Te rrapi në Mashkullorë

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 17 гру 2012
  • ÇERÇIZ TOPULLI (1880-1915). Atdhetar e veprimtar i shquar i Rilindjes, udhëheqës i luftës së armatosur të çetave kundër sunduesve osmanë për çlirimin kombëtar të vendit. Hero i Popullit.
    Lindi në Gjirokastër. Mjedisi familjar në të cilin u rrit e sidomos vëllai më i madh Bajo Topulli, ndikuan në formimin e tij si atdhetar i vendosur. Mori pjesë në veprimtarinë e Komitetit të Fshehtë «Për lirinë e Shqipërisë» në Gjirokastër.
    Në prill të 1907 komandoi çetën e armatosur që vepronte në Shqipërinë e Jugut, e sidomos në krahinat e Gjirokastrës dhe të Korçës. Me vendim të Komitetit të Gjirokastrës, anëtarë të çetës së tij vranë në fillim të marsit 1908 në Gjirokastër komandantin turk të xhandarmërisë. Drejtoi Luftën e Mashkullorës më 18 mars 1908.
    Në thirrjen "Nga malet e Shqipërisë" drejtuar bashkatdhetarëve të tij dhe botuar në janar 1907 në gazetën "Shpresa e Shqipërisë" Çerçiz Topulli pasi dënonte grabitjet e administratës osmane kërkonte që Shqipëria të shkëputej nga Perandoria Osmane dhe të bëhej e lirë dhe e pavarur. Ai shprehte bindjen se e vetmja rrugë për çlirimin e Shqipërisë ishte ajo e kryengritjes së përgjithshme të armatosur, dhe ftonte gjithë shqiptarët të ngriheshin me armë në dorë në luftën për lirinë e Shqipërisë.
    Pas fitores së revolucionit xhonturk të 1908, Çerçiz Topulli punoi për formimin e klubeve shqiptare dhe për çeljen e shkollave shqipe në viset e ndryshme të vendit. Në shoqëritë dhe klubet patriotike mbrojti interesat e kombit dhe të vegjëlisë. Pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912 u vu në shërbim të qeverisë së I. Qemalit dhe luftoi për mbrojtjen e tërësisë territoriale të atdheut. U vra më 15 korrik në Fushën e Shtoit (Shkodër) nga forcat e pushtuesve malazezë. Më 1937 eshtrat e Çerçiz Topullit u vendosën në Gjirokastër.

КОМЕНТАРІ • 34

  • @nezirkapllani8964
    @nezirkapllani8964 Рік тому +2

    U faleminderit juvej qe na jepni keto kenge drite ua befte zoti e eperendija Neziri

  • @arianamekolli1249
    @arianamekolli1249 4 роки тому +10

    Te kendofte zemra

  • @IZotit
    @IZotit 3 роки тому +2

    faleminderit birazer. Gurbeti na ftoft, por kjo kenge me chon prap ke troja jon.

  • @ruzhdialitjaha6788
    @ruzhdialitjaha6788 4 роки тому +5

    Prej sa Jam le as sjam shit as sjam ble...fjal shum e madhe e heroit Ton.

