Shembet ura në Hotolisht, 11 persona përfundojnë në lumin Shkumbin - (7 Korrik 2004)

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 15 жов 2024
  • Lajme Arkiva - TV Klan 2004
    11 persona kanë përfunduar në lumë, kur ura pasarelë në lumin Shkumbin në afërsi të fshatit Hotolisht të Librazhdit është shembur. Ngjarja ndodhi rreth orës 12, kur banorët e fshatit Hotolisht ishin nisur për në pazar. Në ujë kanë përfunduar 11 persona, mes të cilëve një grua shtatzënë dhe një fëmijë 5-vjeçar.
    Banori: “Ne ishim në mes të urës gati, në kalim, ishin dhe mjaft fëmijë, gra, zakonisht ditë tregu, kishte ngarkesë goxha ura, ramë pastaj s’mbaj mend, ramë poshtë në lumë të gjithë, me kafshë me njerëz”.
    Banorja: “Sa kalova që këtej, u këput ura ranë gjithë ato gra, më vjen keq sidomos për njërën që qe shtatzënë, e nuk e di se si është bërë”.
    Menjëherë kanë ndërhyrë për ndihmë njerëzit që gjendeshin rrotull, duke dërguar të plagosurit në spital. Në gjendje më të rëndë shëndetësore ndodhen fëmija dhe gruaja shtatzënë.
    Kjo urë është ndërtuar në vitin 1999 dhe për të janë shpenzuar 65 milion lekë të vjetra. Gjatë 10 ditëve të fundit, kjo urë ka shkaktuar 4 aksidente pas këputjes së trarëve të saj, por sot ishte incidenti më i rëndë për jetën e këtyre banorëve të tre fshatrave Dardhë, Xhyrë, Çeçan e më gjerë.
    Kjo urë ka një gjatësi prej 37 metrash dhe lartësia e rënies është dhjetë metra. Librazhdi ka 12 ura pasarelë mbi luginën e Shkumbinit dhe aksidentet kanë qenë të panumërta. Rasti më tragjik u shënua në vitin 1978, kur nga këputja e kavove të kësaj ure humbën jetën 7 persona. Banorët e këtyre anëve kanë vite që kërkojnë rregullimin dhe rehabilitimin e këtyre urave, por asgjë nuk është bërë, megjithëse fondet janë akorduar disa herë./tvklan.al
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on UA-cam for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...

КОМЕНТАРІ • 1