Temperatura deri në 30 gradë Celsius, moti sjell surpriza në këtë javë të Tetorit

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 14 жов 2024
  • Pavarësisht se jemi në mesin e Tetorit, na pret një javë me temperatura vere përsa i përket vlerave të mesditës. Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikanja Lajda Porja nga “MeteoAlb” thotë se pritet që gjatë kësaj jave, moti të jetë i kthjellët. Të premten nisin vranësirat dhe reshjet.
    Lajda Porja: Edhe pse jemi në mesin e Tetorit, na pret një javë tipike me temperatura vere përsa i përket vlerave të mesditës. Kemi zhvillimin e një anticikloni duke sjellë masa ajrore të qëndrueshme pothuajse në të gjithë Ballkanin. Moti do të jetë i kthjellët, do të kemi intervale të gjata me kthjellime, vranësira të lehta dhe kalimtare dhe të paktën deri ditën e premte, do të kemi një mot pa reshje, të premten nisin vranësirat dhe reshjet.
    Vlerat termike gjatë javës do të jenë të larta, që do të kulmojnë me ditën e enjte, ku pritet që temperaturat të shkojnë deri në 30 gradë Celsius.
    Lajda Porja: Përsa i përket vlerave termike, edhe pse mëngjesi është relativisht i freskët, maksimalet në zonat malore ngjiten në 21 gradë. Ndërkohë, sot presim 28 gradë, nga e marta, e mërkura dhe e enjtja do të ketë sërish rritje duke bërë që ditën e enjte të jemi në 30 gradë Celsius. Edhe pse jemi në Tetor, temperatura 30 gradë i përket muajit Qershor. Përsa i përket vranësirave dhe reshjeve, presim që të vijnë kryesisht ditën e premte në pjesën e dytë të ditës, po ashtu edhe fundjava do të jetë e paqëndrueshme.
    SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on UA-cam for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/kate...
    Follow Klan News on Facebook: / klannews
    Follow @klannews on Instagram: / tvklannews
    #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

КОМЕНТАРІ •