Berisha: Regjimi i Ramës përzuri mbi 40% të popullsisë, 600 gra me kancer gjiri nuk u mjekuan
Вставка
- Опубліковано 17 лис 2024
- #oranews #saliberisha #edirama #popullsia #censi
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, akuzoi Edi Ramën se me regjimin e tij, ka përzënë nga Shqipëria 40% të popullsisë së Shqipërisë.
‘Edhe njëherë rikujtoj këtu se në 8 vite, jo në 11 vite, por në 8 vite, në vitet 2014-2022, EUROSTAT konstaton se nga Shqipëria janë larguar për në vendet e BE mbi 950 mijë banorë’, tha Berisha.
Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush qëndrestare dhe qëndrestarë të pamposhtur, misionarë të kauzës së drejtë.
Të dashur miq, çdo orë, çdo ditë që kalon, fakton drejtësinë e kauzës që ju mbroni.
Çdo orë, çdo ditë që kalon dëshmon se ju po luftoni kundër një regjimi ndër më çnjerëzorët që ekziston sot në ndonjë vend.
Çdo orë, çdo ditë që kalon ju po luftoni kundër një regjimi që ka vendosur rekordet më të zeza në këtë vend. Një regjim që si asnjë tjetër mbi tokë pa luftë civile përzuri nga Shqipëria mbi 1 milion e 100 mijë banorë në 8 vite.
Kurse në 11 vite, kjo shifër arrin absolutisht në 40 përqind të popullit shqiptar në Shqipëri.
Them këtë sepse këto ditë përballen shifrat e vërteta të statistikave të Institutit të Statistikave të BE, statistikave të SHBA dhe Britanisë, me statistikat e Edi Ramës, të mashtrimit, të trillimeve dhe përpjekjeve monstruoze për të mbuluar gjenocidin që ai kreu me regjimin e tij ndaj shqiptarëve.
Edhe njëherë rikujtoj këtu se në 8 vite, jo në 11 vite, por në 8 vite, në vitet 2014-2022, EUROSTAT konstaton se nga Shqipëria janë larguar për në vendet e BE mbi 950 mijë banorë.
Por statistikat e Mbretërisë së Bashkuar tregojnë se vetëm në vitin 2022 pa llogaritur vitin 2023, në Mbretërinë e Bashkuar u larguan 46 mijë shqiptarë.
Statistikat e SHBA faktojnë se në periudhën 2014-2022 u larguan nga Shqipëria 42.500 shqiptarë.
Pra, të gjitha këto llogari dëshmojnë se me statistika të sakta se nga vendi janë larguar rreth 1 milion e 80 mijë qytetarë shqiptarë.
Rreth 1 milion e 80 mijë dhe këto nuk përfshijnë dhjetëra mijëra shqiptarë të larguar në Kanada, Norvegji, Zvicër, vendet e Gjirit Persik dhe vendet e tjera të botës.
Pra, kjo është e vërteta, të cilën Edi Rama ta fshehë me motivin e vetëm për t’i shpëtuar dënimit për gjenocidin, por ai kurrë nuk do i shpëtojë.
Miqtë e mi, një nga shkaqet pse ikin shqiptarët nga vendi i tyre, një nga mekanizmat se si i përzë Edi Rama, është shkatërrimi i shërbimit shëndetësor në Shqipëri.
Është shndërrimi i këtij sistemi në sistemin më gjobëvënës në Europë dhe në botë.
Nuk ka sistem publik shëndetësie që të detyrojë me ryshfete dhe rrugë të tjera qytetarët për të paguar 60 deri në 80 përqind të shpenzimeve për shëndetin e tyre, për mjekimin e tyre.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv...
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
UA-cam bit.ly/2DDddtL
Facebook: bit.ly/2RkUN4s
Instagram / oranewstv
Twitter / oranewsrtv
Berisha gjigand❤❤❤