E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (20 janar 2019)
Вставка
- Опубліковано 17 лис 2024
- www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN;
Kronikë më e plotë: tvklan.al/e-di...
Asllani dhe Myrvetja janë kushërinj, dhe ishin sot përballë njëri-tjetrit në rubrikën “Shihemi në gjyq”, pas një konflikti që ka nisur 5 vite më parë. Myrvetja i ka premtuar ti japë Asllanit një lokal me qira dhe i ka marrë 1 vit paradhënie, por ende Asllani nuk ka nisur punë me të.
Asllani ka ardhur disa herë dhe ka kërkuar një seancë ndërmjetësimi me Myrveten. Ata vinë nga qyteti i Burrelit, tha juristja Eni Çobani.
“Më kërkoi që ti jepja 1 vit paradhënie, që të merrja lokalin. Kam bërë pagesë për një vit, dhe ajo i ka marrë lekët. Kam bërë dhe deklaratë. Kam 5 vite që pres ta marr lokalin”.
Por zonja Myrvete tha se, duke qenë se ata janë kushërinj, kërkon që ai të presë edhe 1-2 vite sa të marrë certifikatën e pronësisë.
“Po, ti përse më solle këtu, në jemi të njëri- tjetrit, kur prite 5 vite, prit edhe 1 deri në 2 vite sa të marr certifikatën. Ju drejtova Kadastrës për të marrë certifikatën e pronësisë. Ne kështu i bëmë dokumentat në fillim”.
Pra, Myrvetja ka marrë paratë nga kushëriri i saj, por pa patur një certifikatë pronësie.
Myrvetja: Ne e morëm lokalin fillimisht në 1993 dhe bashkëshorti im ja kaloi dhëndrit me qira në vitet 1995-2000. Por, nuk morëm certifikatë pronësie sepse nuk ka dha Kadastra.
Juristja Eni Çobani, tha se lokali është blerë në 1996 nga Gëzim Dervishi. Ndërkohë që Myrvetja i ka marrë kapar zotit Asllani edhe pse lokali nuk figuron në emër të bashkëshortit të saj.
Myrvetja: Ne e kemi marrë lokalin me qira në vitet 93-94, kemi prodhuar dhe shitur pije alkoolike.
Eni Çobani: Pra ju e keni marrë me qira objektin në vitin 94, por na duhet dokumenti që e keni blerë. Problemi qëndron tek ty sepse ti thua që e ke blerë. Ti po përdor fjalën pronar, ndëkohë që nuk je dhe duhet ti kthesh lekët zotit Asllan.
“Unë nuk isha pajisur me certifikatën e pronësisë dhe s’kisha si ta fusja në lokal, por ja premtova se e dija shumë mirë që kisha unë lokalin, pasi e kam blerë më bashkëshortin. Ne jemi të njërit-tjetrit”, tha Myrvetja.
Asllani tregoi se e vetmja rrugë që mund të ndiqte ishte që ti kërkonte Myrvetes një seancë ndërmjetësimi. “Nuk kisha rrugë tjetër, prandaj të solla këtu”.
Myrvetja: Nuk dija se çfarë të bëja, edhe Kadastra më nxori shumë pengesa, edhe pse kisha dokumentuat origjinale. I shkova drejtorit të Kadastrës dhe më tha, që ti ke dokumentin origjinal, dhe më tha, zonjë ti, ke të drejtë ti drejtohesh gjykatës. Dhe pastaj të vish me letrat origjinale, të padisësh Kadastrën dhe do vimë më dosje në gjyq dhe e vendos gjykata e Burrelit. Mora avokaten, i tregova dokumentat.
Por, zoti Asllan tha se, nuk i intereson se ku ka qenë Myrvetja, por kërkon të zgjidhë problemin e tij, pasi ka bërë pagesë. “Ti ke ardhur sot të më japësh llogari, kam 5 vite që të pres, të pres dhe 5 vite të tjera”.
Myrvetja pretendonte se kishte një dokument që e bënte atë pronare, të lokalit, por në të vërtetë të njëjtin dokument e dispononte dhe Eni Çobani, të njëjtin dokument që nuk tregonte aspak pretendimin e saj si pronare.
Myrvetja: Në vitin 20o6 bashkëshortit i ra një sëmundje e pashërueshme, dhe në vitin 20o7 ju drejtua ambasadës angleze ku mori një vërtetim nga zoti Astrit Farruku, ish- drejtori i Kadastrës së Burrelit. Në Mars 2007, në vërtetim thuhet se nga verifikimi i dokumentacionit rezulton të jenë të regjistruar në pronësi të Tofik Nelaj, dy apartamente banim dhe një lokal shërbimesh.
Zonja Eni, tha se, ky është një vërtetim dhe s’ka asnjë certifikatë pronësie dhe nuk përmendet emri i askujt, pa e pasur në dokument. Myrvetja hapi gjyq lidhur me pronësinë e lokalit dhe gjyqtari kërkoi që të pushohej çështja.
I pyetur se çfarë kërkon, zoti Asllan, u shpreh se e dinte shumë mirë që ajo nuk është pronare, por kërkon nga Myrvetja, ti kthejë paratë dhe më pas kur të marrë certifikatën e pronësisë ti japë më qira 5 vite lokalin.
“Unë kërkoj nga Myrvetja të më ktheje lekët dhe të më japë 5 vite me qira. Kur ta marri, vetëm këto kërkoj, pasi më ka mbajtur 5 vite peng”...