Atentat ne Tropoje, dy te vdekur dhe dy te plagosur ne qender te Bajram Currit - (2 Prill 2002)

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 5 вер 2024
  • Lajme Arkiva - TV Klan 2002
    Tropoja është tronditur nga një tjetër vrasje e bujshme. Dy persona u ekzekutuan dhe dy të tjerë u plagosën sot paradite. Rasim Lumneshi 36 vjeç dhe Ilir Gosturani 27 vjeç, gjetën vdekjen nga një breshëri automatiku në qendër të Bajram Currit. Të plagosurit janë Hysen Biberaj dhe Kujtim Dusha.
    Sipas burimeve të policisë vendore, ngjarja ndodhi rreth orës 13 në sheshin kryesor të qytetit. Viktimat kanë qenë duke dalë nga një lokal, kur një breshëri e gjatë automatiku është lëshuar në drejtim të tyre. I pari është qëlluar Lumneshi, ndërkohë që pas tij të përgjakur mbetën edhe personat e tjerë shënjestër e këtij atentati.
    Autorët janë afruar sipas dëshmitarëve, me një makinë ende të paidentifikuar nga policia dhe kanë pritur momentin e daljes së viktimave. Pas atentatit, automjeti është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
    Ministria e Rendit nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar lidhur me emrin e njeriut që ka qëlluar. Por burime jo zyrtare deklaruan, se ekzekutimin e ka kryer motra më e re e Fatmir Haklajt, ky i fundit i vrarë pak kohë më parë dhe i akuzuar si personi që vrau deputetin Azem Hajdari.
    Autoritetet e policisë nuk kanë njoftuar ende zyrtarisht edhe motivin e vrasjes së sotme, por mendohet që kjo të ketë ndodhur për shkak të hasmërive të vjetra mes dy fiseve prej disa vitesh. Njëri prej viktimave Rasim Lumneshi, do të përcillet për në banesën e fundit në qytetin e Fierit nesër, aty ku jeton edhe familja e tij./tvklan.al
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on UA-cam for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...

КОМЕНТАРІ • 29