E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (02 dhjetor 2018)

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 1 гру 2018
  • www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN; Në rubrikën “Shihemi në gjyq” në programin “E diela Shqiptare” i pranishëm ishte Altini nga Pogradeci. Ai ka një problem të ashpër me vajzën, e cila ka pasur një lidhje jashtëmartesore me të cilin ka dhe një fëmijë. Ky i fundit është “molla e sherrit” mes babait dhe vajzës.
    Por çfarë ka ndodhur dhe si është historia?
    Altini: Zonja Eni të falenderoj jashtë mase, ti je Perëndia, Zoti i madh. Kam besim vetëm tek ty.
    Më pas në studio vjen Fatbjola dhe kërkonte që ta shoqëronte zonja Eni. Altini na tregoi se ka 6 muaj që nuk e ka parë vajzën e tij, pasi nuk flasin.
    “Kam 6 muaj që nuk e kam parë, kisha frikë se mos me fuste në burg”.
    Altini: Ajo është plaga ime. Ajo e di sa më digjet shpirti mua, pasi ka fëmijë vetë. Të kam rritur një kilogram mish.
    Fatbjola: Nuk kam nevojë, për këto lotë krokodili, kur më doje kaq shumë, pse më përzure? Largoju, qëndro atje…
    Altini: Vdektë babi për ty. Të keqen babi…
    Altini afrohet afër vajzës së tij, por ajo i lutet që të largohet.
    Fatbjola: E kam parë vetë më sytë e mi. Shko atje.
    Altini: Mos u merr me gënjeshtarë që të kanë dërguar…
    Eni Çobani: Çfarë ka ndodhur, sepse mua më është dashur shumë punë ta sjell Fatbiolën këtu?Ju lutem ta themi gjithçka në këtë seancë.
    Altini: Unë zonja Eni kam ikur në Greqi në 15 Nëntor të vitit 2017. Më merr gruaja në telefon më thotë që Fatbjola është shëndoshur, i është bërë barku i madh. Kam ardhur, e kam përqafuar. Më tha vajza kam mish të huaj. Edhe gruaja ashtu më tha. Koha kalonte dhe barku i saj rritej. Kur e dërgova në spital e pyeta, a ke frikë? Mora gruan dola mënjanë dhe i thashë vajza është shtatzënë. Por ajo e gënjente nënën e saj. Të hënën i kam thënë do ikim Pogradec.
    Fatbjola: Unë kam ikur vetë nga shtëpia, nuk kam ikur me tre persona. Përse më ke thirrur këtu?
    Altini: Të kam thirrur se më vjen keq për ty, sikurse të vjen dhe ty për fëmijë tënd.
    Fatbjola: Më mori zonja Eni dhe më mbajti 4 muaj në shtëpi, më rrihte, më godiste. Më thoshte shko denonco të atin e djalit. Më dhunonte.
    Altini: Pse nuk shkove ti thojë policisë, pse nuk më fute në burg…
    Fatbjola: Nuk doja ta fusja në burg… as atë dhe as babain e fëmijës. Më linte pa ngrënë, më linte pa pirë. Këtu duhet të të kisha thirrur unë, jo ti mua.
    Eni Çobani: Në momentin që je larguar nga shtëpia ke qenë 9 muaj shtatzënë, ku ke qëndruar?
    Fatbjola: Kam qenë në hotel dhe në krye të 4 ditëve kam lindur.
    Eni Çobani: Këto 9 muaj nuk keni bërë asnjë vizitë tek doktori?
    Fatbjola: E linda djalin dhe sot ai është 9 muaj.
    Altini: Kam shumë gjëra për të sqaruar. Po të mos isha unë djalin do e kishte të vdekur.
    Fatbjola: Nuk e kam prej jush. Ky më thoshte që ta lija fëmijën në jetimore.
    Fatbiola jeton në qytet vetëm me djalin e saj 9 muajsh, por Altini këmbëngul që vajza ti tregojë se kush është emri i babait të foshnjës, por ajo nuk do që ti tregojë.
    Fatbjola: Nuk ta tregoj kush është babai i fëmijës tim, që ta fusësh në burg, siç bërë me burrin e motrës që e fute në burg.
    Altini: Vajza ishte nën moshë, i gjeta të dy në shtëpi dhe u thashë vajzës kush ishte filani a e do? Ajo më tha jo. E thirra djalin dhe i thashë të merrte prindërit dhe të vinte në shtëpi. Por ai nuk pranoi. Më pas vajza e denoncoi në polici për ngacmimi seksual në moshë të mitur.
    Fatbjola: I tha ky motrës, e detyroi, e rrahu dhe më pas e dërgoi në spital.
    Eni Çobani: Ju thatë që nuk keni nevojë për babai. Unë e di se në kushtet që jeni nuk jeni mirë?
    Fatbjola: Nuk kam nevojë për atë, dua vetëm të më lerë të qetë…
    Altini i kërkon vajzës së saj që ti tregojë të vërtetën se kush është babai i fëmijës që ajo ka lindur.
  • Розваги

КОМЕНТАРІ •