Xing me Ermalin/ Kengetaret sfidojne njeri-tjetrin, Bojken Lako kendon popullore
Вставка
- Опубліковано 21 гру 2018
- Humori dhe sfidat kanë shoqëruar “Xing me Ermalin” në Tv Klan mbrëmjen e sotme.
Artistët e ftuar në këtë puntatë sfiduan njëri-tjetrin. Përmes një shorti këngëtarët u vunë në sfidë të këndonin këngët e kolegëve, madje duke dalë jashtë rrymave që ata këndojnë zakonisht. Bojken Lako ishte një prej këngëtarëve që ra më shumë në sy. Ai njihet si një nga rrokerët më të famshëm në vendin tonë, ndërkohë që në sfidën e sotme ai këndoi një këngë popullore të Remzie dhe Nexhat Osmanit.
“Ne këtu duam të sfidojmë njëri-tetrin me një short. Iu kemi ngatërruar emrat me disa këngë dhe njerëz që janë ose jo këtu dhe ju duhet të këndoni live këtu këngën që do ‘tiu bjerë në short”, sqaroi Mamaqi.
Albëria ishte e para që këndoi këngën e koleges së saj Fatmira Breçani me të cilën ndezi atmosferën dhe çoi në këmbë publikun.
Bojken Lako këndoi këngën “Gjerdani i dashurisë” të Remzie dhe Nexhat Osmanit, këngë e cila e nxhorri nga rryma e tij.
Gena po ashtu doli nga rryma e tij dhe këndoi këngën e Bojken Lakos “Merre lehtë”. Fatmira Breçani imitoi Albërie Hatërgjonajn teksa këndoi këngën “Asnjëherë”./tvklan.al