Opinion - George Soros (28 nentor 2005)

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 21 жов 2024
  • Në prag të 75 viteve George Soros, miliarderi amerikan ka arsye të besoj se ai ka qenë njeri me fat. Jo aq për pasurinë e tij të njohur dhe lidhjet me politikën, por mënyrën se si arriti ti mbijetojë rreziqeve që e kanë rrethuar në jetë. Jeta e tij është ajo tipikja që ka ëndërruar çdo emigrant që shkon drejt Amerikës. Ai lindi në vitin 1930 në një familje hebreje në Budapest. Në moshën 17-vjeçare ai ikën gjysmëilegalisht në Londër, mbaron atje shkollën më të mirë të ekonomisë, aty ku takon edhe filozofin Karl Popper dhe bën të vetën teorinë e tij. Kjo teori do ta influenconte mjaft në jetë dhe në aktivitetin e tij. Më 1956 transferohet nga Londra në Neë York dhe brenda pak vitesh arriti të krijojë një pasuri të kënaqshme që kapte shifrën e 10 miliardë dollarëve që u arrit prej spekulimeve në bursë, shitblerjeve dhe investimeve të shpejta. Më 1979-ën ai hapi fondacionin “Shoqëria e Hapur”, roli i të cilit ishte i rëndësishëm për përmirësimin e standardeve demokratike. Së fundmi emri i tij është përmendur në dy drejtime, së pari në ato që njihen si revolucionet me ngjyrë në Ukrahinë dhe Gjeorgji dhe së dyti në luftën e hapur mediatike që i ka shpallur administratës së Presidentit Bush dhe mbështetjen që i ka bërë demokratëve.
    Në një intervistë për emisionin “Opinion” Soros u shpreh se kishte vizituar për herë të parë Shqipërinë në vitin 1992 dhe mbaj mend që ngjitur me aeroportin kishte ngado bunkerë.
    “Ka qenë një nga vendet më të prapambetura, por tashmë po zhvillohet dhe nuk ka shumë nevojë për vëmendjen time. Ishte një vend i shtypur që kishte vuajtur për një kohë të gjatë. Kemi rindërtuar 275 shkolla, gjë që nuk e kemi bërë në asnjë vend tjetër. Kjo ishte e nevojshme sepse njerëzit i kishin prishur sepse mendonin që shkollat largonin fëmijët nga prindërit”, u shpreh Soros./tvklan.al

КОМЕНТАРІ • 3