AKADEMIK GAZMEND ZAJMI - DOKUMENTAR, PJESA E DYTË
Вставка
- Опубліковано 10 гру 2024
- Në pjesën e dytë të filmit dokumentar me titull "PROJEKTUESI I SUBJEKTIVITETIT SHTETËROR TË KOSOVËS" kushtuar jetës dhe veprës së Akademik Gazmend Zajmit dokumentohet kontributi i tij si shkencëtar, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe arteve të Kosovës, si autor i Deklaratës kushtetuese për mvetësinë e Kosovës miratuar më 2 korrik të vitit 1990, si dhe roli i tij si anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve të Kosovës në Konferenca e simpoziume ndërkombëtare në argumentimin shkencor të drejtës së popullit shqiptar të Kosovës për vetëvendosje, shtetin e pavarur e sovran të Kosovës.
Po ashtu, bashkëpunëtorët dhe familjarët e tij flasin për problemet shëndetësore të Gazmend Zajmit, vdekjen e tij në moshë relativisht të re, humbjen e pakompensueshme të tij në proceset politike në të cilat po kalonte Kosova nën pushtimin serb, si dhe për botimjin e veprave të tij me vlera të larta shkencore.
Në episodin e dytë të filmit dokumentar, me xhirime arkivore dhe dokumente të kohës, dëshmohet se akademik Gazmend Zajmi shte vërtetë projektuesi teorik e juridik i shtetit të pavarur e sovran të Kosovës, i cili është bërë realitet më 17 shkurt 2008, pas shumë sakrificave të popullit të Kosovës, pas luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bombardimeve ajrore të NATO-s mbi Serbinë dhe pas largimit përfundimtar të forcave dhe administratës serbe nga Kosova.
Autor: Nuhi Bytyçi
Kamera & Montazhi: Enis Limani
Muzika: Ismet Bexheti
Pergezime per punen z. Bytyqi! Ishim me fat qe e kishim ne mesin tone profesor Gazmend Zajmin!
Publikoje ndonje video te Brigades 111 Adem Jashari
Jane te publikuara në kanalin tim
@@nuhibytyci927 ndonje video te pa publikuar nese ke respekt