Shihemi ne gjyq - Borxh 40 mije euro per te gjetur djalin e rrembyer! (20 Dhjetor 2020)

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 1 гру 2024
  • #EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
    Baba dhe bir janë bërë pjesë e seancës së ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” ku janë shprehur keq dhe kanë ofenduar rëndë ish-nusen dhe ish-vjehrrë. Sipas tyre ish-bashkëshortja e Taulantit është ndarë sepse nëna e vet ka marrë para dhe ia ka dhënë një burri 50 vjeçar. Ata janë në Greqi, por problemi i madh që kanë është se ajo ka marrë dhe djalin e Taulantit dhe ai nuk e ka parë atë për 8-9 vite me radhë.
    Taulanti: Unë i kam marrë babait 40 mijë euro por si kam marrë me dokument por me marrëveshje.
    Eni Çobani: Ju nuk keni pasur probleme vetëm me lekët por edhe me ish-bashkëshorten e djalit?
    Dilaveri: Unë thashë është e bukur, por nuk ka tru në kokë. Nëna e marton fëmijën, e çon tek burri, do para dhe e çon e sorollat lart e poshtë.
    Eni Çobani: Për zonjën Lenie e ke?
    Dilaveri: Për Lenien që mos qoftë e gjallë.
    Taulanti: Ajo i ka bërë të gjitha që unë sot e kësaj dite jam rrugëve, ajo qen bir qeni femër.
    Dilaveri: Po s’më dëgjove mo bir.
    Taulanti: Që e vraftë i madhi Zot atë palaço femër.
    Ardit Gjebrea: Është e mundur që për 10 vite të harxhohen 40 mijë euro vetëm nëpër gjykata?
    Eni Çobani: Sigurisht që ka harxhime Ardit, dhe nuk kanë qenë pak sepse është e gjithë kjo dosja, s’është as çereku i dosjes që Taulanti ka, ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme dhe e gjithë kjo histori për të takuar djalin.
    Ardit Gjebrea: Sa kohë ke pa e takuar djalin?
    Taulanti: Ai sot është 12 vjeç dhe ka 8-9 vjet që nuk e kam takuar.
    Eni Çobani: Është e tmerrshme, unë nëse më vijnë njerëz kërkojnë me dinjitet për të takuar fëmijën, patjetër që do bëhen pjesë e këtyre seancave të ndërmjetësimit. Është e papranueshme që në 2020 Shqipëria të vuajë një plagë të tillë që një baba apo nënë të mos takojë fëmijën.
    Vitin e kaluar Taulanti ka marrë të kujdestarinë e të birit, por askush nuk e di vendndodhjen e tij dhe ish-gruas. Eni Çobani ka premtuar publikisht që kësaj çështje do i shkojë deri në fund dhe se do mundohet të bashkojë babain me të birin. /tvklan.al
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on UA-cam for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...

КОМЕНТАРІ •