Edicioni i Lajmeve Tv Klan 3 Tetor 2024, ora

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 2 жов 2024
  • Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 3 Tetor 2024 #TvKlan #klanlajme
    Spiker: Drini Zeqo
    Headlines 3 Tetor 2024
    Kuvendi në kaos. Opozita përplaset fizikisht me gardën dhe deputetët e PS
    U shoqërua me tensione të larta dhe përplasje fizike seanca e sotme e Kuvendit. Deputetët e opozitës, përfshirë edhe ata të përjashtuar nga Sekretariati i Etikës u përplasën me kolegët e tyre socialistë dhe punonjësit e Gardës së Republikës.
    Dumani: SPAK po maturohet, po preken “të paprekshmit”. BE mbështet komisionin antikorrupsion të kuvendit
    Kreu i SPAK, Altin Dumani thotë se institucioni që ai drejton ka rezultate konkrete në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar duke arritur deri tek “të paprekshmit”. Ambasadori i BE mbështet komisionin antikorrupsion të ngritur në Kuvend.
    Kryeministri Rama operohet sërish. Mjekët: Gjendja e tij, shumë e mirë
    Kryeministri Rama i nënshtrohet një tjetër operacioni në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”. Ai kreu një ndërhyrje kirurgjikale të hernies dhe pritet të lërë spitalin ditën e nesërme. Mjekët thonë se gjendja e tij është shumë e mirë.
    Izraeli mund të godasë sitet berthamore Iraniane. Biden kundër: Përgjigjja do të jetë proporcionale
    Izraeli mund të hakmerret duke goditur sitet bërthamore të Iranit, për sulmin e së martës me raketa. Por ky plan kundërshtohet nga presidenti amerikan Xho Bajden, pasi situata në Lindjen e Mesme do të dilte jashtë kontrollit.
    Ermir Lenjani lë kombëtaren: 10 vite kuqezi, realizim i ëndrrës së fëmijerisë
    Ermir Lenjani deklaron tërheqjen nga kombëtarja shqiptare në moshën 35-vjeçare. Mbrojtësi e bëri të ditur vendimin me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shprehet krenar për veshjen e fanellës kuqezi, një ëndërr e fëmijërisë së tij.
    Një pikturë për Vjosën sa fusha e “Air Albania”. Artisti Agron Hoti ka përdorur 6 tone bojera
    Në fushën e stadiumit “Air Albania”, artisti Agron Hoti do të prezantojë një pikturë 7600 metra katror dedikuar lumit Vjosa. Për pikturën më të madhe të realizuar ndonjëherë në Shqipëri janë përdorur 6 tonë bojëra.
    /tvklan.al
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on UA-cam for more videos!
    Email: info@tvklan.al
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...

КОМЕНТАРІ • 1