Njihuni me super-fabrikën e parë në Kosovë për përpunim të armaturës

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 22 бер 2018
  • Sikur shumë profesione tjera, edhe ndërtimi po ecën me hapa të shpejtë. Rrjedhimisht edhe industritë përcjellëse në të njëjtin ritëm janë.
    Në Kosovë po ndodh e njëjta gjë. Ëshë fabrika e parë e përpunimit të armaturës në Kosovë, “Armatek”. Por, gjithçka kishte filluar shumë herët me kompaninë “RroniFer”, me një përvojë disa vjeçare.
    Ilir Rexha, përfaqësues i kompanisë tregon se si përvoja prej dekadash u shndërrua në idenë për fabrikën e parë për përpunimin e armaturës në Kosovë.
    “Kompania ‘RoniFer’ pas një përvojë 20-vjeçare në prodhimin e rrjetave metalike për ndërtimtari, e ka vërejtur nevojë për të sjellë inovacion në tregun e ndërtimtarisë në Kosovë, duke parë edhe përvojat në shtetet e huaja edhe erdhi deri te ideja për të futur një klimë të re në përpunimin e armaturës”, tha Rexha.
    Përderisa shumë punëtorë do t’u merrte kohë të lakonin “zingiat” apo fijet e gjata të armaturës, sot kjo gjë është çështje sekondash në shifra të larta nga puna primitive. Të lakuara e krejt gati, armaturat që kalojnë edhe në laboratorin e hekurit brenda fabrikës, shkarkohen në vendpunishtet e ndërtimit. Ilir Rexha tregon për përparësitë e marrjes së armaturës së gatshme.
    “Armatek ka kapacitet të që të përpunon 100 ton armaturë në ditë dhe kjo u mundëson klientëve tanë, që përveç kualitetit që marrin nga makinat shumë të reja dhe të sofistikuara, ne i ofrojmë edhe shpejtësi dhe me dërgim në vendpunishte, kjo u ndihmon edhe në përshpejtim të procesit të ndërtimit, pasi u shkon armatura gati e lakuar dhe është e lehtë vendosja e saj”, tregon Rexha.
    Mirëpo, kosto është ajo që çdo ndërmarrës sheh për ta zvogëluar. E kjo kompani të jep mundësinë që në ndërtimin e një objekti mos të shkojë as edhe 1 gram hekur dëm.
    “Kosto me këtë mënyrë të përpunimit të armaturës, të gjitha mbetjet dhe humbjet, investitorët nuk e kanë. Pasi ne e dërgojmë armaturën të prerë e të lakuar, në formën si ata e kanë të projektuar. Kjo u mundëson që të ulin koston në ndërtim”, potencoi Rexha.
    Këta ndërmarrës kanë arritur që një objekt të harruar të dikurshëm të industrisë gjakovare, ta risjellin në jetë me këtë fabrikë.
    Vështirësitë për investime nuk ishin të pakta. Atyre madje iu desh që ngadalë të edukonin edhe tregun. Aty nëse ecën nga fillimi deri në fund të fabrikës, ecën edhe ndër vite. Makineritë janë ndër më të rejat, duke u përfunduar me makinën e vitit 2018, teksa gjithçka kishte filluar nga makinat e ndërtuara nga vëllezërit Labiinot dhe Besfort Kameri.
    “RroniFer ka makinat që janë ndërtu nga vet themeluesit e kompanisë, e me kohë duhet të ndiqet trendi. Nevojat e tregut kanë bërë që me kohë ne të kërkojmë teknologji të reja. Besoj që me rritje të tregut dhe kërkesat e tregut, ne do të investojmë dhe të sjellim makinat e reja”, tha Rexha.
    Ndërsa, shumë interesante është se si deri pak vite më parë tregun kosovar e mbulonin kompanitë maqedone, e sot ky biznes kosovar eksporton në Maqedoni, dhe jo vetëm, por gjithmonë duke e konsideruar të rëndësishëm tregun vendor.
    Me zhurmën origjinale të fabrikës, shihni në vijim disa nga proceset e punës, të super-digjitalizuar.

КОМЕНТАРІ • 40

  • @metiajdari5285
    @metiajdari5285 6 років тому +7

    Shum fort ju lumt per punen e ber .

