LOJA PËR QYTETIN | GAME FOR CITY
Вставка
- Опубліковано 28 жов 2024
- Projekti "Game for City" ("Loja për Qytetin") po realizohet nga Organizata GO2 me mbështetjen e Zyrës së Çështjeve Publike të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Projekti, i nisur në vjeshtën e vitit të kaluar, do të mbyllet pas disa muajsh dhe konsiston në rivitalizimin e një hapësire publike prej rreth 700m2 në qendër të fshatit Stajkë të Bashkisë Vau Dejës. Rivitalizimi do të bëhet përmes planifikimit me pjesëmarrje, si dhe synon rritjen e ndërgjegjësimit te banorët e Bashkisë Vau Dejës për rëndësinë e planfikimit me pjesëmarrje në çështjet e hapësirave publike.
Risi në këtë projekt është përfshirja e grupeve të interesit përmes ndërveprimit në lojë. Ajo trajton zhvillimin e marrëdhënieve mes aktorëve të përfshirë në një hapësirë publike, si dhe të drejtat e tyre.
Grupet e interesit të përfshirë në këtë lojë ishin 10: Bashkia, Rinia, Fëmijët, Familjet, Të moshuarit, Shoqata, Grupet e biznesit, Ndërtuesit, Qendra Komunitare dhe Artistët. Secili grup kishte axhendën e tij sekrete për të përmbushur, si dhe rregullat përkatëse me të drejtat dhe detyrimet ndaj hapësirës publike. Realizimi i axhendës ishte i detyrueshëm për t'u shpallur fitues i lojës. Loja ishte dizenjuar si një hapësirë me 6x6 parcela, ku përfshiheshin shkolla, dyqane dhe shërbime, si dhe një lumë - sikurse në Stajkë. Disa prej ploteve ishin rezervuar për grupet më të ndjeshme të interesit, si fëmijët, të moshuarit, rinia dhe artistët.
Loja luhej në tre raunde, ku secila ka një skenar të ndryshëm të dizenjimit të hapësirës publike sipas kushteve të vendosura nga hartuesit dhe organizatorët e lojës, të cilat ishin përzgjedhur në varësi të dukurive natyrore që mund të ndodhin në Stajkë. Kushti i parë ishte realizimi i hapësirës publike sipas agjendës sekrete të secilit grup. Kushti i dytë ishtë dëshira e një kompanie të huaj për të ndërtuar një hotel në këtë hapësirë publike, ndërsa kushti i tretë ishte në fakt ajo çfarë ka ndodhur në Stajkë: përmbytja dhe shkatërrimi i investimit të komunitetit në parcelat e hapësirës publike pranë lumit.
U deshën 7 ditë për realizimin e kësaj loje. Faza e parë - ajo e hartimit të lojës dhe rregullave mori disa ditë, ndërsa pjesa tjetër iu kushtua luajtjes së vetë lojës.