Albanian Piknik Staten Island NY May 28, 2023
Вставка
- Опубліковано 1 чер 2023
- Hapësira e gjelbër me një sipërfaqe prej disa akrash tokë, u krijonte mundësinë pjesëmarrësve të qëndronin grupe së bashku me familje, me miq e fëmijë si në vend lindjen e tyre.
Pra, në këtë ditë krahas pjesëmarrjes masive, për zhvillimin sa më normal të saj, u angazhuan e kujdesën të gjithë, jo vetëm udhëheqësit e shoqatave dhe stafi i tyre i përkushtuar, por edhe autoritetet e parqeve policia NYPD.
Gjithashtu, së bashku me komunitetin shqiptar në piknikun e shqiptarve ishte dhe Vito Fosella Presidenti i Borough State Island dhe zyrtar të Staten Island, Nju Jork.
Aktivitetet që nisën paradite vazhduan deri vonë
Ndërkohë në piknik janë fëmijët të rinjët e të rejat ata që zënë një vend të veçantë në këtë ditë, ndaj nga ora 11:00 e paradites deri më 19:00 të pasdites, ata zhvilluan lojra të ndryshme sportive, me veshje kuq e zi, e piktura të ndryshme në bluza e tyre, tatu të improvizuara në krah dhe fytyrë me temë atdhedashurinë, për Shqipërinë.
Kuptohet që në gara për fituesit e çdo gare kishte stimul simbolik material.Ky aktivitet madhështor ku gërshetohej tradita, puna, kultura, aftësitë, mosha dhe integrimi nuk kishte për të ngelur jashtë vëmendjes së të pranishmeve pa këngët e vallet ushqimet dhe suveniret për të gjithë pjesëmarrësit dhe familjet e tyre.
Pikniku vjetor në ditën e pavarësisë së SHBA - 4 korrikun, dhe Memorial Day kan qënë një nga aktivitetet më të rregullta të organizuara nga komuniteti shqiptar në Amerikë, prej nga klubet e para shqiptare në fillim shekullin 19të kur edhe erdhen shqiptarët e parë në Amerikë.
Në këto pikniqe mblidhen shqiitarët me familjet dhe shoqëria, krijohen mundësitë e lidhjeve të reja, flitet shqip, këndohen këngë patriotike dhe zhanrrve të ndryshme shqiptare, dhe konsumohen më së shumti ushqime tradicionale shqiptare. Në këto pikniqe shpalosen tradicionalisht të dy flamujt, flamuri shqiptar dhe ai amerikan.
Ky aktivitet vjetor është që të ruajnë lidhjet e ngushta mes shqiptarve me gjuhën dhe traditat shqiptare, dhe kontributin e tyre në fuqizimin e lidhjeve të shkëlqyera ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Memorial Day - Dita e kujtimit
Dita e Kujtimit të të Rënëve, është një ditë e veçantë në SHBA, sepse kujtohen e respektohen të gjithë meshkujt dhe femrat me uniformë që kanë dhënë jetën në beteja.
Kjo ditë e ka origjinën që nga Lufta Civile në SHBA, për të nderuar ushtarakët që vdiqën në luftë nga të dy palët luftuese. Fillimisht ajo njihej si dita e dekorimeve, por në shekullin e XX, koncepti i saj u zgjerua duke iu përkushtuar kryesisht të rënëve dhe veteranëve të luftës.
Nga fillimi i shekullit XX ajo festohet të hënën e fundit të majit dhe është ditë pushimi në të gjithë shtetet e SHBA.
Në ditën e kujtimit të të rënëve, veteranë të luftës, ushtarakë aktivë e në pension bashkë me familjet, si dhe qytetarë te shumte vizitojnë varret e të rënëve, memorialët e tyre, vendosin flamuj të SHBA e buqeta me lule në çdo var, vizitojnë muzetë e ushtrisë dhe qytetit.