Ka nje mesazh per ty - 3 muaj te ndare, mesazhi prekes i Dorseldit! (31 maj 2020)
Вставка
- Опубліковано 16 лис 2024
- #EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e 12-vjeçarit, Doriseld. Ai në studio erdhi për t’i bërë mamit një surprizë të bukur.
Në momentin kur u përhap pandemia dhe u morën masat e izolimit, ai gjendej tek shtëpia e gjyshërve dhe larg nënës së tij. Prej 3 muajsh ata nuk takohen dhe përqafohen me njëri-tjetrin dhe Doriseldi tregon se e ka marrë shumë malli për të.
Më tej, në studio ai rrëfeu se prindërit e tij jnaë ndarë kur ai ishte 2 vjeç e gjysëm dhe jeta e tyre ka qenë e vështirë dhe me sakrifica të shumta.
Ardit Gjebrea: Po ti ke shumë kohë pa e parë mamin?
Doriseld: Po!
Ardit Gjebrea: Sa?
Doriseld: Rreth 3 muaj!
Ardit Gjebrea: Më trego pak sakrificat e mamit tënd?
Doriseld: Unë kam qenë 2 vjeç e gjysëm dhe atëherë mami me babin u ndanë. Më pas shkuam tek gjyshi dhe atje ndjenjëm 6-7 vite. Kishim një plan që unë dhe mami të shkonim në një qytet tjetër, për një jetë më të mirë dhe shkuam në Durrës, në Golem. Aty morëm një shtëpi dhe mami punonte në një hotel, mami zgjohej në 5-5 e gjysëm dhe në 6 shkonte në punë.
Ardit Gjebra: Ti jetoje vetëm me mamin?
Doriseld: Po!
Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe!
Doriseld: 10 vjeç!
Ardit Gjebrea: Dhe mami të linte vetëm?
Doriseld: Po!
Ardit Gjebrea: Ti e ndihmoje mamin me punët e shtëpisë?
Doriseld: Po e ndihmoja.
Ardit Gjebrea: Ti ke lëvizur sa në një shkollë në tjetrën, sa në një shtëpi në tjetrën. Cila është shtëpia jote e vërtetë? Ku e ndjen ti veten në shtëpinë tënde?
Doriseld: Veten time në shtëpinë time e ndjej afër gjyshit, se atje dhe gjyshi më ndihmon, më ndihmon dhe nëna. Domethënë më mbajnë afër, më japin ngrohtësi.
Ardit Gjebrea: Pastaj pati ndonjë gjë tjetër?
Doriseld: Pastaj erdhi pandemia. Ishim në shkollë dhe atë ditë u dha lajmërimi për 2 javë pushim dhe më pas…
Ardit Gjebrea: Por ky pushimi zgjati e zgjati!
Doriseld: Zgjati shumë dhe në ato momente unë isha tek gjyshi nga ana e babit dhe aty ndenja një javë dhe shkova tek gjyshi. Kisha dhe shokë se aty nuk dilja fare.
Ardit Gjebrea: Dhe këtu filloi ndarja juaj!
Doriseld: Po!
Ardit Gjebrea: Ishit ndarë ndonjëherë kaq shumë?
Doriseld: Jo!
Ardit Gjebrea: Pushonte telefoni?
Doriseld: Telefoni, në një orë vinin shumë telefonata, rreth 20 telefonata, mami çfarë je duke bërë, si je?
Ardit Gjebrea: Dhe deri tani nuk jeni takuar akoma?
Doriseld: Jo!
Ardit Gjebrea: Të ka marrë malli?
Doriseld: Po shumë!/tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on UA-cam for more videos!Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/vide... Tvklan on Facebook: / follow rtvklan on Instagram: / programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...