Report TV - Hapet për lëvizjen e automjeteve Unaza e Madhe e Tiranës

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 28 вер 2024
  • Bashkia e Tiranës hapi sot për automjetet segmentin e Unazës së Madhe që lidh zonën e “Pallatit me Shigjeta” me Farkën, duke zgjidhur problemin e trafikut të makinave që vijnë nga sheshi “Shqiponja” dhe Kombinati në drejtim të qendrës, si dhe të atyre që udhëtojnë drejt juglindjes.
    Punimet përfunduan në kohë rekord dhe investimi vjen si një premtim i mbajtur për ta hapur atë përpara fillimit të vitit të ri shkollor 2017-2018.
    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputeti i PS, Pandeli Majko, në mënyrë simbolike hoqi barrierat kufizuese, duke i hapur rrugë qarkullimit të automjeteve në këtë segment tepër të rëndësishëm, i cili do të lehtësojë ndjeshem qarkullimin e automjeteve. Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të zgjedhin këtë segment të ri, çka ul qarkullimin e automjeteve në qendër të Tiranës.

КОМЕНТАРІ • 3

  • @sajmirshpata2342
    @sajmirshpata2342 7 років тому +3

    2 kilometra po japin lajm sikur kan ber hekurudha rrug pa fund tynele cep me cep te shqiperis nuk kuptoj medjat pse nuk japin ato qe po vidhen dita dites rruga e kombit baj pasi fjerit qe ka 7 vjet nuk kan ber dot 5 kilometra rrug qe te dyja firmat tallen me shtetin ton po te ishte ne europ te dyja firmat do u ishin sekuestruar te gjitha makinerit po mos te ishte mbaruar rruga per 6 muaj