Iku nga Shijaku në Itali për të blerë një “MZ”, shqiptari përfundon në një ishull në Karaibe

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 8 вер 2024
  • Puntata e pestë e “Shqiptarët në botë”, rubrikës së emisionit “Opinion” në Tv Klan ka nisur një tjetër udhëtim virtual rreth botës mbrëmjen e së mërkurës. Ndalesa e parë është në Martinique, Martinica, një ishull francez në Karaibe për të takuar virtualisht Flamur Grecën.
    Flamuri është nga Shijaku, por ka emigruar drejt Italisë që në vitin 1992 me gomone. Ikja e tij ishte për një arsye krejt ndryshe: vetëm për të blerë një motorr, pa e ditur se një ditë do të zhvendosej kilometra larg Italisë.
    Flamur Greca: Ikja ime ka qenë pak e veçantë sepse në Itali, në atë kohë unë ika thjesht për të blerë një motorr.
    Blendi Fevziu: Ah ike për të blerë motorr në Itali ti! Pra vure jetën në rrezik që të blije një motorr.
    Flamur Greca: Vetëm sa të bëja pak lekë që të blija një motorr, një “MZ” se atëherë në 1991-1992, këto gjërat rrallë shumë, kishim një “Kawasaki”.
    Blendi Fevziu: Me këtë kurajë që paske do shkosh nga Martinique në west Palm Beach me gomone, jam i sigurt. Kështu siç e ke nisur i paske rënë detrave të botës rrotull. Pra shkove të mblidhje motorrin “MZ” apo “Kawasaki” në Itali. I mblodhe lekët e motorrit?
    Flamur Greca: Mblodha edhe lekët, lashë edhe flokët.
    Blendi Fevziu: Po çfarë punove në Itali në moshë aq të re?
    Flamur Greca: Me kalimin e viteve punova në ndërtim, krijova një ndërmarrje të vogël të timen. Deri në vitin 2014 kur në Itali pati filluar një periudhë që nuk mblidhej leku yt.
    Blendi Fevziu: Filloi të kishte një krizë.
    Flamur Greca: Në atë periudhë pataa filluar të punoja jashtë Italie me skuadrën time, karpentier. Kam qenë në Kenia, Kongo, Xhibuti, Dubai.
    Blendi Fevziu: Kenia, Kongo, Xhibuti me skuadrën tënde ti? Po skuadrën, shqiptarë i kishe shumicën?
    Flamur Greca: Jo, me thënë të drejtën i kisha të përzier, i kisha rumunë, italianë, shqiptarë.
    Blendi Fevziu: E more skuadrën dhe bëre tur afrikan ti.
    Flamur Greca: Unë preferoja të punoja në Itali por nga gjendja që erdhi në Itali fillova të pranoja edhe punë jashtë Italisë në lëvizje me ekipin tim. Edhe këtu në 2014-ën kur erdha për herë të parë, ndenjëm 6 muaj për të mbaruar kantierin këtu.
    Blendi Fevziu: Në Martinique u zhvendose nga Italia?
    Flamur Greca: Po.
    Blendi Fevziu: Edhe?
    Flamur Greca: Më pëlqeu klima. E rëndësishme për çdo njeri është edhe afërsia e popullit këtu, ishte shumë i ngrohtë, pak a shumë ishte si në Shqipëri te ne. Brenda 3-4 muajve mora një punë, mora një iniciativë thashë që unë do vij të jetoj këtu sepse për mua Italia është shumë e vështirë sepse të punosh gjithë muajin, të kesh edhe njerëz të tjerë në ngarkim, të arrish në fund të muajit vetëm me banka të paguash edhe shtetin, edhe këto gjërat thashë më mirë po e mbyll Italinë këtu me të mira.
    Blendi Fevziu: Me gjithë familjen je në Martinique?
    Flamur Greca: Po.
    Blendi Fevziu: Po çfarë mund të bësh në Martinique se nuk është një ishull aq i madh.
    Flamur Greca: Nuk është një ishull i madh, por janë 400 mijë banorë. Unë tani jam sipërmarrës.
    Blendi Fevziu: Ike nga Shijaku, shkove prapë në një Shijak tjetër, në një vend të vogël.
    Në fund, Flamuri thotë se motorrin e bleu, por sot ka ndryshuar mjet. “4-5 i kam prishur. Tani kemi makinë dhe krahë për të punuar. S’ka më motorra, s’ka më moshë”, përfundoi Greca.
    #Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
    #flamurgreca
    Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë - e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on UA-cam for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...

КОМЕНТАРІ • 18

  • @shijaku4516
    @shijaku4516 6 місяців тому +6

    Bravo Mulo je shum i i mir Kshu nderohe Shijaku..Shijaku èsht ka qen do mbetet ..❤❤❤❤✋👍Me rrespekt Gimi.

  • @valmiragreca7893
    @valmiragreca7893 6 місяців тому +6

    Shume suksese!

  • @maksimnano8017
    @maksimnano8017 6 місяців тому +1

    Me duket or zotni gazetar qe edhe ju duhet zgjedhur 2 here per kater. Lere te flasi Flamuri. Faleminderit

  • @pleasnoo264
    @pleasnoo264 6 місяців тому +2

    Kto njihen per rrumin thot 🤣🤣🤣🤣

  • @marjomuca554
    @marjomuca554 6 місяців тому +5

    po un kam ikur 50 her dhe s'kam dal në emisjon

    • @ninobrada3541
      @ninobrada3541 6 місяців тому +6

      Po ti sje nga shijaku 😂😂😂😂

    • @ArtesarShetaj
      @ArtesarShetaj 6 місяців тому

      ​@@ninobrada3541😊

  • @Handam1230
    @Handam1230 6 місяців тому +1

    Ubu bu nga ju i kane mesuar shijtanlliqet ???

  • @user-kq9si8ps4ytoni
    @user-kq9si8ps4ytoni 6 місяців тому

    O bufadha 😂

  • @eltonnasto-ge5hk
    @eltonnasto-ge5hk 6 місяців тому +1

    V.k