Pa Gjurme-Në burg për përdhunimin e të resë, fëmijët e 63-vjeçarit kërkojnë drejtësi:Të bëhet ADN-ja

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 25 сер 2024
  • Një ngjarje e rëndë u shënua në fshatin Barbullinjë të Lushnjës më datën 24 maj të këtij vitit. Familjarët e një vajze 24-vjeçare me aftësi ndryshe janë paraqitur në komisariat ku kanë bërë një denoncim para uniformave blu se mbi vajzën e tyre është abuzuar seksualisht dhe si pasojë e këtij raporti intim e reja ishte në muajin e dytë të shtatzënisë.
    E pyetur nga nëna, vajza ka treguar se ishte fqinji ai që e ka gënjyer duke e futur të renë në furgonin e tij me të cilin punonte në transportin e mallrave, ku sipas akuzave dyshohet se ka abuzuar me të renë.
    Pas këtij denoncimi policia e Lushnjës ka bërë procedurat paraprake ku ka marrë denoncime dhe deklarimet e personave që kanë dijeni për këtë ngjarje.
    Menjëherë uniformat blu kanë arrestuar fqinjin 63-vjeçar, Luan Topin i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 24-vjeçaren.
    Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i ka caktuar 63-vjeçarit nga Burbullinja e Lushnjës masën e sigurisë "Arrest në burg". Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë, për veprën penale "Marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura".

КОМЕНТАРІ • 10

  • @raulaliu
    @raulaliu Місяць тому +5

    Ca spo bahet ne shqipri …. Me fat qe jam jasht shqipris

  • @user-lj9fu9ed2n
    @user-lj9fu9ed2n Місяць тому +3

    Por shum e çuditeshme kjo gje,pse nuk i bejne testin e DNA foshnjes ne bark dhe aty zgjidhet çeshtja...

    • @Zoizoe881
      @Zoizoe881 Місяць тому

      Arsyeja është e qartë e nderuar , sepse që kur u thur plani i ndyrë për atë burrë atje brenda ,ishte që t'a linin sa më gjatë atje brenda . Plani ishte te degjenerohej si familje , ndaj e nxorrën dhe të Stop . Në një ditë të zakonshme punë ,ai burrë i mor nga puna me rroba me baltë dhe e çuan atje brenda .
      Kurrë ,kurrë po them nuk ndodh që një njeri që punon fort të jetë harbut , nuk ndodh .