Top Channel/ Izraeli do sulmojë Libanin? Ekspertët: Nuk është cështja nëse, por kur!

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 17 чер 2024
  • “Ne nuk mund të pranojmë një situatë në të cilën një organizatë terroriste çon në evakuimin e 80,000 banorëve nga shtëpitë e tyre në veri”: Eksperti i strategjive dhe sigurisë, Omer Dostri, i tha Jerusalem Post se nuk shtrohet cështje nëse shteti hebre do të përfshihet në luftë me Hezbollahun, por se kur do të ndodhë kjo.
    "Është e vështirë të besohet se Hezbollahu do të tërheqë forcat nga rajonet kufitare me iniciativën e vet dhe pa asnjë detyrim. Për sa i përket grupit, ai po shënon disa arritje strategjike kundër Izraelit, si goditjen e bazave dhe infrastrukturave ushtarake apo sulmet ndaj ushtarëve, e po detyron evakuimin e civilëve izraelitë nga pjesë të tëra të veriut të vendit.
    E gjithë kjo teksa mban në këmbë një ekuilibër të brishtë, por në fakt kër5cënues për Izraelin. Nga ana tjetër, nuk ka as gjasa që ndërkombëtarët të jenë në gjendje të detyrojnë Hezbollahun të tërhiqet”, shton Dostri që argumenton se një konflikt për shtetin hebre në Liban mund të jetë i pashmangshëm. “ Izraeli nuk ka zgjidhje tjetër pervecse t`i hyjë një luftë në shkallë të gjerë për mposhtjen e Hezbollahut në mënyrë që të garantojë sigurinë e qytetarëve të tij dhe te reduktojë kërcënimet ndaj të gjithë shtetit në përgjithësi’, thekson eksperti.
    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi në fillim të qershorit se ushtria izraelite është i përgatitur për veprime të fuqishme në veri, duke shtuar se siguria do të vendoset “medoemos” në zonën e cila po sulmohet nga grupi i mbështetur prej Iranit. Përplasjet mes Hezbollahut dhe Izraelit janë intensifikuar kohët e fundit duke shtuar shqetësimet se mund të shpërthejë një konflikt më i gjerë në rajon.
    Pamje: AFP
    Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
    Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
    Subscribe to "Top Channel" on UA-cam Channel for NEWS and TV
    Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
    For more content from click HERE: www.top-channel.tv
    Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
    Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
    Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
    #Israel#Liban#TopChannelNews
  • Розваги

КОМЕНТАРІ • 13

  • @kreshnikhamitaj6716
    @kreshnikhamitaj6716 8 днів тому

    Se shpejti,

  • @user-fu2zh2yb5i
    @user-fu2zh2yb5i 7 днів тому +1

    Musliman. Together

  • @user-cn8ll7hx7x
    @user-cn8ll7hx7x 8 днів тому +1

    do e pesoj si ne 2006 .pa ndihmen e amerikes nuk i mund dot .

    • @Albania.Caritate
      @Albania.Caritate 8 днів тому

      po atehere pse kane dale te gjithe arabet ne boten perendimore dhe po protestojne. sikur ju plas trapi per palestinezet. izraeli po i niq, ka 50 vjet.

  • @shotgun19901
    @shotgun19901 7 днів тому

    Kur ti cahet Vera do sulmoj