"Nuk ke nevojë ta hapësh çantën", si është transformuar Aeroporti i Rinasit

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 7 чер 2023
  • Në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” u inaugurua këtë të enjte zbatimi i projektit për zgjerimin e kapaciteteve, si dhe transformimi në tërësi të gjithë hapësirës, sipas standardeve të njëjta me infrastrukturat aeroportuale në vende të zhvilluara të botës.
    Investimi i përmbyllur me sukses të plotë, i cili krijon lehtësira të mëdha për pasagjerët, erdhi si nevojë e rritjes nga viti në vit të fluksit të udhëtarëve, që aktualisht po vendos rekorde me shifra të paimagjinueshme deri para pak kohësh.
    Me investimet e realizuara deri tani, Aeroporti i Rinasit është reformuar tërësisht për të pritur rreth 10 milionë pasagjerë. Gazetari dhe drejtuesi i Opinion, Blendi Fevziu pa nga afër këto investime. Ai u ndal mes të tjerash tek skanerat e teknologjisë e fundit, që për ata të cilët nuk kanë udhëtuar jashtë vendit, lajmi i mirë është që kur ta bëjnë këtë nuk do kenë më nevojë të hapin çantat...
    Blendi Fevziu: Çfarë është ky, është skaneri i ri?
    Ilirjan Lame: Ky është skaner i ri i teknologjisë së fundit. Është skaner tre dimensional.
    Blendi Fevziu: Është nga ato që nuk të nxjerrësh as kompjuter as iPad?
    Ilirjan Lame: Mund t’i mbash edhe lëngjet, edhe parfumet, sepse detekton qoftë lëndët organike...
    Blendi Fevziu: Pra ti nuk ke nevojë ta hapësh çantën?
    Ilirjan Lame: Nuk ke nevojë dhe koha e detektimit të valixhes vetë, bie nga 20 në 15 sekonda.
    Lame tregoi më shume edhe për pajisjet e kontrollit automatik të pasaportave.
    Ilirjan Lame: Një inovacion të jashtëzakonshëm që ne bëmë këtu që vjet ishte shtimi i kontrollit të automatik të pasaportave.
    Blendi Fevziu: Është për shqiptarët apo të huajt?
    Ilirjan Lame: Në nisje është për të huajt, nuk është për shqiptarët. Është për pasaportat Schengen, BE, Zvicra, Amerika, Britania.
    Blendi Fevziu: Pra ata do t’i shmangen radhës, policisë.
    Ilirjan Lame: Sigurisht ata i shmangin kur marrin me vete pasaportën, sepse me kartë identiteti do detyrohen të kalojnë kontroll manual. Këto pajisje nuk lexojnë kartë identiteti, lexojnë vetëm pasaporta.
    Blendi Fevziu: Po shtetasit e vendeve të Ballkanit të Hapur?
    Ilirjan Lame: Po punohet që edhe ata ne t’i përfshijmë tek zona e mbërritjeve. Por tek nisjet duhet të bëjnë të njëjtën procedurë që bëjnë shqiptarët./tvklan.al#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
    Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë - e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on UA-cam for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

КОМЕНТАРІ • 6

  • @GeorgeZoto
    @GeorgeZoto Рік тому +1

    Shumë bukur, mirë se të vijme të gjithë 🌎🌍🌎🇦🇱✈️

  • @mirilura8450
    @mirilura8450 11 місяців тому +1

    Bani njeher trena qe njerzit te levizin me lirshem edhe ma lire ,po spati puplik transport,ashte kote qa bani ne Airport,

  • @daniel-hm2pz
    @daniel-hm2pz Рік тому +1

    Po pra po kan ra biletat... jan rrit 3 her me shum 2000 euro bilet per me ardhe ne shqiperi nga Italia qe me 2000 euro shkon ne dubai