"Mes dy botëve" nga Helidon Haliti - Bujar Kapexhiu
Вставка
- Опубліковано 19 лис 2024
- Bujar Kapexhiu- Me batutë, grintë, filozofi, dimension dhe mirënjohje prezantohet “Mes dy botëve“ këtë të enjte , përmes një artisti që mban mbi supe shumë vite karriere, vite që e kanë pasuruar në vlerë duke e lënë përjetësisht të ri. Regjisori, skenaristi, aktori dhe karikaturisti i mirënjohur Prof. Dr. Bujar Kapexhiu nuk do e kishte menduar kurrë në rininë e tij të hershme që arti do e mbërthente nga të gjitha anët duke i shënjuar jetën. Jetë që do e rrëfeje në një bisedë që rrjedh bukur mes dy artistesh qe “botën” duan dhe munden ta shumëfishojnë artistikisht.
Një program risi nëpërmjet të cilit do t’i bëhet analizë psikologjike çdo personazhi dhe falë përgjigjeve shumë të sinqerta përballë Helidonit, penelatat do fillojnë të marrin formë. Intervista të jashtëzakonshme me personazhe të spikatur të cilët i takojnë dy botëve të ndryshme. E në përfundim të bashkëbisedimit, falë rrëfimit të sinqertë, personazhet do të shohin veten e tyre të pikturuar nga Helidon Haliti.
Subscribe to our UA-cam Channel:
bit.ly/3H0S7oQ
Find us at:
www.rtsh.al/
Follow us on social
Follow us and get updates from RTSH on social media:
Facebook: / rtshqiptar
Instagram: / rtshqiptar
Twitter: / rtshqiptar
Tik Tok: / rtshqiptar
#rtsh #mesdyboteve #RadioTelevizioniShqiptar
A, me te lumte, Helidon! Dhe biseda meritonte titullin "Interviste pa floke".Prisja qe te thoshte " kam ardhur me kapele" por Bujari, si humorist qe eshte, bwri befasine...hoqi kapelen dhe tha: "kam ardhur pa floke" dhe s'me mbetej po ia plasa gazit.E kam takuar nja dy - tre here kur benim takime ne redaksine e Hostenit,kur hostenin e drejtonte Niko Nikolla.(kati pare, aty te godina e ministrise). Bujari bente skica,karikatura...ilustrime si dhe letersi... krijime.... Në konkurse ai merrte gjithnje cmime dhe une kam kujtim 3 raste qe fitova cmime per fejtone e tregime. Ishte veshtire te botoje dhe pas botimit te kritikes, fillonin kuadrot te kunderpergjigjeshin e te kercenonin per heqje nga puna etj deri dhe thirrje...paralajmerime... në zyrat e shtetit... Ti e ke jetuar vet, se i ndjeri Faslli per "Dielli dhe rrekerat", per nje qime i shpetoi deres se burgut.Eshte fantastik Bujari.Gjithe burim informacioni...dhe artist qe ha buke vec.Do t'ia nis nje mikut tim, piktor qe jeton ne Greqi, linkun.Uau sa shpejt mbaroi emisioni! Urime, Helidon! Urime dhe per ekspoziten ne Shkoder.Tani sapo e dha Toopi... lajmin...Nderime e suksese! Kenaqesi qe te te ndiqja!E,po, shendet, shoqeri dhe shkodran!Flm!