E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 2! (18 nentor 2018)
Вставка
- Опубліковано 1 лис 2024
- www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN;
Kronikë më e plotë: tvklan.al/e-di...
Ardit Gjebrea: “Ne, historinë e sotme do ta fillojmë nga dhoma e surprizave dhe jam këtu me Fabjolën e cila ka ardhur nga Gjermania enkas, sapo ka ardhur nga aeroporti drejt e këtu”.
Fabjola: “Jetoj, kam familjen time, punoj kemi bizneset tona, kam 3 fëmijë”.
Ardit Gjebrea: “Ti nuk e di pse ke ardhur. Ti do takosh sot një njeri të dashur për ty, por që nuk e ke takuar asnjëherë”.
Historia e dytë në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ka nisur disi ndryshe. Katerina është një vajzë 25-vjeçare, të cilën jeta e ka detyruar të kalojë disa sprova. Ajo është një nënë e 3 fëmijëve, tashmë e divorcuar. Por, fati i solli pranë një tjetër dashuri, Emanuelin, i cili jetonte në Gjermani me familjen e tij. Ai la pas gjithçka kishte aty dhe u kthye në Tiranë për Katerinën, me të cilën bisedonte vetëm përmes internetit. Në fakt, 25-vjeçarja nuk i kishte treguar Emanuelit se ka 3 vajza të mrekullueshme. Pavarësisht të gjithave, Emanueli nuk hoqi dotë nga dashuria e tij. Për gjithçka ka bërë për të, Katerina do t’i japë një mesazh Emanuelit, i cili nuk është në dijeni.
Por, ka edhe një surprizë tjetër. Nga Gjermania ka ardhur Fabjola, motra e Emanuelit, e cila në fakt ndjek nga ekrani i dhomës tjetër gjithçka që po ndodh në studion e “E Diela Shqiptare”. As Katerina dhe as Emanueli, nuk e dinë që Fabjola ka ardhur nga Gjermania në Shqipëri.
Le të rikthehemi te historia e Katerinës, e cila na tregon dhe shpjegon gjithçka që ka kaluar në jetë.
Katerina: “Mua më quajnë Katerina, jam 25 vjeç, lindur dhe rritur në Greqi, jam nënë e tre vajzave. Unë kam qenë 14 vjeç, sapo kisha ardhur në Shqipëri për pushimet verore se shkollën e kam bërë në Greqi. Duke kaluar çdo ditë me gjyshen në ballkon, sepse nuk dilja dot, duhet të dilja gjithmonë me gjyshen edhe qoftë për një shëtitje, sepse isha e privilegjuara. Në Shqipëri gjatë pushimeve verore u njoha me një djalë, që është edhe babai i vajzave të mia. Nga ballkoni në ballkon bënim shenja, përshëndeteshim. Asnjëherë nuk takoheshim, sepse tek gjyshja kisha edhe katër dajat. 14 vjeç një gocë kaq e vogël nuk mund të dashurojë, mendoj se ishte pjesërisht edhe gabimi im dhe i nënës time...