5. Rastet kur e vërteta mund të jetë fitne! - Hoxhë Mr. Xheladin Leka

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 12 вер 2024
  • Shpjegim i shkurtër i fjalës së Abdurrahman ibën Auf radijAllahu anhu në rastin kur Omeri deshi të mbajë fjalim në mesin e haxhive pasiqë kishte dëgjuar se dikush kishte thënë se hilafeti i Ebu Bekrit ishte i rastësishëm. Kur dëgjoi Abdurrahmani, nuk ju duk në rregull qasja e Umerit, andaj i tha:
    "O prijës i besimtarëve, mos e bëj këtë, sepse koha e haxhit bashkon turmat e njerëzve dhe shtresën e rëndomtë të tyre dhe ata do të dominojnë afër teje kur të ngritesh në mesin e njerëzve, andaj kam frikë se do të ngrihesh dhe do të thuash diçka që do ta përhapin gjithandej duke mos e kuptuar drejtë dhe duke mos e vendosur në vendin e duhur, prandaj ju sugjeroj ta lënë këtë temë derisa të shkoni në Medinë, sepse atje është vendi i hixhretit dhe i Sunetit, kështu që atje i ke njerëzit e dijes dhe fisnikët në mesin e tyre, kështu që mund të flasësh pa pengesa sepse njerëzit e dijes do ta kuptojnë fjalimin tënd siç duhet dhe do ta vendosin në vendin e duhur". Umeri morri parasysh këshillën e Abdurrahmanit, andaj e vonoi fjalimin derisa të shkojë në Medinë.
    ©️ Ndalohet rreptësisht çdo ndërhyrje në videot e kanalit "Xhamia Oaza" , qoftë shkëputje,montim, përpunim i caktuar, apo shkarkim në kanale tjera, pa lejen paraprake të stafit përgjegjës.

КОМЕНТАРІ •