31 vite nga ezani i lirisë së besimit, 16 Nëntor 1990 u rihap Xhamia e Plumbit në Shkodër

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 5 лют 2025
  • #oranews #xhamiaplumbitshkoder #shkoder #xhamiaplumbit
    Ky 16 nëntor shënoi 31 vjetorin e Rihapjes së Xhamisë së Plumbit në Shkodër, ngjarje që bashkë me meshat Katolike shënuan lirinë e besimit në Zot në Shqipëri, pas gati 50 viteve përndjekje e Ateizëm.
    31 vite më parë nga Xhamia e Plumbit në Shkodër, myslimanët dëgjuan ezanin e lirisë së rikthimit të besimit në Zot, 14 vite pasi Shqipëria komuniste ishte shpallur vendi i vetëm Ateist në Botë.
    Në 16 nëntorin e 1990 u mbajt në mjediset e Xhamisë së Plumbit në Shkodër falja e parë që shënoi rikthimin e lirisë së besimit.
    Mehdi Myftia, ishte një prej atyre qindrave myslimanëve e të krishterëve që u bënë bashkë përballë instrumenteve të regjimit që kërcënonte edhe pse ishte në grahmat e fundit.
    "Tri fetë, një kënaqësi e madhe. Jemi kënaqur kur na ka ardhur dhe feja tjetër," tha Mehdi Myftia, nismëtar i rihapjes së Xhamisë.
    Hafiz Sabri Koçi, nga çatia e Xhamisë, ashtu si dom Simon Jubani që drejtoi meshën e parë katolike, kishte dalë nga terri i burgjeve komuniste.
    "Vëllezër shqiptarë, sot kemi gëzimin më të madh." Fjalët e asaj dite kanë mbetur amanet jo vetëm për myslimanët shqiptarë.
    "Na merr për dore për ta respektuar njëri-tjetrin, për ta dashur, për të respektuar liritë e njëri-tjetrit dhe dorë për dore për të kontribuar për më të mirën e vendit dhe shoqërisë."
    31 vite të rikthimit të besimit, komunitetet janë sërish bashkë por përballë sfidave të reja me të cilat përballet shoqëria shqiptare.
    Për më shumë lexoni: www.oranews.tv...
    Follow Televizionin Ora News
    Website: www.oranews.tv
    UA-cam bit.ly/2DDddtL
    Facebook: bit.ly/2RkUN4s
    Instagram / oranewstv
    Twitter / oranewsrtv

КОМЕНТАРІ •