Dëme nga breshëri në Mallakastër, fermerët: Shkatërroi vreshat dhe ullishtet, humbëm prodhimin

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 15 жов 2024
  • #oranews #bresher #mallakaster
    Një stuhi breshëri që përfshiu fshatrat Panahor dhe Aranitas të Mallakastrës ka shkaktuar dëme të mëdha në vreshta dhe ullishte. Fermerët atje thonë se kanë humbur prodhimin e një viti të vështirë, me kosto të shtuara për bujqësinë.
    Këto pamje tregojnë pasojat e një stuhie breshëri që përfshiu disa fshatra të Bashkisë së Mallakastrës.
    Një pjesë e prodhimit të vreshtave ka rënë në tokë, e tjera është dëmtuar.
    Fshatrat Panahor dhe Aranitas ishin në qendër të stuhisë dhe dëmët aty janë më të mëdha.
    "2.5 mln lekë që më kanë ikur deri tani, po më iku pjesa tjetër 5 mln lekë."
    Veç rrushit, breshëri dëmtoi edhe ullishtet, me të cilët e kanë të lidhur jetesën shumë familje në zonën e Mallakastrës.
    "Edhe ullirin e ka rrëzuar."
    Për fermerët e Panahorit ishte mbyllja më e keqe e një sezoni të vështirë, me çmime të rritura të imputeve bujqësore dhe mbështetje sipas tyre të munguar.
    "Çfarë ndihme nga ky shtet, ky shtet na ka vënë litarin në fyt në çdo gjë."
    Dëmet shkojnë në miliona lekë sipas vlerësimit të çdo fermeri, por asnjë përfaqësues i institucioneve lokale nuk ka shkuar për ti verifikuar.
    "Ky shtet duhet të kishte dalë."
    Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv...
    Follow Televizionin Ora News
    Website: www.oranews.tv
    UA-cam bit.ly/2DDddtL
    Facebook: bit.ly/2RkUN4s
    Instagram / oranewstv
    Twitter / oranewsrtv

КОМЕНТАРІ • 2