“Edhe unë kisha rënë pre e atyre thashethemeve për administratën…”, Rama e Pirdeni flasin për...

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 18 жов 2024
  • Adea Pirdeni, ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, e ftuar në podcastin ‘Flasim’ të Kryeministrit Edi Rama e ka konsideruar si një moment mjaft të rëndësishëm çeljen e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Europian.
    Pirdeni kujton momentin kur në vitin e vështirë të pandemisë, Etilda Gjonaj, ministre e Drejtësisë në atë kohë, e ka kontaktuar dhe i ka propozuar për t’u bashkuar me skuadrën që do të punonte për integrimin e vendit në BE.
    “Ishte një muzikë e padëgjuar për veshët e mi, pasi unë isha në botën akademike dhe nuk e kisha menduar fare se mund të përfshihesha në politikë, qoftë edhe sa i takon proceseve integruese”, tha Pirdeni.
    Kryeministri Edi Rama tha se e mban mend këtë moment kur nisi ngritja e skuadrës me të rinj dhe të reja.
    Pirdeni e konsideroi një proces shumë surprizues për potencialin që qëndronte i fshehur diku dhe që u shfaq gjatë atyre negociatave me Brukselin për 33 kapitujt.
  • Розваги

КОМЕНТАРІ • 2