  • @ternocimadh5863
    @ternocimadh5863 4 місяці тому +2

    🦅🦅 Çerçiz Topulli 👑

    • @ternocimadh5863
      @ternocimadh5863 4 місяці тому

      (1880-1915). Atdhetar e veprimtar i shquar i Rilindjes, udhëheqës i luftës së armatosur të çetave kundër sunduesve osmanë për çlirimin kombëtar të vendit. Hero i Popullit.
      Lindi në Gjirokastër. Mjedisi familjar në të cilin u rrit e sidomos vëllai më i madh Bajo Topulli, ndikuan në formimin e tij si atdhetar i vendosur. Mori pjesë në veprimtarinë e Komitetit të Fshehtë «Për lirinë e Shqipërisë» në Gjirokastër.
      Në prill të 1907 komandoi çetën e armatosur që vepronte në Shqipërinë e Jugut, e sidomos në krahinat e Gjirokastrës dhe të Korçës. Me vendim të Komitetit të Gjirokastrës, anëtarë të çetës së tij vranë në fillim të marsit 1908 në Gjirokastër komandantin turk të xhandarmërisë. Drejtoi Luftën e Mashkullorës më 18 mars 1908.
      Në thirrjen "Nga malet e Shqipërisë" drejtuar bashkatdhetarëve të tij dhe botuar në janar 1907 në gazetën "Shpresa e Shqipërisë" Çerçiz Topulli pasi dënonte grabitjet e administratës osmane kërkonte që Shqipëria të shkëputej nga Perandoria Osmane dhe të bëhej e lirë dhe e pavarur. Ai shprehte bindjen se e vetmja rrugë për çlirimin e Shqipërisë ishte ajo e kryengritjes së përgjithshme të armatosur, dhe ftonte gjithë shqiptarët të ngriheshin me armë në dorë në luftën për lirinë e Shqipërisë.
      Pas fitores së revolucionit xhonturk të 1908, Çerçiz Topulli punoi për formimin e klubeve shqiptare dhe për çeljen e shkollave shqipe në viset e ndryshme të vendit. Në shoqëritë dhe klubet patriotike mbrojti interesat e kombit dhe të vegjëlisë. Pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912 u vu në shërbim të qeverisë së I. Qemalit dhe luftoi për mbrojtjen e tërësisë territoriale të atdheut. U vra më 15 korrik në Fushën e Shtoit (Shkodër) nga forcat e pushtuesve malazezë. Më 1937 eshtrat e Çerçiz Topullit u vendosën në Gjirokastër.

  • @gango_Shqiptar.
    @gango_Shqiptar. 8 місяців тому +1

    🦅🇦🇱LAVDI PERJET🇦🇱🦅KAPEDAN🦅🇦🇱ÇERÇIZ TOPULLI🇦🇱🦅HERO I KOMBIT SHQIPTAR🦅🇦🇱🦅O FOLI ÇEÇUA ME GOJE✊🏻🇦🇱🦅

  • @sonihassen2666
    @sonihassen2666 8 років тому +8

    e bukur kjo po fjalet deri ne fund te jene qe ta mesojm...

  • @zaniimire5825
    @zaniimire5825 5 місяців тому +2

    Qajm nè KURBET se ende sot kèshtu po i SHKELIN nè BE ne SHQIPTARET kèngè qè e mbaj mènd qè nè fèmijèrin time me kèto kèngè e melodi qè u rritèm nè SHQIPERIN tonè tè varfèr gèzonim e festonim tè gjithè bashkè nè thjeshtèsi por e kishim plotè SHPIRTIN

  • @makisgeorgiou4648
    @makisgeorgiou4648 Рік тому +1

    Ooopaaa PASA mou,yperoxo arvanitiko tragoudi!!!!

  • @athanasiosranxha4305
    @athanasiosranxha4305 Рік тому

    Bravo shume kenge e bukur.

  • @lirard
    @lirard 3 роки тому +1

    bravo te qofte per infon

  • @edmontkoshena700
    @edmontkoshena700 4 роки тому +12

    Nuk duhet qe ti harrojne kurre keto kenge.

  • @TheodhoraKokoneshi-vx2op
    @TheodhoraKokoneshi-vx2op 6 місяців тому +1

    ❤❤❤❤❤❤❤❤❤🎉🎉🎉🎉🎉🎉🎉🎉🎉🎉🎉🎉ah ah ah

  • @robindeschamps4984
    @robindeschamps4984 3 дні тому

    Lavdi heroit te perjetshem

  • @gezim78
    @gezim78 3 роки тому +5

    i perjetshem kujtimi jot çerçiz djali

  • @mandirmandi4855
    @mandirmandi4855 Рік тому

    ❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤🎉🎉🎉🎉

  • @takusarande5980
    @takusarande5980 2 роки тому +3

    Kushe eshte ky kengetar kaqe i mrekullushem ,si e ka emrin.

  • @eldionmersini7247
    @eldionmersini7247 7 років тому +1

    ajde papi mborjes bravo

  • @ilirjanz1841
    @ilirjanz1841 8 років тому +3

    Ku jane ore ?

  • @dbs20235
    @dbs20235 2 роки тому

    I pavdekshem qofte kujtimi..u prefshi ne paqe trima

  • @erghiavdiu5921
    @erghiavdiu5921 Рік тому

    Ase ek myte fare te kondofte zemra

  • @erghiavdiu5921
    @erghiavdiu5921 Рік тому

    Kjo esht konge burrrash