Kenget e Shekullit - Edicioni 4, nata 8

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 14 жов 2024
  • Nata e tetë e spektaklit “Këngët e Shekullit” i ishte kushtuar repertorit të këngëtarit Selami Kolonja.
    “Do mar çiften do dal për gjah” dhe “Kur mi zbrisje shkallët” ishin dy këngët e para të interpretuara nga këngëtari të cilat ngritën në këmbë publikun dhe ndezën atmosferën.
    I vijoi më pas me interpretimin e një kënge të Shqipërisë së mesme të titulluar “Baçe, baçe”. “Dua të të them një fjalë o moj goce” ishte një tjetër këngë që interpretoi këngëtari.
    I ftuari i parë i natës së tretë ishte këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka i cili sëbashku me Kolonjën interpretoi këngët “O moj Korcare” dhe “Si dukat i vogël je”. Mbrëmja vijoi me interpretimin e këngëve “Ç’u mbush mali plot me rrush” dhe “Në mes të oborrit”.
    Ylli Zeqiri ishte një tjetër i ftuar i natës së tetë të edicionit të katërt i cili interpretoi bashkë me Selami Kolonjën këngën “O dhëndër ku vete kështu”.
    “Qaj Maro” dhe “Përtej deteve” ishin dy këngë të tjera që interpreto i këngëtari Selami Kolonja.
    Enkeleda Arifi Alushi ishte po ashtu e ftuar në spektaklin “Këngët e Shekullit” e cila interpretoi këngën “Një dashuri” dhe po ashtu risolli një duet me Selami Kolonjën, “Më jep një pikë ujë moj baluke prerë”.
    Një moment i veçantë në natën e tetë ishte edhe ai kur në skenë erdhën si të ftuar fëmijët e këngëtarit Selami Kolonja, Taulanti, Sidorela dhe Maisela të cilët interpretuan të gjithë sëbashku këngën “Përse jemi të ndarë”.
    Manjola Nallbani ishte po ashtu e ftuar në “Këngët e Shekullit” ku interpretoi këngën “Kosovarja e bukur” bashkë me Selami Kolonjën duke përmbyllur kështu natën e tetë të spektaklit.
    *Ky material është pjesë përbërëse e arkivës së Televizionit Klan për periudhën 1998-2012 që do të publikohet në kanalin e ri në UA-cam /RTV Klan Arkiv. /tvklan.al

КОМЕНТАРІ • 26

  • @donikajanushi1173
    @donikajanushi1173 4 місяці тому +2

    Mbrekullit e shqipes se lasht , ❤ jeng qe kan mbi jetuar , e jetofshin per jet te jetve ,AminAmen .😊❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤

  • @KlodjanaFani
    @KlodjanaFani 10 місяців тому +1

    Bravo shume bukur i kendon kenget beratase i qa. Permetare dhe labce bravo

  • @eleutheriakod9070
    @eleutheriakod9070 Рік тому

    Sa bukur i kendoni te gjitha kenget popullore !Ju kendofte zemra !❤

  • @merijeahmedi4688
    @merijeahmedi4688 Рік тому +1

    O ju kendoft zemra👌💐💫🥰 kenaqesi te ndgjosh kenge me vlera ! ZOTI te bekoft Selami kolon’nja ju falenderit kenget e shekullit !

  • @astritsali4246
    @astritsali4246 10 місяців тому

    Pandi e Bledar.pej Dardhe origjinali
    Dardha e Korces ,nje drejtues brilant.Flm.SALI . A.

  • @selimebylyku1627
    @selimebylyku1627 Рік тому

    SUPER E MREKULLUSHME❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤

  • @dallandyshesejdiraj3201
    @dallandyshesejdiraj3201 Рік тому

    Bukur ,dhe faleminderit

  • @shegekonakciu1490
    @shegekonakciu1490 3 роки тому +1

    Na bere te qajme me gengen e vazos 😭😭Te lumt goja❤️👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏

  • @floradomi8665
    @floradomi8665 2 роки тому +1

    Nuk te kisha degguar kurr emrin....por ne spektaklin kenget e shekullit zbulova nje talent te veçant si Selami Kolonja.....i cili kendonte bukur kenget nga veriu ne jug e sidomos ato te Shqipris se mesme......te Lum goja e te kendoft zemra perher na mallenggeve me zerin tend melodioz 👏👏👏👏👏

  • @annp3718
    @annp3718 4 роки тому +14

    O Zot sa kenge te bukura..Ju lumte goja na kenaqet,na mallengjyet dhe neve qe jemi larg atdheut.Gjithashtu nje bravo te madhe orkestres dhe organizuesve te ketij koncerti .

  • @selisubashi4300
    @selisubashi4300 4 роки тому +5

    Like kush e degjon edhe ne 2020

    • @Ari-cv8bh
      @Ari-cv8bh 4 роки тому +2

      Sa do vitet ikin kta jan vertet zeri I kenges jo zhveshush e( by???? Th) jashta respect

  • @valdetzuteja258
    @valdetzuteja258 4 роки тому +5

    TE kemi te madh o Selami Kolonja! Te rrosh sa malet! Nje dashamires Prespar!

  • @nexhmiearslan2169
    @nexhmiearslan2169 4 роки тому +5

    Kenga te paharuara ju pershendes

  • @arjanafarruku2167
    @arjanafarruku2167 5 років тому +12

    Terapia me e mire ndaj vetmise dhe mallit per atdheun ne nje vend te huaj jane fjala e bukur shqipe dhe pasuria e artit dhe folklorit tone. Krenari per kete artist qe na ben ta duam me gjithe zemer atdheun tone.

  • @selimibylyku1329
    @selimibylyku1329 2 роки тому

    SUPER SHUME KENGE E BUKUR E MREKULLUSHME E PERKRYER MAHNITESE JU LUMTE GOJA NA KENAQET

  • @mynyrnunaj411
    @mynyrnunaj411 4 роки тому +2

    Me behet zemra mal kur shoh ne keto buqete kengesh edhe pjesmarrjen e kengetareve nga trojet shqiptare

  • @yllitelha6927
    @yllitelha6927 3 роки тому

    Prefekt bravo për këto këngë të bukura me intrepertim brilant

  • @mirvjenatufa4750
    @mirvjenatufa4750 2 роки тому

    Jemi ne 2021 dhe keto kenge na mbajne gjalle ne qe jemi ne emigrim. Pandi è Bledi Laco Zoti ju bekofte per kete program te muzikes qytetare. Nuk perseritet ky event me. Shqiperi je dashuria jone e pakufishme è pakushtezuar.

  • @Tirana-tm3zy
    @Tirana-tm3zy 3 роки тому

    Bukuri shpirterore e pa pershkrume.🙏❤️👏🏻👏🏻👏🏻👏🏻

  • @ferziletdani4654
    @ferziletdani4654 3 роки тому

    Familje talentesh

  • @anila9887
    @anila9887 4 роки тому +2

    Ju lumte goja

  • @ermirahaxhija9659
    @ermirahaxhija9659 4 роки тому

    J7 lumte gojz