshe gruaja

  • @user-bl7qe4mm1m
    @user-bl7qe4mm1m 6 років тому +12

    Sa grua e mir dhe kukull nuk e meriton tradhtin....Do ta mbaj fjalen bashkeshorti?...le te shpresojm

  • @xhabirejona6314
    @xhabirejona6314 6 років тому +8

    Besimi humbet pergjithmon nuk kthehet me

  • @anilakazimi2669
    @anilakazimi2669 6 років тому +8

    O zot i madh.....sa vuajne femijet nga gabimet e prinderve....

    • @edierduan523
      @edierduan523 6 років тому

      anila kazimi kjo asht te na thojn vajza asht mish per qen

    • @dionisvoja5066
      @dionisvoja5066 6 років тому +1

      Shume cift simpatik jete te lumtur bashkeshortore urime eeeeeeee💖👌

  • @rmalbo6925
    @rmalbo6925 5 років тому

    o zot sa grua e bukurr, kukull nuk e mertion tradhetin as ti as ndonje grua ne ket bot, sidomos nje nene. mvjen qe you had to go through this you really don't deserve it.

  • @GO-nf5bp
    @GO-nf5bp 6 років тому +3

    Si Gylseremi qenka !

  • @elvapogoni8981
    @elvapogoni8981 6 років тому +1

    Ooo

  • @shkelqimhasibra1174
    @shkelqimhasibra1174 6 років тому +8

    Vallaj hallva ftoft esht ujku Qimen edrro por huqin zor ta harroj

  • @marsiavlore
    @marsiavlore 4 роки тому

    Nje like ne faqen e ishit nuk behet asnjehere gabimisht , do te thote se ti futesh dhe e ndjek ate ... nuk te iken shpirti nga ishi

  • @ervisramaervisrama6680
    @ervisramaervisrama6680 6 років тому +1

    bravo vllai tlumt shummm mir

  • @gresigres9423
    @gresigres9423 5 років тому +1

    Edhe. Une jam nene e nje goce per gocen time bej cdo gja

  • @fatonsahiti101
    @fatonsahiti101 4 роки тому +1

    O vella sikur kete grua duhet ta ruash e te kujdesesh se sikur kjo jane te rralla

  • @miribeqiri4594
    @miribeqiri4594 6 років тому +2

    vari lesht pun gabelsh

  • @semiautomatic_
    @semiautomatic_ 6 років тому +1

    O rrush i zii 😂😂😂😂

  • @refatllariaviola9961
    @refatllariaviola9961 6 років тому +2

    Hahaha paska te forta ky....po te pakten e pranon..

  • @xhevahirkrasniqi6596
    @xhevahirkrasniqi6596 6 років тому +1

    Kto gjera u desht me i mendu para se te ndodhe,ti smeriton falje...

  • @shijaksimilano7482
    @shijaksimilano7482 6 років тому +1

    min 6:15 lot vallaj 😂😂😂😂😂

  • @vlashfusha6201
    @vlashfusha6201 3 роки тому

    vbh

  • @girasole863
    @girasole863 6 років тому +3

    EE sipas jush ,ketia i ka hy mendja ????

    • @alibogdani7684
      @alibogdani7684 6 років тому

      gira sole p0

    • @sonilabekteshi133
      @sonilabekteshi133 6 років тому

      Un them se po se po i kerko falje ne mes publikut pastj qeka shum i sinqert ky gjynaf zoti kurr mos ju ndaft harmoni e lumturi pac gjithmon ne familje

    • @ketaalla9071
      @ketaalla9071 6 років тому

      Po kush e ka femrat e mira qent po kot sthon dreth bucja bishtin dhe vete qeni po ca te besh fatit femre mir nuk ka fat kurre I bijen qet per pjes po ca ti besh femijes po ai nuk derron rrug po tralltoj ner qeni.do ebej prap paske alamet.gruaje po nuk di ta bash

    • @girasole863
      @girasole863 6 років тому

      +Ali Bogdani sikuro

    • @vjollcaberisha8954
      @vjollcaberisha8954 6 років тому

      nuk shikon qe esht 💞💖

  • @ramijeqamili728
    @ramijeqamili728 5 років тому

    Pralla me tupan

  • @fiorikalemi9241
    @fiorikalemi9241 6 років тому

    po po bishti qenit po bishti qenin mbetet

    • @ariari3492
      @ariari3492 Рік тому

      Haaa po burrat bisht qeni jane te gjithe o vllai haaa pse thojne burrat jan si qent haaa respekte per shokt e mi

  • @leoleopard2473
    @leoleopard2473 6 років тому

    Sduhet falesh fare perse si ke ber bllok pse eke mbajt aty

  • @alinsinaj3285
    @alinsinaj3285 4 роки тому

    Pun jefxhish me

  • @root9262
    @root9262 6 років тому +1

    Po lere te tradhtoj se prap nshpi do vi

  • @plisidardan3610
    @plisidardan3610 3 роки тому

    Cfare familje e bukur thote Arditi por te keta eshte normale te nderroshe partneren pune e Romeve.