  • @valonmehmetaj4769
    @valonmehmetaj4769 6 років тому +14

    Komplimente kështu zhvillohet Ekonomia e nje shteti me hapjen e shum Fabrikave krijim te vendeve te punes,mundesi te reja per rinin qe te kryejn Zanate te ndryshe ne lami te ndryshme keshtu besoj se nuk do kemi nevoj te migrojm ne vendet perendimore per te kerkuar pun...shum suksese ne punen qe beni 👏👏

  • @NatureAnimals222
    @NatureAnimals222 Рік тому

    Brravo Shëndet e punë të mbarë.

  • @leotrimstublla4173
    @leotrimstublla4173 Рік тому

    Hallall prodhim kosovsr

  • @arberkastrati2820
    @arberkastrati2820 5 років тому +1

    Suksese me prodhu e jo me ble prej serbis e me shit veq trekti po prodhim bravo

  • @jumniramadani2929
    @jumniramadani2929 Рік тому

    Bravo ks.

  • @agimdeliu8102
    @agimdeliu8102 5 років тому +3

    Bravo kosova.se ne ktej nga shqipria bejm fabrika te tjera.

    • @sumaarben
      @sumaarben 3 роки тому

      Nga Elbasani e marin.

  • @saitidz.8704
    @saitidz.8704 5 років тому +1

    Bravo ju lumt

  • @illyrienautokton3895
    @illyrienautokton3895 5 років тому

    Rrespekt veq sukses

  • @rfrf4351
    @rfrf4351 5 років тому

    super fabrikë i thuhet = Fabrikës së (prodhimit) të armaturës!
    suksesé

  • @agronrexhepi7700
    @agronrexhepi7700 5 років тому

    veq perpara o i nderum te uroj suksese se pej enmit fabrik ka dishka

  • @N.K.1986
    @N.K.1986 2 роки тому

    ❤️🇦🇱🇽🇰❤️

  • @agronsejdiu7408
    @agronsejdiu7408 3 роки тому

    respekt

  • @liljanakaca2199
    @liljanakaca2199 5 років тому

    Bravo!

  • @sadatluma2036
    @sadatluma2036 5 років тому

    Bravooooo

  • @YGAlpha
    @YGAlpha Рік тому

    Bravo po un nuk muj me kuptu qysh na prodhojm Armatur e ma shtrejt se ngjermani 🤷🏼‍♂️🤷🏼‍♂️🤷🏼‍♂️

  • @shalafatlum9410
    @shalafatlum9410 6 років тому +1

    Ju uroj sukses mashineri ma e bukur si ne zvicer me vjen mir veq suksese

  • @elma.sulejnani5358
    @elma.sulejnani5358 3 роки тому

    Puna e mbar .

  • @toskatoskana3883
    @toskatoskana3883 5 років тому

    Julumt ashtu shkon shteti ashtu mbahet shteti me fabrika me punsim duhet me esporti.ne europ.gjithka..

  • @donboosi5555
    @donboosi5555 5 років тому

    Gabim e keni në podujen prej vitev 80ta ka qen

  • @markcognome8990
    @markcognome8990 5 років тому +4

    Kjo ësh mir të ndërtosh fabrika për të hapur punësi dhe jo xhamija se na mytët.

  • @egzontahiri9104
    @egzontahiri9104 2 роки тому

    po mir ama do qe kan ban me dor i qon te shpija e na qa me pun bre

  • @DirtySouthAlboz
    @DirtySouthAlboz 5 років тому

    Ky eka qel ket frabik por tmerr per drejtat e puntorve kur gje ska hiq prej keti

  • @qqaalsjsbsjw2780
    @qqaalsjsbsjw2780 6 років тому +1

    nukk osht e para n kosov jaran edhe ne podujev osht Fabrika e armatures

    • @qorrolliarijan7044
      @qorrolliarijan7044 5 років тому

      Po leje bre bacc Moss e krahasoo podujeven me Ferizajjj o shoqqqooo

    • @vetondema9985
      @vetondema9985 Рік тому

      Edhe ata shume dekada me heret

  • @betimzeqiri8871
    @betimzeqiri8871 2 роки тому

    Volla fabrika e pare per perpunimin e armatures gjindet ne Podujeve ky gazetari nuk paska shum informacione

  • @Illyrian-Chicago
    @Illyrian-Chicago 5 років тому

    Me lekt e deshmorve e ndertuat fabriken apo turp per juve

    • @beratiljazi6736
      @beratiljazi6736 5 років тому

      ilirjan Chicago çka ki be o njeri pse be kaç inat shqiptari për një njeri të sukseshëm të po shihni bre pun te juaja bre farën e nanes ho me pare dëshmorve thot se ka ndrtu po ku e din bre ti lop ku i ka marr paret