Marrëveshja PD-PS për listat/ Pano Soko: Nisma "Thurje" dhe "Shqipëria Bëhet" do ta çojnë në GjK

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 9 лют 2025
  • Në një komunikim të drejtpërdrejtë në rubrikën “Çështja e Ditës” në News24, Pano Soko ka komentuar ashpër ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor, duke paralajmëruar se Nisma Thurje dhe lëvizja Shqipëria Bëhet janë duke përgatitur një draft-padi për ta paraqitur në Gjykatën Kushtetuese.
    Soko e cilësoi Kodin e ri Zgjedhor si një farsë që bie ndesh me moralin demokratik dhe Kushtetutën e Shqipërisë.
    Ai theksoi se ndryshimet e miratuara do të çojnë në një sistem ku 90% e de-putetëve do të zgjidhen nga listat e mbyllura, duke e privuar qytetarin nga e drejta për të zgjedhur përfaqësuesit e tij në parlament.
    “Ajo që ndodhi ishte farsë që bie ndesh me moralin demokratik dhe me Kushtetutën. Duke qenë se ka shumë parti në zgjedhje, mendoj se 90% e de-putetëve do dalin nga listat e mbyllura. Deputeti i Republikës së Shqipërisë duhet të zgjidhet nga zgjedhësit, jo nga kryetari i partisë,” deklaroi Soko, duke nënvizuar nevojën për një reformë që t’i japë më shumë fuqi qytetarëve në procesin zgjedhor.
    🌟 Subscribe në Kanalin 📺 “News24 Albania” në 🎥 për më shumë lajme 🌟
    🔔 Abonohu tani për të mos humbur asnjë lajm të rëndësishëm:
    🌐 Website: BalkanWeb.com
    🌐 Website: News24.al
    #news24albania #lajmeshqip #lajme #lajmifundit #News24AL #news24 #NewsUpdate #News24

КОМЕНТАРІ • 5