“Sekretet” e qytetit antik te Amantias
Вставка
- Опубліковано 15 гру 2024
- Daton në shekullin e IV para erës sonë dhe është një nga destinacionet turistike më magjepsëse në vendin tonë. Parku arkeologjik i Amantias ndodhet vetëm 30 minuta larg qytetit të Vlorës. I pozicionuar në lartësinë 613 metra mbi nivelin e detit, aty ku sot është fshati Ploç. Përveç bukurisë natyrore dhe pozicionit strategjik, ky qytet na sjell një tempull, stadium dhe mure fortifikues.
Kriledjan Çipa, përgjegjësi i sektorit të parqeve arkeologjike, tregon për emisionin “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan, më shumë detaje rreth këtij qyteti antik.
“Banorët e Amantias kanë zgjedhur një kodër rreth 613 metra mbi nivelin e detit, një pozicion dominues mbi luginën e Shushicës dhe të Vjosës. Është një qytet që zhvillohet në pjesën lart të kodrës dhe më vonë ndërtesat
publike ndërtohen dhe në kodrat përreth qytetit antik”.
Nga gërmimet është zbuluar edhe stadiumi i Amantias, për të cilin Kriledjan Çipa thotë se aty zhvilloheshin lojëra të ndryshme.
“Stadiumi është një monumet i gërmuar në vitet 1951-’57 nga dy arkeologë, Hasan Ceka dhe Skënder Anamali. Këtu beheshin lojëra, gara sportive. Qytetarët e Amantias merrni pjesës në lojërat delfike, tregon që në këtë aspekt Amantia ka qenë shumë e zhvilluar. Zeusi dhe Rufeja është një nga simbolet më të përdorura në legjendën e monedhës së Amantias dhe është një traditë që mendohet të vijë nga periudha kur Amantia ka qenë përkohësisht nën mbretërinë e Epirit.
Është rreth 55 metra i gjatë, 12.5 metra i gjerë. 17 shkallë në anën perëndimore dhe 8 shkallë në anën lindore. Në pjesën perëndimore është mbështetur në kodër, në pjesën lindore është ngritur një kodër e vogël artificiale. Ka shkallë të vogla që të ndihmojnë të ngjitesh”.